LIVE UPDATES
Bota

“Konjufca kryetar pa miratimin e LDK-së”, Haradinaj: Albin Kurti është mashtrues

27 Dhjetor 2019, 15:41 Nga DOSJA
“Konjufca kryetar pa miratimin e LDK-së”, Haradinaj: Albin

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se nëse propozimi dhe për kryetar të Kuvendit dje nga Lëvizja Vetëvendosje është bërë pa marrëveshje paraprake me Lidhjen Demokratike të Kosovës, tregon për mashtrim nga ana e Albin Kurtit. Sipas Haradinajt, nuk duhet të vendoset partneri para aktit të kryer dhe pastaj t’i kërkohet mbështetje. Haradinaj, i cili deri në krijim të institucioneve të reja qëndron në krye të ekzekutivit, thotë se nuk bën të zvarritet vendi, duke parë si mundësi edhe shkuarjen në zgjedhje të reja.

Deputetët e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, u betuan dje në këtë institucion, i cili pastaj zgjodhi edhe kryetarin dhe nënkryetarët, duke përfunduar kështu me sukses konstituimin e Kuvendit. Këtë, kryeministri Haradinaj po e konsideron lajm të mirë për vendin, pasi siç thotë i hap rrugë formimit të Qeverisë së re. Por, sipas tij, veprimet e partnerëve duhet të bëhen me marrëveshje, dhe jo duke mashtruar.

“Nuk është në rregull njëri partner me marrë veprim si i vetëm, me nxjerr tjetrin para aktit të kryem, e pastaj t’i kërkojë mbështetjen. Pra kjo është një marrëveshje e vullnetit, dhe nuk bëhet me zor, nuk mundesh me diktat me ja bë askujt. Unë prej fillimit kam shpreh habi në qasjen e zotit Kurti, në një lloj qasje që është më shumë diktat, ose kushtëzim ndaj partnerëve potencialë, duhet të bëhet kujdes, të trajtohen me respekt partnerët dhe me arrit një marrëveshje të besueshme për të gjithë. Kuptohet besimi është diçka që ndërtohet, unë vet nuk kam shpreh besim në zotin Kurti se kam thënë se ai është mashtrues, dhe kam thënë që do të dalë zhgënjim për qytetarët e vendit, për këtë nuk është se i gëzohem sepse qytetarët meritojnë suksesin dhe vendi meriton suksesin, unë nuk e kam pas një besim të tillë në zotin Kurti, tani nëse kjo që ka ndodhur dje pra është punë pa marrëveshje, flet për mashtrimin që e kam folur dikur”, thotë Haradinaj.

Tani, Haradinaj thotë se është vështirë të paragjykohet si do të rrjedhë procesi, veçse thotë se tani mundësitë reale janë edhe për zgjedhje të tjera të reja, nëse nuk arrihet krijimi i institucioneve. Sipas Haradinajt, vendi nuk mund të qëndrojë në këtë gjendje pa epilog për një kohë të gjatë. Derisa, konstituimin e Kuvendit e quan sukses për vendin, Haradinaj shton se nëse është bërë pa marrëveshje paraprake është veprim i gabuar meqë i pamundëson hapat e tjerë rreth krijimit të qeverisë.

Ai thotë se nëse partnerët duan të krijojnë institucionet atëherë duhet të ketë pajtim mes tyre, dhe nëse njëri merr veprim si i vetëm atëherë e pamundëson vazhdimin e punës së përbashkët. Lëvizja Vetëvendosje propozoi dje Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit, i cili mori edhe votat e LDK-së, kryetari i së cilës disa orë më parë deklaroi se nëse VV nuk është gati për marrëveshje, atëherë do t’ia votojnë asaj kryetarin e Kuvendit dhe qeverinë pa asnjë kusht dhe në atë formë LDK tërhiqet nga përgjegjësitë duke qëndruar parti opozitare.

(Marrë nga KosovaPress)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti glauk konjufca kreu i ri i kuvendit qeveria e re e kosoves ramaush haradinaj albin kurti glauk konjufca kreu i ri i kuvendit qeveria e re e kosoves ramaush haradinaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj