LIVE UPDATES
Sport

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, Duka dhe Ceferin impenjohen për rifillimin e kompeticioneve europiane

17 Qershor 2020, 15:02 Nga DOSJA
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, Duka dhe Ceferin impenjohen për rifillimin e

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s sot diskutoi me video-konferencë dhe mori disa vendime në lidhje me rregulloret, formatin, kalendarin dhe vendet se ku do të zhvillohen ndeshjet e klubeve dhe ekipeve kombëtare për kompeticionet e UEFA-s.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, njëkohësisht anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, mori pjesë në këtë takim, ku u diskutuan shumë çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me ecurinë e kompeticioneve kontinentale. Gjatë mbledhjes Presidenti Duka shprehu kënaqësinë që më në fund futbolli europian po rifillon pas një ndërprerjeje të gjatë.

Duke komentuar vendimet, Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, tha: “Jam i kënaqur që jemi në gjendje të rifillojmë pothuajse të gjitha kompeticionet tona. Jam i sigurt se nuk do të duhet të vuajmë mungesën e tifozëve për një kohë të gjatë dhe ata do të lejohen në stadiume së shpejti. UEFA mori një vendim të guximshëm kur vendosi të shtyhej ‘EURO 2020’. Por duke bërë këtë, ne krijuam hapësirën e duhur që kampionatet vendase të klubeve në të gjithë kontinentin të rifillojnë, aty ku është e mundur, dhe të mbyllin sezonin.

Ndërsa loja e futbollit ka hasur vështirësi të mëdha si rezultat i pandemisë, ato goditje do të kishin qenë më të forta nëse nuk do të kishim treguar lidership që në ditët të para. Komuniteti i futbollit ka punuar së bashku dhe ka treguar unitet të jashtëzakonshëm gjatë kësaj krize të paprecedentë. Falënderoj FIFA-n, konfederatat partnere, federatat, klubet, ligat, lojtarët dhe autoritetet përkatëse për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm dhe jam i bindur që do të dalim nga kjo krizë më e fortë dhe me lidhje më të ngushta se kurrë më parë”.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s miratoi parimet kryesore të protokollit mjekësor të UEFA-s dhe udhëzimet e hollësishme do të finalizohen gjatë javëve të ardhshme për të siguruar që të vendoset një plan i plotë sanitar për të mbrojtur shëndetin e të gjithë pjesëmarrësve në ndeshjet e UEFA-s kur të rinisin garat. UEFA do të vlerësojë rregullisht situatën në të gjithë kontinentin dhe do të ndërlidhet me autoritetet lokale për të parë kur tifozët do të mund të kthehen në stadiume.

Sa i përket Champions League 2019-2020, KE vendosi që çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja do të luhen si një turne në formatin “Final 8”. Këto faza të mbetura do të luhen me ndeshje teke, të gjitha në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë, ku ofrohen dy stadiume një një distancë shumë të afërt nga njëri-tjetri, mes datave midis 12 dhe 23 gusht 2020.

Çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja e “Europa League” 2019/20 do të luhen gjithashtu në formatin “Final 8” me ndeshje teke në Këln, Duisburg, Dyseldorf dhe Gelsenkirshen mes datave 10 dhe 21 gusht.

Sezoni i ri – Kompeticionet e UEFA-s në nivel klubesh për sezonin 2020-2021, UEFA Champions League, UEFA Europa League, UEFA Women’s Champions League dhe UEFA Youth League nuk janë të prekur nga kalendari i ri që sot është prezantuar. Afati përfundimtar për federatat europiane për të dorëzuar emrat e skuadrave që do të marrin pjesë në kompeticionet e sezonit të ardhshëm do të jetë data 3 gusht për UEFA Champions League dhe UEFA Europa League, ndërkohë që në 10 gusht duhet të dorëzohet emri i skuadrës pjesëmarrëse në UEFA Women’s Champions League.

Ndeshjet kualifikuese të skuadrave shqiptare në UEFA Champions League dhe UEFA Europa League do të luhet me ndeshje teke në ndryshim nga më parë kur luheshin me sistem vajtje-ardhje, me përjashtimin e vetëm për play-off të UEFA Champions League që do të mbetet me sistemin vajtje-ardhje. Shorti do të jetë ai që do të vendosë se kush skuadër do të luajë në stadiumin e tij ndeshjen teke.

Kalendari i ri i fazës kualifikuese dhe fazës së grupeve për sezonin 2020-2021 është si më poshtë:

UEFA Champions League 2020-2021

Raundi paraeliminator: 8 dhe 11 gusht

Raundi i parë kualifikues: 18-19 gusht

Raundi i dytë kualifikues: 25-26 gusht

Raundi i tretë kualifikues: 15-16 shtator

Play-offs: 22/23 dhe 29/30 shtator

Faza në grupe: 20/21 dhe 27/28 tetor, 3 dhe 24/25 nëntor, 1 dhe 8/9 dhjetor

UEFA Europa League 2020/2021

Raundi paraeliminator: 20 gusht

Raundi parë eliminator: 27 gusht

Raundi dytë eliminator: 17 shtator

Raundi tretë eliminator: 24 shtator

Play-off: 1 tetor

Faza në grupe: 22 dhe 29 tetor, 5 dhe 6 nëntor, 3 dhe 10 dhjetor

Shorti për fazën në grupe të sezonit 2020/2021 i UEFA Champions League dhe UEFA Europa League do të zhvillohet në Athinë në 1 dhe 2 tetor 2020.

Ndeshjet e Nations League dhe Play-off i Euro 2020

Ndeshjet e grupeve për UEFA Nations League 2020-2021 do të luhen në datat 3/4/5 dhe 6/7/8 shtator; 10/11 dhe 13/14 tetor; 14/15 dhe 17/18 nëntor 2020.

Ndeshjet miqësore do të luhen në 7/8 tetor dhe 11/12 nëntor.

Ndeshjet e play-off të Euro 2020 do të luhen në 8 tetor dhe 12 nëntor

UEFA Futsal Euro 2022 – Play-off kualifikuese do të mbahen ndërmjet 2 dhe 11 nëntor, ndërkohë që faza në grupe dhe play-offet do të luhen ndërmjet 6 dhjetorit 2020 dhe 17 nëntorit 2021. Në këto raunde merr pjesë edhe ekipi kombëtar shqiptar i drejtuar nga Erind Resuli.

Presidenti Duka do të jetë i impenjuar sërish nesër paradite në vazhdimin e mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ku do të diskutohen vendime të tjera.

(Material nga faqja zyrtare e FSHF)

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport duka komiteti ekzekutiv uefa duka komiteti ekzekutiv uefa

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj