LIVE UPDATES
Aktualitet

Kolonel Dritan Demiraj: Përkthyesit afganë luftuan me ne, Shqipëria duhet t’i strehojë

14 Gusht 2021, 17:55 Nga DOSJA
Kolonel Dritan Demiraj: Përkthyesit afganë luftuan me ne,

TIRANË- Ky person që shihni në këto foto me rreth të kuq është njëri prej shumë përkthyesve afganë që këto 19 vite kanë ndihmuar misionet shqiptare në Afganistan. Kolonel Dritan Demiraj, i cili ka udhëhequr disa misione të forcave shqiptare në Afganistan i tha gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu se “Përkthyesit afganë kanë qenë pjesë shumë e rëndësishme e misioneve tona. Pa mbështetjen e tyre”, thotë ai “do te ishte e pamundur realizimi me sukses i misioneve tona”.

“Puna e tyre konsistonte jo vetëm në përkthimin e takimeve me liderët e Shuras të fshatrave që takonim 2-3 herë në javë, por edhe në grumbullimin e inteligjencës kur kalonim netët pas misioneve në stacionet e policisë dhe shkëmbenim me orë biseda me përfaqësuesit e policisë dhe ushtrisë kombëtare afgane. Nëpërmjet bisedave, pyetjeve dhe projekteve të ndryshme në terren, drejtuesit e misioneve merrnin një pjesë të informacioneve të cilat më pas analizoheshin dhe bëheshin pjesë integrale e procesit të planëzimit para daljes në detyrë. Përkthyesit ishin njëkohësisht edhe këshilltarët më të mirë tanë. Ata na tregonin se çfarë duhet të përmirësonim në rast se dikush bënte ndonjë gabim që binte në kundërshtim me zakonet dhe traditat Pashtunwahli”, thotë Kolonel Demiraj.

“Përveç kësaj“, thotë Kolonel Demiraj, “përkthyesit në shumë raste kanë marrë edhe armët dhe kanë luftuar në krahun tonë, duke treguar jo vetëm besnikëri por edhe trimëri. Në shumë raste”, kujton Kolonel Demiraj, “informacionet që përkthyesit jepnin tek kontingjentet kishin të bënin me natyrën e rreziqeve dhe kërcënimeve direkt për jetën e efektivëve në mision si për shembull: Vendet ku ishin vendosur minat, planet e grupeve terroriste si Talebanët, Al-Qaeda në Afganistan ose Rrjeti Haqqani në raport me kohën dhe vendin e sulmit kundër patrullave tona”.

I pyetur nga Top Channel a duhet që edhe Shqipëria të ndjekë shembullin e SHBA dhe Britanisë së Madhe në marrjen e përkthyesve afganë, Kolonel Demiraj dha këtë përgjigje:

“Në gjykimin tim edhe Shqipëria duhet t’i marrë, t’i strehojë dhe konform të gjitha rregullave të Vettingut (megjithëse e ka të pamundur ta bëjë vetë) t’i strehojë. Ata kanë qenë një ndihmë e madhe për ne dhe aleatët dhe kjo është gjëja më minimale që ne kemi detyrimin ta bëjmë. Së pari për të treguar se edhe ne jemi mirënjohës për ndihmën që ata i kanë dhënë kontingjenteve tona, por nga ana tjetër edhe për të treguar se jemi anëtarë të besuar të Aleancës“, tha Demiraj.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes prej vitin 2002 kur në Afganistan shkoi misioni i parë shqiptarë atje kanë shërbyer mbi 3.000 ushtarakë shqiptarë. Në 19 vite prezencë të forcave shqiptare në Afganistan kanë humbur jetën dy ushtarakë shqiptarë.

Në shkurt 2012 u ekzekutua nga forcat Talebanë kapiten Feti Vogli. Komando tjetër Alelsandër Peci mbeti i plagosur rëndë por falë dërgimit në një bazë në Gjermani ia doli të shpëtojë. Ndërsa në Janar 2021 Xhevahir Iljazi u vetëvra si pasojë e një stresi e depresioni të rëndë.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dritan demiraj evakuimi i afganëve situata me talebanet dritan demiraj evakuimi i afganëve situata me talebanet

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj