LIVE UPDATES
Aktualitet

“Përplasje” ligjore brenda UT, rektori Koni shkarkoi pedagogët nga puna, por a mund ta bënte?

7 Maj 2020, 10:19 Nga DOSJA
“Përplasje” ligjore brenda UT, rektori Koni shkarkoi

Përplasjet mes Ministrisë së Arsimit dhe Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni duket se po reflektohen më fort edhe brenda vetë këtij institucioni të arsimit të lartë. Mediat publikuan të mërkurën një vendim të Rektorit Koni, sipas të cilit shkarkoheshin nga detyra pedagogët anëtarë dhe kryetarë të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve.

Të shkarkuarit janë Majlinda Keta, kryetare e këtij Komisioni dhe anëtarët Bernard Dosti, Ardian Doka, Orjona Muçollari dhe Eglantina Gishti. Koni akuzon pedagogët në fjalë se kanë shpërfilluar urdhrat e tij dhe në mënyrë të paligjshme pretendojnë që të zhvillojnë procese zgjedhore në UT. Rektori Koni bazohet në tre vendime. Së pari tek neni 39 pika 5 e ligjit për arsimin e lartë, që thotë tekstualisht që “Rektori nënshkruan kontratat e punës të personelit akademik dhe ndihmës akademik në institucionet e arsimit të lartë”.

Pika e dytë është neni 34 pika 1/b e statutit të Universitetit të Tiranës, ku përforcohet parashikimi i ligjit për arsimin e lartë. Pika e fundit që citon Mynyr Koni është rregullorja e brendshme e funksionimit të Universitetit të Tiranës. Në pikën 3 të nenit 30 të kësaj rregulloreje thuhet tekstualisht se “Rektori ka të drejtë të japë të gjitha masat disiplinore, si vërejtje, pezullim dhe deri në largim nga puna”.

Por, pedagogia Majlinda Keta akuzon Rektorin Koni se ka shkelur ligjin për arsimin e lartë, përkatësisht pikën 2 të nenit 68 të këtij ligji. Në këtë pikë përcaktohet tekstualisht se “largimi nga detyra e personelit akademik të Institucionit të Arsimit të Lartë bëhet nga rektori i institucionit me propozim të drejtuesit të njësisë bazë (dekani), ku personeli akademik zhvillon veprimtarinë e tij dhe pas miratimit të komisionit ad hoc të ngritur nga Senati Akademik në rastet e shkeljeve të rënda dhe të përsëritura të ligjit, sipas përcaktimeve në statut dhe në aktet e tjera të IAL-së.

Veç ligjit për arsimin e lartë, Keta thotë se me këtë vendim Mynyr Koni ka shkelur edhe nenin 70 të statutit të Universitetit të Tiranës. Ky nen përcakton hollësisht procedimin disiplinor të personelit akademik. Në këtë nen shkeljet ndahen në dy grupe, në shkelje të lehta dhe shkelje të rënda. Për rastet e shkeljeve të lehta sanksionohet ngritja e një komisioni disiplinor nga dekanati dhe ndëshkimi mund të jetë deri në tërheqje vërejtjeje, ndërsa për shkeljet e rënda procedura ndryshon dhe dekanati duhet t’i drejtohet Senatit Akademik me një relacion shpjegues dhe materiale provuese.

Pas kësaj, Senati ngre një komision disiplinor të posaçëm me pesë anëtar që zgjidhen nga radhët e anëtarëve të vetë Senatit. Komisioni Disiplinor ad hoc i Senatit Akademik ka të drejtë që të marrë kmasa disiplinore vërejtje me paralajmërim për largim, pezullim nga detyra për 3 muaj dhe në rastet e shkeljeve të rënda dhe të përsëritura i kërkon Rektorit zgjidhjen e kontratës. Në pikën 8 të nenit 70 të statutit të UT përcaktohet gjithashtu se Rektori është i detyruar që të zgjidhë kontratën e punës nëse kjo është kërkesa e Komisionit ad-hoc të Senatit Akademik.

Në të gjitha rastet Rektori nuk mund të shkarkojë pedagogët dhe anëtarët e tjerë të stafit akademik, ashtu siç duket është bërë edhe në këtë rast me pedagogen Majlinda Keta dhe anëtarët e tjerë të Komisionit Institucional Zgjedhor. Për këtë arsye, Keta akuzon Rektorin Koni se ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Marrë nga Gazeta Si

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mynyr koni zgjedhjet ne universitete mynyr koni zgjedhjet ne universitete

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj