Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken shkon sot në Gjermani ku do të marrë pjesë në një konferencë mbi situatën në Libi si dhe në diskutime me homologun gjerman mbi mënyrat për të luftuar anti-semitizmin dhe teoritë që mohojnë ekzistencën e Holokaustit.
Gjermania dhe Kombet e Bashkuara janë organizatore të konferencës së Berlinit për të dalë me zgjidhje që do të sillnin fundin e konfliktit në Libi dhe do të stabilizonin vendin.
I dërguari amerikan për Libinë, Richard Norland tha se bisedimet do të ofronin një mundësi për hapa specifikë që do të mundësonin zhvillimin e zgjedhjeve në dhjetor, si dhe krijimin e bazës kushtetuese e ligjore për votime.
Libia është përfshirë nga destabiliteti politik që nga kryengritja e mbështetur nga NATO-ja në 2011, e cila rrëzoi sundimtarin Moamar Gadafi. Vendi ka qenë i ndarë në rajone, që qeveriseshin nga autoritete të ndryshme deri në arritjen e marrëveshjes së tetorit, në bazë të së cilës të gjithë luftëtarët e huaj duhet të largoheshin nga Libia brenda tre muajsh.
Në diskutime do të analizohen masa për të pastruar vendin nga forcat e huaja që nuk janë larguar ende si dhe shqetësimet për praninë e rrjeteve terroriste si Shteti Islamik.
Zyrtarë të Departamentit të Shtetit gjithashtu folën për nevojën për t’iu kundërvënë teorive që mohojnë ekzistencën e Holokaustit. Përfaqësuesja amerikane për Çështjet e Holokaustit, Cherrie Daniels thekson nevojën e një informimi më të mirë mbi këtë periudhë të errët, pasojat dhe origjinën e saj në mënyrë që zyrtarët qeveritarë dhe publiku i gjerë “të dallojnë si shfaqet anti-semitizmi dhe të gjitha format e tjera të urrejtjes në ditët tona” dhe t’u bëjnë qëndresë.
Zoti Blinken do të shkojë më pas në Romë për bisedime me homologun italian Luigi Di Maio lidhur situatën në Siri.
Më pas në Francë, ai do të takohet me Presidentin Emmanuel Macron për të ritheksuar mesazhin e Presidentit Biden për forcimin e marrëdhënieve transatlantike.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të vizitojë edhe Vatikanin për takime me temë luftën kundër ngrohjes globale dhe trafikut me njerëz.
VOA
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GREQI– Vrasja e britanikes 20-vjeçare nga bashkëshorti i saj Caronile ka tronditur Greqinë. Një mik i familjes së Caroline ka hedhur poshtë deklaratat e ...
BULLGARI– Mediat maqedonase shkruajnë ditën e sotme se Bullgaria nuk do të heqë dorë nga bllokimi i Shkupit, në këtë mënyrë duke penguar edhe Shqipërinë në rrug...
KOSOVË- Zv.drejtori i RTK-së Mentor Shala është penduar për komentin seksist që i ka bërë deputetes Daorsa Kica-Xhelili. Balkani.info shkruan se në një pos...
SERBI-Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi, ka paralajmëruar presidentin serb Aleksandar Vuçiç, se në njërin nga raundet e radhë...
KOSOVË- Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ka vazhduar situata e qëndrueshme përsa i përket Covid-19 ku ka humbur jetën vetëm 1 person dhe 18 raste të reja...
KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka prezantuar ditën e sotme masat e reja lehtësuese që ka marrë për vendin. Gazeta Ekspress shkruan se nga sot në vend do të lejo...
KOSOVË- Zëvendësdrejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala, ka përdorur një gjuhë të papranueshme për deputeten e Listës “Guxo” Daorsa Kica-Xhe...
KOSOVË- Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme ka miratuar propozimin për heqjen graduale të masave anti-Covid në vend. Gazeta Ekspress shkruan se mini...
GJERMANI– Gjermania është një shtet i fuqishëm.” Me këto fjalë hapet programi i përbashkët zgjedhor i partisë Kristiandemokrate, CDU dhe asaj Kristi...
IZRAEL- Studimi i disa ekspertëve izraelit tregon se vaksina Pfizer ka lidhje me çrregullimin e gjakut. The Jerusalem Post shkruan se TTP është një sëmun...