Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Shkarkimi i Metës/ PS ngre Komision Hetimor, Hajdari kundër: Duhet të prisnim Gjykatën Kushtetuese
3 Korrik 2019, 10:53Nga DOSJA
TIRANË– Socialistët vendosur sot që të ngrenë nesër Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Kërkesa e mazhorancës kalon nesër për votim ku do të vendoset ngritja e këtij komisioni për evidentimin e shkeljeve të presidentit.
Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS, tha: Në rast se raporti miratohet do të ngrihet edhe Komisioni Hetimor për evidentimin e shkeljeve. Anëtarët u përkasin grupeve parlamentare. E rëndësishme është që jemi në zbatim të përpiktë të afateve kushtetuesve për të liruar Presidencës.
Mazhoranca duket se nuk e ka me vete opozitën në parlament për të shkarkuar presidentin.
Rudina Hajdari, bashkëkryetare e Komisionit për Reformën Zgjedhore, tha se konflikti për Metën është personal dhe se shtyrja e ngritjes së Komisionit duhet të ndodhë, derisa të kemi një Gjykatë Kushtetuese.
“Kostoja do të jetë e mazhorancës, unë propozova shtyrjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës, përsa kohë që nuk ka një gjykatë Kushtetuese. Unë mendoj se të hënën duhet të tërhiqemi nga diskutimi, se e kemi patur një seancë të tillë ditën e shkuar. S’kemi pse e tensionojmë konfliktin. Ne e shohim konfliktin si personal. Komisioni duhet shtyrë dhe gjykata Kushtetuese e vijojmë. Ky është mendimi im dhe i grupit.”-tha Hajdari.
Deklarata e Rudina Hajdarit vjen në një kohë kur PS është investuar fuqimisht të shkarkojë presidentin Ilir Meta, pas dy dekreteve të tij, një për anulimin e zgjedhjeve dhe atë të dekretimit të një date të re. Mazhoranca dhe kryeministri Edi Rama janë shprehur se Meta shkeli Kushtetutën duke tejkaluar komptetencat. Zgjedhjet u zhvilluan e dje Meta doli me një propozim të ri.a
(k.m; f.g & a.s/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Deputetja e Partisë Socialiste, Elona Gjebrea, e ftuar në emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN, u pyet mbi deklaratat e disa kryebashkiakëve demokratë të cilët kanë ...
TIRANË- Pas lajmit se KE rrëzoi kërkesën e Holandës për rikthimin e vizave për Shqipërinë, një reagim ka ardhur edhe nga BE në vendin tonë.Në rrjetet e tij...
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Rudina Hajdari ka komentuar deklaratën e ambasadorit Luigi Soreca, i cili bëri thirrje për dialog mes qeveris...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se Këshilli i Europës ka rrëzuar kërkesën e Holandës për rikthimin e vizave për Shqipërinë. Rama iu dre...
TIRANË– Ditën e sotme presidenti Ilir Meta i ka dedikuar një status kryeministrit Edi Rama lidhur me reformën në Drejtësi.Në postimin e tij në rrjetet soci...
TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka drejtuar disa pyetje publike ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca pas ftesës që ky i fundit i bëri qev...
TIRANË– Kameramani i ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe më pas për 6 vite kameraman i Lulzim Bashës, Igli Zela është pushuar nga puna.Shkarkimi i tij ësht...
VLORË- Fitorja e Dritan Lelit as nuk u festua në Vlorë… Kryetari aktual i Bashkisë, i cili në 2015 erdhi në këtë fron përmes një gare të fortë me kandidati...
TIRANË– Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar menjëherë pas sulmit të presidentit Ilir Meta ndaj reformës në drejtësi. (Lexo...
Komisioni Europian ka rrëzuar Holandën, duke mospranuar kërkesën e saj për rikthimin e vizave për Shqipërinë.Ambasadori i zyrës së BE-së në Tiranë, Luigi Soreca...