All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Konferenca e OSBE-së në Tiranë, Ribeiro: Siguria e gazetarëve ꞔështje prioritare

12 Tetor 2021, 10:29 Nga DOSJA
Konferenca e OSBE-së në Tiranë, Ribeiro: Siguria e
All - Paragraf - 1

TIRANË– Qëllimi i konferencës është të afirmojë rëndësinë e gazetarisë si një e mirë publike dhe shtyllë e shoqërive demokratike, të nxisë bashkëpunimin rajonal për të adresuar sfidat e lirisë së medias në Evropën Juglindore në kontekstin e krizës aktuale shëndetësore të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Siguria e gazetarëve ꞔështje prioritare për lirinë e medias

Çështjet kryesore të kësaj konference rajonale kanë të bëjnë me disiformimin dhe gazetarinë cilësore investigatve, sigurinë e gazetarëve dhe kushtet e punës së tyre, pozicionin e grave gazetare dhe menaxhereve në media dhe së fundi diskutimi mbi të ashtuqajturat “Padi Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike” që synojnë “të frikësojnë dhe bëjnë të heshtin punonjësit e mediave, që raportojnë për çështje me interes publik, duke i mbytyr ata në procedura ligjore të gjata dhe të kushtueshme,” thuhet në njoftimin për shtyp të OSBE-së.

Në konferencën për shtyp që dha përfaqësuesja e OSBE për lirinë e medias, Teresa Ribeiro, pyetjes së DW në Tiranë, nëse ka një ꞔështje që paraqet më shumë rrezik se të tjerat ndaj lirisë së medias në Evropën Juglindore, ajo përmendi si të tillë, sigurinë e gazetarëve.

Duhen gazetarë që t’i shërbejnë interesit publik

“Siguria e gazetareve është sfida më e madhe dhe prioriteti im lidhur me lirinë e medias. Na duhen gazetarë që t’i shërbejnë interesit publik, gjë që lidhet me informimim për të vërtetën, gjë që i jep mundësi demokracisë të forcohet. Siguria e gazetarëve është parakusht për lirinë e medias,” – tha Teresa Ribeiro për DW.

Ribeiro tha se “siguria e gazetarëve është një koncept i gjerë: nuk është fjala për sigurinë fizike, por edhe për atë ligjore, për kushtet e punës, që duhen plotësuar nëse duam lirinë e medias dhe që sektori imedias të funksionojë.”

OSBE do të monitorojë nga afër vendet e EJL se ꞔfarë po ndodh me sigurinë e gazetarëve, do ta bëjmë publike si ꞔështje, do të kemi ndaj saj një përqasje të ekuilibruar duke kombinuar informimin e publikut me “diplomacinë e qetë”. OSBE do të përdorë të gjitha mjetet, në përputhje me mandatin e saj, që shtetet anëtare në EJL të përmirësojnë situatën lidhur me sigurinë e gazetarëve, tha Ribeiro për DW.

Gazetarët në EJL kërcënohen

Siguria e gazetarëve u konsiderua në këtë konferencë jo vetëm sI parakusht thelbësor për lirinë e medias, por edhe si realizim i të drejtës universale të lirisë së shprehjes.

Pjesëmarrësit në konferencë, gazetarë nga media të ndryshme në vendet e EJL e paraqitën mungesën e sigurisë si një shqetësim që kërkon zgjidhje urgjente në rajonin e EJL. Gazetarët kërcënohen me sulme fizike dhe verbale, u bëhen kërcënime dhe frikësime online sidomos kur mbulojnë tubime publike, të cilat kanë ndikim të drejtëpërdrejtë në lirinë e medias, theksuan ata.

Pandemia COVID-19 që po vazhdon i ka përkeqësuar më tej kushtet e përgjithshme të punës në rajonin e EJL, sidomos për bashkëpunëtot e lirë dhe mediat e pavarura theksuan pjesëmarrësit në konferencë.

Liria e medias nuk duhet marrë si e mirëqenë

Ambasadori Vincenzo del Monaco, kryetar i Pranisë së OSBE në Tiranë, e vlerësoi “të padiskutueshëm përparimin e medias në rajonin e EJL ”

“Shifra të tilla në EJL si ajo e një popullsie prej 18 milion qytetarësh, me 3.500 organe mediatike që veprojnë aktualisht dhe me një normë prej 80-90 përqind të depërtimit të internetit, janë tregues të një lirie të përgjithshme të medias në këtë rajon, ku informacioni qarkullon pa u penguar dhe ku gazetarët ndërlidhem me njëri-tjetrin” tha ai..

Ambasadori del Monaco theksoi se “kjo liri e përgjithshme e medias nuk duhet marrë asnjëherë dhe askund si e mirëqenë.”

“Duhet të sigurohemi që gazetarët të punojnë në një mjedis të sigurtë që ofron qasje të lirë në informacion. Duhet mbështetur gazetaria që bazohet tek faktet dhe duhen prapësuar lajmet e rreme. Besimi në gazetarinë cilësore është një armë për t’u përballur me lajmet e rreme, – tha ambasadori del Monaco.

Liria e fjalës dhe rregullimi i lirisë së përhapjes

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, u fokusua në fjalën e tij në këtë konferencë tek lajmet e rreme online. Ai tha që ka shpërdorim të lirisë së medias, kur në emër të saj “përhapen online lajme të rreme, që janë kundër lirisë së medias dhe kundër të drejtave të njerëzve të tjerë.”

“Nga njëra anë është respekti për lirinë e gazetarëve, nga ana tjetër është respekti për lirinë e qytetarëve” theksoi ai.

Lidhur me mediat online Rama tha që “liria e përhapjes së kësaj medie ka minuar në një farë mënyre lirinë e fjalës. Liria e përhapjes nuk mund të jetë njësoj me lirinë e fjalës. Shoqëritë tona janë përballë sfidash të mëdha, që duhen trajtuar në mënyrë krijuese, pa harruar sesa e rëndësishme është të mos kufizosh lirinë e fjalës ndërkohë që përpiqemi të rregullojmë lirinë e përhapjes,” tha Rama./DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama gazetaria në kohë krize osbe teresa ribeiro edi rama gazetaria në kohë krize osbe teresa ribeiro

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj