LIVE UPDATES
Aktualitet

Koncensionet 300 mln euro/ Fijet që lidhin “Laboratorët” me “ChecK Up” dhe “Hemodializën”

12 Nëntor 2020, 17:14 Nga DOSJA
Koncensionet 300 mln euro/ Fijet që lidhin “Laboratorët”

Hollanda, një vend i Bashkimit Europian, i njohur si “parajsë fiskale, ka pesëfishin e popullsisë së Shqipërisë.

Por, dy kompani të ndryshme të regjistruara në atë vend dhe që kanë fituar dy prej kontratave koncensionare në Shëndetësi në Shqipëri, atë të Sterilizimit dhe Laboratorëve, kanë zgjedhur të njëjtët persona për t’i drejuar punët e tyre në selitë e tyre qëndrore, në Amsterdam

Rastësi? Jo edhe aq! Vijojmë më tej.

Drejtuesi i kompanisë që kontrollon koncensionin e Laboratorëve, Janis Karathanos, drejton edhe një tjetër biznes, “Pegasus”. Me këtë kompani, Karathanos u përfshi, me ofertë zero, në garën për një koncension tjetër, atë të “Check Up”, duke krijuar në atë kohë një konkurencë fiktive në kontratën e fituar nga biznesmenia Vilma Nushi

Shumë rastësi nuk duket se janë rastësi. Të dhënat, megjithëse indirekte, krijojnë dyshimet e forta se 3 nga 4 koncensionet e dhëna gjatë qeverisjes së Edi Ramës në sektorin e Shëndetësisë, me një vlerë prej rrethh 300 milionë euro, kontrollohen nga pak duar.

“Boldnews.al”, në ciklin “Ku shkojnë paratë e shqiptarëve”, ka realizuar një përmbledhje të dhënash, në bazë të të cilave hidhet dritë mbi disa fije biznesi, të cilat rrëzojnë pretendimin e kryeministrit Edi Rama se “Shqipëria nuk ka para mjaftueshëm për të luftuar pandeminë Cov-19”.

Paratë ekzistojnë, por ato janë kanalizuar në pak duar.

Koncensioni i Laboratorëve

Në Dhjetor 2016, qeveria shqiptare, nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë, shpall tenderin “Financimi, projektimi, rinovimi, pajisja, riorganizimi dhe funksionimi i Koncesionit/Partneritetit Publik Privat për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale, dhe atyre bashkiake të Sarandës e Lushnjës”.

Vlera që do të paguante shteti për marrëveshjen e koncensionit u përllogarit në mbi 130 miliardë lekë të vjetra pa TVSH (rreth 120 milionë euro).

Qeveria shqiptare synonte që, nëpërmjet kësaj kontrate, të projektohej ndërtohej, pajisur, shfrytëzuar dhe mirëmbajtur shërbimet laboratorike në 18 spitale të sektorit të shëndetit publik në Shqipëri për një periudhë 10 vjeçare.

Në tender morën pjesë 9 konkurentë. Gjatë shqyrtimit të ofertave, 6 prej tyre u skualifikuan.

Në përfundim, Ministria e Shëndetësisë shpalli fitues bashkimin e operatorëve të përbërë nga një kompani shqiptare, një franceze dhe një kompani tjetër, e regjistruar në Hollandë, por që ishte “bijë” e kompanisë shqiptare.

Koncensionari, më konkretisht, përbëhej nga kompania shqiptare “Labopharma” me 41.7% të pjesëmarrjes, “Exalab France” me 25 % dhe “AB Laboratory Solution B.V”, e regjistruar në Hollandë, me 33%.

Kompanitë e koncensionarit

Kompania kryesore e fituesit të koncensionit ishte shqiptarja “Labopharma”, në pronësi të biznesmenit Janis Karathanos. “Labopharma” është krijuar në vitin 2007 dhe ka si objekt të saj “Tregti import-eksport të produkteve farmaceutike”.
Biznesmeni Karathanos, nga ana tjetër, është pronar i kompanisë “Pegasus”. Emri i saj u përfshi në tenderin për koncensionin e Kontrollit Bazë të Shëndetit-Check Up”, të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë në vitin 2014.

“Pegasus” u skualifikua nga ai tender, për shkak se nuk paraqiti asnjë ofertë ekonomike.

Kompania e dytë është francezja “Exalab France”, e cila zotëron 25% të koncensionarit. Ajo është krijuar në vitin 1989, e ka selinë në Le Hailland (Girone) të Francës dhe ka objekt të aktivitetit të saj laboratorë për Analiza Mjekësore.
Kompania e tretë, e cila zotëron 33% të koncensionarit, është “AB Laboratory Solution”. Kompania drejtohet nga Kostandino Karathanos, djali i Janis Karathanos që zotëron primarin e koncensionarit “Labopharma”.

“AB Laboratory Solution” rezulton të jetë e regjistruar në Amsterdam të Hollandës, në vitin 2007 dhe ka aktiviteti i saj është “institucion financiar”.

“Lidhja” me koncensioneve Sterlizim- Laboratorë

Në bazë të të dhënave publike, rezulton se “AB Laboratory Solution” ka pasur adresë “Nassaulaan 2 A, 2514JS ‘s­Gravenhage” në Amsterdam.

Nga Shkurti i vitit 2017 deri në Qershor të vitit 2018, “AB Solution Laboratory” ka pasur si drejtoreshë ekzekutive Luisa Cinsia Ramasso. Pas dorëheqjes së saj, emërohet Tamara Alexandra Eleonora.

Më tej, në vitin 2018, drejtimin e përgjithshëm të kompanisë e merr Kostandinos Karathanos.

Adresa dhe drejtuesit në periudhën 2017-2018 janë saktësisht të njëjtat që figurojnë edhe për kompaninë “Arimo”, një prej anëtarëve që ka pasur në pronësi koncensionin për “Sterilizimin”.

Në bazë të të dhënave zyrtare, “Arimo BV” ka regjistruar si adresë të saj “Nassaulaan 2 A, 2514JS ‘s­Gravenhage”, i njëjti vend me selinë e deklaruar nga “AB Laboratory Solution BV”.

Gjithashtu, në periudhën 2017-2018, “Arimo BV” ka pasur si drejtues të përgjithshëm, fillimisht Luisa Cinsia Ramasso e më tej, Tamara Alexandra Eleonora.

“Arimo BV”, në vitin 2016, blen 72.5% të aksioneve të kompanisë “Evita”, e cila nga ana e saj kontrollonte 85% të kompanisë koncensionare “DiaVita” të Hemodializës, një tjetër kontratë 10-vjeçare e Ministrisë së Shëndetësisë, me vlerë rreth 80 milionë euro.

“Arimo BV” bleu aksionet e “Evita” për një vlerë prej rreth 200 mijë euro, nga ish-poseduesi i tyre, biznesmeni Rasim Hamzaraj, i cili, nga ana e tij, i kishte blerë ato vetëm 6 muaj më parë për të njëjtin çmim.

Në vitin 2019, “Arimo BV” shiti aksionet e saj në kompaninë koncensionare të Hemodializës, “Diavita”, tek një kompani nga Suedia “Diverium International”. Të njëjtën transaksion kreu edhe aksioneri më i vogël i kompanisë koncensionare, “Spitali Amerikan”.

Në këtë mënyrë, “Arimo” BV u largua zyrtarisht nga tregu shqiptar dhe koncensioni i Hemodializës i kaloi në pronësi 100 përqind suedezëve të ‘Diverium”.

Nga ana tjetër, siç ka konstatuar Autoriteti i Konkurencës, “Diverium International” është një kompani me xhiro zero, pa aktivitet dhe pa staf.

Marrë nga:Boldnews

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj