LIVE UPDATES
Bota

“Bëhuni gati për luftë, nëse doni paqen!”/ Erdogan nuk heq dorë: Turqia vazhdon të mbrojë të drejtat dhe int

27 Shtator 2020, 09:41 Nga DOSJA
“Bëhuni gati për luftë, nëse doni paqen!”/

TURQI–  Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan së fundmi ka deklaruar se pala turke do të vijojë të mbështesë të drejtat dhe interesat në Mesdheun Lindor.

“Ne vazhdojmë të mbrojmë me një vullnet të fortë dhe me një besim të palëkundur të drejtat dhe interesat tona në detërat tanë.”- ka thënë Erdogan, shkruajnë mediat e huaja.
Përmes një deklarate nga Zyra për komunikim e Presidencës turke thuhet se Erdoğan ka publikuar një mesazh me rastin e fitores së Betejës së Prevezës dhe Ditën e Forcave Detare. Erdogan u shpreh se fitorja e flotës Osmane nën komandën e Barbaros Hayrettin Paşa kundër flotës së kryqëzatës gjatë Betejës Detare të Prevezës në vitin 1538 ishte një nga pikat më të rëndësishme kthyese në historinë e detarisë turke.

Më tej ai shtoi se me fitoren e detare të Prevezës, Shteti Osman forcoi domininin e tij në Mesdhe dhe se marina turke i tregoi fuqinë e saj gjithë botës.

“Historia ka regjistruar se në të gjitha detet ku dominojnë forcat tona detare mbizotëron paqja, qetësia dhe drejtësia. Ne jemi krenarë që e përcjellim në të ardhmen duke e forcuar këtë trashëgimi të madhe që kanë marrë në dorëzim forcat tona detare të cilat kanë një të shkuar të mbushur me fitore të lavdishme si fitorja e Betejës së Prevezës. Forcat tona detare, të cilat ofrojnë sigurinë e deteve tona në vendin tonë të rrethuar nga tre anët me detëra, bashkë me forcën që rrjedh nga historia e saj e rrënjosur dhe e respektuar e bëjnë krenar kombin tonë me mundësitë dhe aftësitë e përparuara, personelin e kualifikuar dhe suskeset që ka arritur në të gjitha detyrat që ka ndërmarrë. Ngjarjet e përjetuara në botë dhe kryesisht në Mesdhe kohët e fundit, na tregojnë se duhet të jemi më të fuqishëm edhe në detëra ashtu si në çdo fushë. Me vetëdijen se sa e rëndësishme është mbrojtja e ‘Atdheut të Kaltër” (detërat e Turqisë) ne vazhdojmë të mbrojmë me një vullnet të fortë dhe një besim të palëkundur të drejtat dhe interesat tona në detërat tanë. Duke u kushtuar vëmendje paraardhësve tanë që thonë ‘Bëhuni gati për luftë, nëse doni paqen’ ne ashtu si çdo element tjetër të ushtrisë i pajisim forcat tona detare me mundësi dhe aftësi vendase dhe kombëtare për ta bërë të përhershme paqen, qetësinë dhe sigurinë në vendin, rajonin tonë dhe në të gjithë botën.”- është shprehur lideri turk.

Ndërkohë Erdogan ka përcjellë edhe mesazhin e tij për vendet e tjera ku thotë se Turqia është një nga 10 vendet në glob që mund të projektojë, ndërtojë dhe mirëmbajë me mundësi kombëtare anijet luftarake për të mbrojtur “Atdheun e Kaltër”.

“Sot si një nga 10 vendet në botë e cila mund të projektojë, ndërtojë dhe mirëmbajë me mundësi kombëtare anijet luftarake ne vazhdojmë të forcojmë forcat tona detare për të mbrojtur ‘Atdheun e Kaltër‘ për të siguruar që miqtë tanë të jenë të sigurtë dhe për të parandaluar ata që synojnë (lakmojnë) të drejtat tona”.- ka thënë Erdogan.

Gjithashtu presidenti turk me rastin e përvjetorit të fitores së Betejës së Prevezës dhe Ditës së Forcave Detare përkujtoi me falënderime të gjithë heronjtë dhe dëshmorët që kanë luftuar për atdheun. Ai tha se i pëshëndet përzemërsisht të gjithë anëtarët e forcave detare.

Tensionet janë ndezur që në fillim të muajit gusht, kur anija turke nisi lundrimin në Egje, për të kryer kërkime. Pala greke kërkoi që Turqia të mos kërcënonte, dhe në krah i doli BE dhe Franca. Tensionet e kanë kthyer Egjeun Lindor një zonë të minuar e cila rrezikon që të kthehet në një arenë lufte në Evropë. Në konflikt kanë hyrë edhe dy superfuqi, si Franca dhe Rusia. Franca është rreshtuar në krah të Greqisë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni konflikti greqi-turqi recep tayyip erdoğan konflikti greqi-turqi recep tayyip erdoğan

Sondazh

Poll
Bota 27 Shtator 2020, 09:07

Ballkanasit, deri 1600 euro më pak se gjermanët

GJERMANI–  Afro 1 milionë (921 419) shtetas nga Ballkani Perëndimor jetojnë (dt. 30.06. 2020)  në Gjermani. Prej këtyre numrin më të madh e përbëjnë kosov...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj