LIVE UPDATES
Politike

“Mashtrim, nuk është falas! Vilma Nushi po vjedh shqiptarët”, PD-ja çon në SPAK dosjen e koncesionit 120 mln eurosh të

24 Janar 2020, 13:20 Nga DOSJA
“Mashtrim, nuk është falas! Vilma Nushi po vjedh

TIRANË– Partia Demokratike ka dërguar në SPAK dojsjen e koncensionit të checkup-it me vlerë prej 120 milionë eurosh. Në një deklaratë pëer mediat, Albana Vokshi e cilësoi korruptiv këtë koncension teksa shtoi se SPAK duhet të hetojë kontratën që që sipas PD-së, po vjedh shqiptarët. Partia Demokratike shton gjithashtu se ka mbledhur prova të reja ku vërtetohet se koncesioni manipulon formularët ndër vite për bërjen e analizave. Vokshi u shpreh se disponon fakte se përfundimi i analizave që bëhen nga ky koncesioni është i ndryshëm nga të njëjtat analiza të kryera në privat apo në shtet.

Partia Demokratike u bën thirrje të gjithë mjekëve të qendrave shëndetësore të mos plotësojnë asnjë formular të analizave të checkup-it për vitet e shkuara, të mos bëhen pjesë e manipulimit, pasi sipas tyre ky koncesion korruptiv do të shkojë para drejtësisë. Selia blu bëri me dije gjithatu se checkup-i nuk është falas, pasi shqiptarët jo vetëm paguajnë rreth 15 euro për një analizë, shumë më shtrenjtë se në privat, por paguajnë edhe për qindra mijë analiza të tjera që nuk bëhen kurrë. Në deklaratë, Voksho tha se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se për tre vitet e para, Vilma Nushi është paguar në mënyrë abuzive me 12.6 mln Euro për rreth 500 mijë analiza të pabëra asnjëherë. Po ashtu, sipas PD-së, Nushi ka marrë pagesë TVSH-je në mënyrë të paligjshme për shërbime që përjashtohen nga ky tatim. “Vjedhja, manipulimi i formularëve për të rritur milionat që futen në xhepin e Vilma Nushit dhe atyre që e kanë ndihmuar për të marrë këtë tender korruptiv janë shkaqet kryesore pse Edi Rama e mban të fshehur si sekret tregtar kontratën e checkup-it. SPAK të hetojë me prioritet këtë koncesion që ka llogaritur t’u vjedhë shqiptarëve rreth 120 milionë euro,”– tha Vokshi ndër të tjera.

Deklarata e plotë e PD-së

Koncesioni 120 milionë euro i checkup-it është një nga vendimet më korruptive të Edi Ramës, që ka dëmtuar rëndë sistemin e shëndetësisë në Shqipëri. Edi Rama, Vilma Nushi dhe kushdo zyrtar tjetër që ka firmosur për këtë koncesion që vjedh shqiptarët duhet të përgjigjet përpara drejtësisë.  Për këtë arsye, Partia Demokratike ka vendosur të dorëzojë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion provat e reja që disponon dhe që provojnë se koncesioni manipulon formularët ndër vite për bërjen e analizave. Këto të dhëna faktojnë se në Qendrat Shëndetësore janë shpërndarë me mijëra formularë të vitit 2015, të cilët duhen mbushur sipas informacioneve që po çon koncesionari këto muajt e fundit. Partia Demokratike disponon, gjithashtu, fakte se përfundimi i analizave që bëhen nga koncesioni korruptiv i Edi Ramës është i ndryshëm nga të njëjtat analiza të kryera në privat apo në shtet. Partia Demokratike u bën thirrje të gjithë mjekëve të qendrave shëndetësore të mos plotësojnë asnjë formular të analizave të checkup-it për vitet e shkuara, të mos bëhen pjesë e manipulimit, pasi ky koncesion korruptiv do të shkojë para drejtësisë. Ka edhe një mashtrim tjetër të madh nga Edi Rama.  Checkup-i nuk është falas, siç propogandon ai. Shqiptarët jo vetëm paguajnë rreth 15 euro për një analizë, shumë më shtrenjtë se në privat, por paguajnë edhe për qindra mijë analiza të tjera që nuk bëhen kurrë. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se për tre vitet e para, Vilma Nushi është paguar në mënyrë abuzive me 12.6 mln Euro për rreth 500 mijë analiza të pabëra asnjëherë. Po ashtu, financuesja e Edi Ramës ka marrë pagesë TVSH-je në mënyrë të paligjshme për shërbime që përjashtohen nga ky tatim. Për të mbuluar skandalin e Checkup-it, të firmosur prej tij vetë dhe duke mbrojtur aferat e tjera korruptive, Edi Rama kërcënon me padi kundërshtarët politikë dhe me mbyllje mediat që i denoncojnë ato. Vjedhja, manipulimi i formularëve për të rritur milionat që futen në xhepin e Vilma Nushit dhe atyre që e kanë ndihmuar për të marrë këtë tender korruptiv janë shkaqet kryesore pse Edi Rama e mban të fshehur si sekret tregtar kontratën e checkup-it.  Të gjitha këto janë fakte publike që SPAK duhet t’i hetojë pa vonesë, të çojë prapa hekurave këdo që ka vjedhur dhe t’u kthejë shqiptarëve paratë e vjedhura. Duke i kërkuar Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion ta hetojë me prioritet këtë koncesion që ka llogaritur t’u vjedhë shqiptarëve rreth 120 milionë euro, Partia Demokratike siguron qytetarët, se anullimi i këtij koncesioni hajdut dhe shkatërrues për shëndetësinë do të jetë një nga aktet e para të Partisë Demokratike në krye të qeverisë.

Partia Demokratike ka denoncuar edhe herë tjetër koncensionin e checkup-it. Në fillim të muajit janar, Çlirim Gjata në një deklaratë për mediat u shpreh se Rama i dha Nushit 8.5 milionë euro për kontratën që PD e quan “korruptive”.

Por, ku bazohet akuza e ngritur sot nga PD?

Ministria e Financave në një raport të fundvitit, zbuloi se shteti e ka paguar koncesionarin e kontrollit bazë mjekësore (check-up) për 580 mijë kontrolle të pakryera përgjatë periudhës 2015-2018. Kjo shifër është bërë e ditur në një raport për koncesionet të publikuar nga Ministria e Financave.  Për këtë kontratë, Partneriteti Publik Privat  në nivel vjetor janë parashikuar  475,000 përfitues të shërbimit, pra 39,583 raste në muaj, për të cilat kompania koncesionare i merr pagesat, pavarësisht nga fakti nëse ato realizohen apo jo.  Por, numri real i kontrolleve të kryera për periudhën 2015-2018 ka qenë shumë më i ulët, përkatësisht 244,420 në vitin 2015; 329,555 në 2016; 316,601 në 2017 dhe 2018 në 428,891. Në total, për këto 4 vjet, diferenca mes kontrolleve të paguara dhe atyre të realizuara rezulton 580,533. Koncesionari paguhet çdo vit 876 milionë lekë, ose 1,844 lekë për çdo kontroll të planifikuar. Si rrjedhojë, sipas përllogaritjeve, rezulton se koncesionari ka marrë rreth 1.1 miliardë lekë (8.5 milionë euro) në periudhën 2015-2018 për kontrollet që realisht nuk i ka kryer!

(F.M/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albana vokshi koncensioni i check up pd dorezon ne spak padi per checkup-in vilma nushi albana vokshi koncensioni i check up pd dorezon ne spak padi per checkup-in vilma nushi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj