LIVE UPDATES
Bota

Konferenca për Islamin – Ministri i Brendshëm gjerman bën thirrje për luftë kundër fanatikëve

13 Nëntor 2020, 07:31 Nga DOSJA
Konferenca për Islamin – Ministri i Brendshëm gjerman bën

Vrasjet mizore të islamistëve në Paris dhe Nica, Drezden dhe Vjenë kanë shkaktuar debate të shumta rreth rolit të fesë islamit. Gjysmë ore para se të fillojë konferenca për fenë islame, kancelarja Angela Merkel përshëndeti konferencën ndërfetare me një video-mesazh prej dy minuta e gjysmë, ku foli për “ekstremizmin islamik” dhe ngjarjet e tmerrshme në Drezden, Francë dhe në Vjenë. Ministri i Brendshëm Horst Seehofer bëri një deklaratë të ngjashme për gazetarët pak para se të fillonte konferenca. Më vonë ai u fut në konferencë, në kohën kur Merkel po diskutonte në një konferencë tjetër për zhvilimet e fundit në Paris dhe Vjenë. Bëhet fjalë për luftën e përbashkët të intensifikuar kundër terrorizmit.

Shërbim i rëndësishëm për Gjermaninë

Seehofer iu kthye pjesëmarrësve të konferencës dhe vlerësoi rolin e myslimanëve në Gjermani. “Ju jeni duke bërë një shërbim tepër të rëndësishëm për vendin tonë”, thotë ai. “Ne kujdesemi për qytetarët tanë myslimanë. Theksoj: për qytetarët tanë”, shton ai. Ministri nënvizoi rëndësinë e më shumë se 4.5 milionë myslimanëve sa jetojnë në Gjermani.

Konferencat e këtilla kanë kaluar shpesh me tone kritike mes vete. Por tani gjërat janë më konkrete. U bisedua për trajnimin e hoxhallarëve myslimanë në Gjermani dhe ate në gjuhën gjermane.

Para dhjetë vitesh qeveria gjermane e ka mbështetur idenë për mësimin e teologjisë islame në universitetet gjermane. Sot ka departamente ose institute të themeluara në një numër universitetesh. “Trajnimi i imamëve në Gjermani dhe ate në gjuhën gjermane ishte dhe është shqetësimi kryesor”, thotë Seehofer. Përgatitja dhe shkollimi i imamëve duhet të zhvillohet edhe në Gjermani. Gjatë këtyre mësimeve duhet të bëhen edhe praktika konkrete në predikimin e fesë. Seehofer nënvizoi rëndësinë e “krijimit të alternativave për ikjen e influencimit nga jashtë”.

‘Importi” i imamëve nga Turqia

Por në praktikë gjërat janë pak më ndryshe. Politika jep koordinatat kryesore, por ato duhet të zbatohen në praktikë. “Ahmadiyya-Muslime” kanë nisur në vitin 2012 projektin e përgatitjes së imamëve në Gjermani, me krijimin e institutit për përgatitjen e tyre në Hesen. Puna ka filluar prej kohësh. Por Ahmadiyyas janë ende të pafuqishëm për shumë myslimanë. Shoqatat e mëdha të mylimanëve si Ditib, edhe më tej “importojnë” imamë nga Turqia, të cilët janë të përgatitur atje dhe nuk e dinë shpesh as gjuhën gjermane.

Seehofer falënderoi të gjithë ata që angazhohen për një islam gjerman, pra për imamë të përgatitur në këtë vend. Ndaj Ministria e Brendshme ka vendosur që për imamët që duan të vijnë në Gjermani, qysh para ardhjes, të kërkohet njohuria e gjuhës gjermane.

Të bashkuar në luftën kundër islamizmit

Për dallim nga Ditib, Seehofer foli me fjalë të përzgjedhura për “Kolegjin Islamik Gjermani”, të prezantuar në fund të tetorit në Osnabrück. Pas tij janë studiuesit islamikë nga universiteti atje dhe myslimanët gjermanë me një prejardhje boshnjake. Kolegji merr fonde fillestare nga Ministria Federale e Brendshme. Nga prilli 2021 atje marrin pjesë rreth 30 myslimanë në trajnime dhe përgatitje. Do të thotë – ekskluzivisht në gjuhën gjermane. Seehofer e quajti Kolegjin Islam si një institucion me vetëbesim dhe bashkëpunim.

Duke parë ofertat e ndryshme, ai është i bindur se në të ardhmen “kulti islamik” në Gjermani do të “korrespondojë me realitetin e jetës së myslimanëve që jetojnë në Gjermani” shumë më tepër sesa sot. Për Seehofer, shoqatat janë aleate në luftën kundër ekstremistëve islamikë: “Ata duan të forcojnë shoqërinë dhe këtë vend, në vend se të vrasin me armë dhe thika”. Fjalia e tij e fundit tregon edhe shqetësimin e politikës me gjendjen.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ekstremizmi islamik konferenca per islamin ekstremizmi islamik konferenca per islamin

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj