LIVE UPDATES
Bota

Konstituohet parlamenti njëpartiak serb, deputetët nuk zgjedhin dot Kryetarin e Kuvendit

5 Gusht 2020, 17:27 Nga DOSJA
Konstituohet parlamenti njëpartiak serb, deputetët nuk zgjedhin dot

SERBI-Me betimin e deputetëve të rinj është konstituuar parlamenti i Serbisë në përbërje të re, por të martën nuk u arrit të zgjidhej kryetari i parlamentit. Deputetët e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) u përpoqën që ta shpjegojnë moszgjedhjen e kryetarit të parlamentit me mungesën e marrëveshjes politike për qeverinë e ardhshme. Pas zgjedhjeve të qershorit, të cilat janë zhvilluar në mes të pandemisë, SNS ka shënuar një fitore shumë bindëse, me rreth 63% të votave, por pikërisht ky fakt ka hedhur një hije të rëndë mbi këto zgjedhje.

“Kuvend i rrejshëm pas zgjedhjeve të rrejshme”

Një pjesë e opozitës i ka bojkotuar zgjedhjet dhe njëkohësisht ka kërkuar përmirësimin e sistemit zgjedhor dhe përsëritjen e tyre. Ndaj gazetari Srgjan Shkoro thotë për DW se tani “kemi një kuvend të rrejshëm, të fituar nga zgjedhje të rrejshme, në një mënyrë që nuk e sheh askund në botë, në vendet demokratike“.

Në këtë parlament nuk do të ketë opozitë, thotë Shkoro, sipas së cilit kjo gjendje nuk do të mund të zgjasë shumë. „Parlamenti nuk e shpreh gjendjen reale në Serbi. Disa njerëz do t’i kryejnë tani punët e tyre private dhe do të bëhen deputetë, por nuk do të zgjidhin asnjë problem të madh në shoqëri. As parlamenti i kaluar nuk e ka kryer detyrën elementare të tij, e të mos flasim për këtë tani. Pres që të rriten tensionet dhe mendoj se së shpejti do të kemi zgjedhje të reja në Serbi, në të gjitha nivelet”, mendon Shkoro.

Serbia si Bjellorusia

Analisti politik, që deri dje ka qenë edhe deputet, Gjorgje Vukadinoviq, thotë për DW se ky është, përveç Bjellorusisë, parlamenti i vetëm në Evropë pa opozitë. Ky parlament do të jetë nën hijen e bojkotit dhe të gjitha gjërave të tjera që kanë ndodhur gjatë zgjedhjeve. Ky parlament thjesht nuk përkon me realitetin në Serbi, pohon Vukadinoviq.

„Mendoj se do të dështojë edhe përpjekja e Aleksandar Vuçiqit që të krijojë një opozitë, ku do të jenë së bashku Aleksandar Shapiq dhe Ivica Daçiq. Shapiqi ndoshta do të futet madje në koalicionin qeveritar, ndërsa Partia Socialiste e Daçiqit po i afrohet statusit të Raim Lajiqit dhe partisë PUPS“, mendon Vukadinoviq.

Srgjan Shkoro nuk mendon se Gjykata Kushtetuese do të marrë ndonjë vendim në favor të opozitës. Ai mendon, se nuk do të ketë ndonjë reagim relevant as nga Evropa. „Ata e dinë shumë mirë se gjërat këtu janë në kundërshtim me vlerat evropiane. Për ‘shkaqe të larta’ po heshtin, por mendoj se janë duke i regjistruar diku të gjitha këto zhvillime në Serbi dhe është vetëm çështje e kohës se kur do të hapet kjo çështje“, pohon Shkoro.

Parlamenti i ri – më i keq se i vjetri

Parlamenti i ri nuk do të ketë kurrfarë autoriteti, nuk do të mund të kryejë detyrën elementare, që është kontrolli i pushtetit ekzekutiv, pohon Vukadinoviq. „Kjo përbërje e parlamentit nuk do të mund të kontrollojë pushtetin as aq sa përbërja e kaluar – për shkak se nuk ka opozitë të fuqishme“, nënvizon Vukadinoviq.

Seanca konstitutive është ndërprerë pas verifikimit të mandateve, por pa zgjidhjen e kryetarit të parlamentit. Vukadinoviq mendon se Vuçiqi, si edhe herëve të tjera, po blen kohë duke shtuar se vazhdimi i seancës mund të shoqërohej edhe me protesta të shumta. „Vuçiqi thjesht ka frikë nga demonstratat serioze para kuvendit të Serbisë“, thekson Vukadinoviq.

Opozita nuk e njeh këtë parlament

Një pjesë e opozitës nuk e njeh përbërjen e re të parlamentit dhe po përpiqet të organizojë protesta. Por përpjekjet e para janë evituar nga policia. Kryetari i lëvizjes “Dosta” (Mjaft), Sasha Radulloviq thotë se “përbërja e re e parlamentit është falsifikuar, sikundër janë falsifikuar edhe zgjedhjet“. Kjo lëvizje ka kërkuar rishikimin e procesit zgjedhor nga Gjykata Kushtetuese.

Disa opozitarë kanë paralajmëruar se deputetët e rinj të parlamentit do t’i presin para godinës me pushkë “paintball”, me vezë dhe domate, por policia i ka bllokuar rrugët para parlamentit. Policia ka ndaluar makinën e ish-deputetit Srdjan Nogo ku është gjetur një pushkë e këtillë por edhe gjëra të tjera. Nogo dhe Zoran Radojçiq, po ashtu ish-deputet, janë futur në paraburgim. Legjitimitetin e parlamentit dhe të zgjedhjeve të fundit nuk e njeh as opozita e bashkuar. Përfaqësuesit opozitarë thonë se “legjitimitetin e konteston edhe shumica e Evropës”, duke shtuar se “nga këto zgjedhje ka dalë një parlament njëpartiak, që është një ndër të rrallët në botë“.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni parlamenti serb parlamenti serb

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj