LIVE UPDATES
Bota

Kontrabandë emigrantësh: Në një kafene në Beograd, kode, para të thata dhe një “racion” për shtetin

3 Qershor 2021, 12:54 Nga DOSJA
Kontrabandë emigrantësh: Në një kafene në Beograd,

Mbi rrugën nga pika e grumbullimit të autobusëve të Beogradit ndodhët një copëz e vogël e Lindjes së Mesme, kafene “Mesopotamia” e cila ofron nargjile, lojë me tavëll dhe kafe turke e përgatitur në rërë të nxehtë.

Por sipas burimeve të inteligjencës serbe dhe refugjatëve që kalojnë vendin përgjatë rrugës së tyre drejt Evropës Perëndimore, “Mesopotamia” ofron gjithashtu edhe një shërbim tjetër, i cili nuk është i shënuar në menu.

“Ne shkojmë atje dhe ia lë atij paratë”, tha Abdullahu (jo emri i tij i vërtetë), duke përshkruar mekanizmin me të cilin refugjatët sigurojnë shërbimin e kontrabandistëve përmes palëve të treta në “Mesopotamia”, të cilët do t’i çojnë ata përtej kufijve të Serbisë me Bashkimin Evropian.

“Paratë janë në emrin tim dhe ka një kod. Kur të arrini në destinacionin tënd, ia dërgon kodin atij tipit që merret me këtë punë dhe ai e di shumë mirë se kush duhet të vijë të marrë paratë.”

“Kjo është garancia që kontrabandisti nuk do t’i marrë paratë para se të të kalojë andej.” Nëse policia të kthen pas, paratë e tua janë ende të sigurta.

Sipas pesë burimeve, si dhe shënimeve të para nga BIRN të shkruara nga një informator i Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake të Serbisë, i cili dyshohet se ishte gjithashtu i përfshirë në kontrabandë, “Mesopotamia” është dega serbe e një vargu “zyrash” ose “bankash” përgjatë rrugës nga Lindja e Mesme në Evropën Perëndimore që ndjekin refugjatët dhe emigrantët që i largohen luftës, varfërisë dhe shtypjes.

Këto zyra ofrojnë një shërbim thelbësor në atë që është bërë një industri miliona euroshe kontrabande njerëzish, një në të cilën besimi është në mungesë dhe palët e treta padyshim që veprojnë si ndërmjetës jetik midis emigrantëve dhe refugjatëve të dëshpëruar dhe kontrabandistëve shpesh të pamëshirshëm që mbajnë çelësi për kalimin e tyre të suksesshëm drejt një jete të re në Perëndim.

Ata që përpiqen të kalojnë kufirin u lënë pagesa prej mijëra eurosh ndërmjetësve, të cilët ua dorëzojnë kontrabandistëve sapo marrin provën që refugjati ose emigranti ka mbërritur në anën tjetër.

“‘Mesopotamia’ është si një zyrë e asaj pale të tretë”, tha Abdullahu, i cili pagoi 3,500 euro për të kaluar kufirin dhe foli vetëm me kusht që emri i tij i vërtetë të mos publikohej.

Biznesi i kontrabandimit të emigrantëve në Ballkanin Perëndimor vlen të paktën 50 milionë euro në vit, sipas një raporti të botuar në maj nga Nisma Globale me bazë në Gjenevë kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar.

Kjo është historia e brendshme e mënyrës së si funksionon gjithçka, duke zbuluar jo vetëm mekanizmat e përfshirë, por edhe bashkëpunimin e dukshëm të anëtarëve të shërbimeve të sigurisë serbe.

Zarf i mbushur me kartëmonedha 500 euroshe

Emigrantët dhe refugjatët me të cilët foli BIRN u ankuan për dhunën policore në kufi dhe treguan shenja të shkaktuara nga konfliktet e armatosura në vendet e tyre. Foto: Sasa Dragojlo.

Në kufi me anëtarët e Bashkimit Evropian, Kroacinë dhe Hungarinë, Serbia është një vend kryesor tranzit në rrugën e emigrantëve dhe refugjatëve. Një total prej 30,216 hynë në vend në 2019, sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, pothuajse dyfishi i numrit të regjistruar në 2018.

Që nga fundi i marsit, qendrat zyrtare të pritjes strehuan afërsisht 4,460 refugjatë dhe emigrantë dhe qindra të tjerë janë nëpër bujtina ose shtëpi private, duke pritur shansin e tyre për të kaluar kufirin, diçka e cila zakonisht midis emigrantëve dhe refugjatëve njihet si “loja”.

Por një gardh me tela në kufirin hungarez në veri dhe taktikat e ashpra, ndonjëherë të dhunshme, të përdorura nga policia kroate në Perëndim, i kanë dhënë shkas një industrie fitimprurëse kontrabandimi.

Historitë e tmerrshme janë të zakonshme, statusi i paligjshëm i refugjatëve dhe emigrantëve që do të thotë se ata janë të prekshëm nga mashtrimi dhe shfrytëzimi, prostitucioni, përdhunimi, abuzimi fizik dhe rrëmbimi.

“Kam dëgjuar gjëra të tmerrshme”, tha një përkthyes që punonte për një OJQ për të drejtat e njeriut që merret me refugjatët dhe i cili gjithashtu foli në kushte anonimiteti.

“Disa njerëz u shfrytëzuan nga kontrabandistët dhe shoqëruesit. Disa vajza iraniane duhej të flinin me ta në mënyrë që të paguanin shpenzimet e udhëtimit. Kishte përdhunime gjatë kalimeve të pikave kufitare, nëpër pyje (…) kur shoqëruesit i ndanin qëllimisht vajzat nga burrat.”

“Shumë prej tyre më kanë treguar gjithashtu se kur një familje ka paguar për udhëtimin, disa nga kontrabandistët rrëmbejnë fëmijët e tyre të tjerë dhe kërkojnë më shumë para. Nuk i lirojnë, derisa ata të paguajnë.”

“Mesopotamia” është pjesë e një sistemi jozyrtar garancie

Sipas burimeve të shumta, kafeneja është nën kontrollin e një shtetasi turk 41-vjeçar të quajtur Ahmet Tuna, i cili regjistroi “Tuna tekstil d.o.o.” në Serbi në maj 2018 dhe që zyrtarisht operon fastfud “Stambolli” dhe hostel “Mittani”. “Mesopotamia” është një subjekt i veçantë juridik i regjistruar në pronësinë e shtetases serbe Snezana Raduloviç, e cila nuk iu përgjigj një kërkese me email për koment. Por burime nga emigrantët dhe burime të brendshme thonë se në fakt se ajo kontrollohet nga Tuna. Të tri këto biznese ndodhen në të njëjtin qark të kryeqytetit serb pranë stacionit të vjetër hekurudhor dhe lumit Sava.

BIRN gjeti një kompani tjetër të regjistruar në emër të vjehrrës së Tunës në Subotica me një degë në Sombor, dy qytete veriore serbe afër kufijve me Kroacinë dhe Hungarinë, ku refugjatë dhe emigrantë mblidhen përpara se të përpiqen të kalojnë kufirin me ndihmën e kontrabandistëve. E kontaktuar nga BIRN, gruaja e Ahmetit, Tabita Tuna konfirmoi se ajo dhe burri i saj janë pronarë të kompanisë në Subotica dhe “Tuna Tekstil” në Beograd, por mohuan çdo përfshirje në kontrabandën e emigrantëve apo që ata drejtojnë kafe “Mesopotamia”.

“Nuk kam asnjë informacion në lidhje me këtë. Ne nuk bëjmë punë të tilla”, tha Tabita Tuna për BIRN. “Askush nuk na ka lënë para. Emigrantët thjesht hanë dhe flenë në vendet tona dhe kaq.”

“Unë as që e di kush e ka në pronësi kafe “Mesopotamia”, shtoi ajo.

Shënimet e bëra nga një informator i Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake të Serbisë, parë nga BIRN, përshkruajnë saktësisht se çfarë ndodh kur një kontrabandist mbërrin aty për të marrë fitimet e tij.

Sipas informatorit, i identifikuar nga inicialet V.S., me hyrjen në “Mesopotamia”, kontrabandisti shoqërohet në fastud “Stambolli” aty pranë, në pronësi të Tunas, ku ata duhet të japin një kod tre ose katër shifror që përputhet me atë që i është dhënë refugjatit ose emigrantit nga pala e tretë. Kontrabandisti vëzhgohet vazhdimisht, shkroi V.S.

V.S. përshkruan se dëshmoi dorëzimin e një zarfi me shkrim arab dhe shifrën “50, 000” sipër. Zarfi ishte i mbushur me kartëmonedha 500 euroshe, shkroi ai.

Në “Mesopotamia” bëhen gjithashtu marrëveshje për transport në të gjithë Kroacinë, pohoi V.S.

“Ata u mburrën me një video të regjistruar në “Mesopotamia” ku tregonin se si dërguan 42 persona në Vjenë, Austri me një kamion me targa kroate”, shkroi V.S. “Kur azilkërkuesit mbërritën dhe telefonuan nga Vjena, ata i paguanin një kroati 110,000 euro.”

V.S. u arrestua për përfshirje në rrjetin e kontrabandës, por nuk u ndoq kurrë penalisht, thanë burime të policisë dhe agjencisë së sigurisë për BIRN.

Është një sistem garancie që jo gjithmonë funksionon.

“Është një rrezik”, tha Abdullah, “sepse pala e tretë gjithmonë mund të marrë paratë dhe t’ia mbathë. Kjo ndodhi kur isha në Athinë. Një tip që supozohej të kujdesej për paratë ia mbathi me 300,000 euro.”

Agjentët e sigurimit të shtetit marrin një “racion”

Rrjeti i kontrabandistëve i sirianit O.J. merr rreth 150,000 euro në muaj, e barabartë me afërsisht 61 për qind të shumës totale të konfiskuar nga task forca shtetërore në harkun e katër viteve. Foto: BIRN.

Para se një refugjat ose emigrant të lërë para në kafene “Mesopotamia”, ata duhet të gjejnë një kontrabandist.

Rrjetet serioze të kontrabandës janë transnacionale, duke operuar në më shumë se një vend përgjatë rrugës.

Kur arrihet një marrëveshje, kontrabandisti shërben si “navigator” për pjesën tjetër të udhëtimit, duke vendosur “klientin” në kontakt me “bashkëpunëtorët” gjatë rrugës.

Njësoj si në çdo shërbim tjetër në epokën digjitale, klientët e kënaqur postojnë rekomandime ose paralajmërime në Facebook, Telegram ose WhatsApp. Në disa grupe nëpër rrjetet sociale në të cilat BIRN pati qasje, kontrabandistët ofrojnë kalimin përtej kufijve në këmbë, me makinë ose kamion, ofrojnë pasaporta, leje pune, patentë shoferi, shtëpi me qira dhe madje ndihmojnë në hapjen e bizneseve në BE.

Pavarësisht krijimit të një task force për të trajtuar kontrabandën e njerëzve, sipas një analize të BIRN të çështjeve gjyqësore që nga shkurti 2017, policia dhe prokuroria kanë bërë shumë pak progres në nxjerrjen e përgjegjësve para drejtësisë.

Midis shkurtit 2017 dhe marsit 2021, policia arrestoi 210 individë nga 24 grupe të organizuara të dyshuar për kontrabandë njerëzish, duke konfiskuar rreth 245,000 euro dhe 34 automjete. Megjithatë, një vështrim nga afër i secilit rast tregon se shumica e të arrestuarve ishin ushtarë këmbësorë – shoferë taksish ose autobusësh që përpiqeshin të shtonin të ardhurat e tyre, kriminelë të vegjël dhe qytetarë të rregullt të tunduar nga premtimi për fitime të shpejta.

Dragan Cesto, zëvendës prokurori i posaçëm i Serbisë dhe kreu i task forcës që merret me kontrabandimin e emigrantëve, tha për BIRN se ai është i vetëdijshëm se shuma e parave nuk është e madhe dhe se bosët nuk po vihen pas hekurave, por se ai mund të punojë vetëm me provat e mbledhura.

“Pavarësisht nëse janë ushtarë këmbësorë apo jo, unë punoj me provat që kemi dhe përpiqem të vërtetoj një vepër penale. Është e njëjta gjë edhe kur bëhet fjalë për shumën e parave. Unë e di që ka shumë më shumë para në qarkullim, por ne nuk mund ta vërtetojmë gjithmonë këtë gjë”, tha Cesto për BIRN.

Nga ana tjetër, një burrë sirian i identifikuar nga burimet me inicialet O.J., e ka shmangur arrestimit pavarësisht nga fakti se burime të shumta – emigrantë dhe refugjatë, ekspertë të OJQ-ve dhe një burim i shërbimit të sigurimit – thanë për BIRN se ai është një nga kontrabandistët kryesorë në Serbi.

Si refugjat nga Siria, ku lufta civile ka më shumë se një dekadë që ka filluar, O.J. ka më shumë shanse sesa të tjerë për të hyrë në BE. Megjithatë ai i ka kaluar 4.5 vitet e fundit në Serbi, zakonisht thjesht një vend tranzit për shumicën dërrmuese të refugjatëve dhe emigrantëve.

“E vetmja arsye pse ai qëndron këtu është po i ecën më mirë në Serbi sesa do t’i shkonte në Perëndim”, tha një nga burimet që e identifikuan atë si një kontrabandist i madh.

Një burim pranë O.J., i cili foli në kushte anonimiteti, tha se ai në fakt gëzon mbrojtjen e Agjencisë së Inteligjencës të Serbisë, BIA.

“Ai ka shumë lidhje, përfshirë edhe me BIA-n”, tha burimi për BIRN. “Ata i thanë se dinë gjithçka për të, por se nuk ka asnjë problem për sa kohë që ai i ndihmon ata. Kur ata janë duke kërkuar dikë, ai duhet t’i ndihmojë ata që ta gjejnë. Mendoj se ai gjithashtu u jep një pjesë të fitimeve.”

Një “racion” i tillë mund të jetë e konsiderueshme. Sipas vlerësimeve të burimit, rrjeti i kontrabandës së O.J. merr rreth 150,000 euro në muaj, e barasvlershme me afërsisht 61 për qind të shumës totale të konfiskuar nga task forca shtetërore brenda katër viteve.

Një burim nga shërbimet e inteligjencës, i cili nuk pranoi t’i përmendej emri, tha gjithashtu se O.J. gëzon mbrojtjen e BIA-s, e cila ka dy përfaqësues të ulur në task forcën shtetërore për të luftuar kontrabandën e njerëzve.

Një numër refugjatësh të tjerë i thanë BIRN se edhe atyre u ishin afruar agjentë të BIA-s duke u kërkuar bashkëpunim, të cilin refugjatët thanë se nuk e kishin pranuar.

Disa emigrantë të përfshirë në kontrabandë gjithashtu gëzojnë mbrojtjen e strukturave të policisë. Një agjent i BIA-s, i cili foli në kushte anonimiteti, citoi rastin e një kontrabandisti sirian të identifikuar nga inicialet A.S. dhe për të cilin tha se u la i lirë pasi doli se ai po bashkëpunonte me policinë serbe.

“Të gjithë u zemëruan shumë për shkak të kësaj”, tha agjenti.

I pyetur rreth lidhjeve të shërbimeve të sigurisë me kontrabandistët e emigrantëve, zëvendësprokurori, Cesto, tha se ai nuk kishte dijeni për këtë, por nuk e përjashtonte këtë mundësi.

“Po të isha në dijeni të kësaj, do të jepja dorëheqjen menjëherë”, tha ai për BIRN. “Ka mundësi të jetë duke ndodhur. Nuk mund ta përjashtoj këtë mundësi, por nëse do ta dija këtë dhe do të heshtja, kjo do të ishte në kundërshtim me moralin tim profesional.”

Gordana Vukasin i “Grupi 484”, një OJQ që merret me migracionin, tha për BIRN: “Ne jemi dëshmitarë të faktit që arrestimet që ata bëjnë nuk e ndalin kontrabandimin e njerëzve, gjë që tregon se ka lojtarë më seriozë në lojë dhe që të gjithë tjetër janë thjesht një hallkë e zëvendësueshme në zinxhir.”

Përkthyesi me të cilin foli BIRN tha: “Personat e arrestuar janë kryesisht shoferë. Është një sekret publik. Është e pamundur që forcat e sigurisë në këtë vend të mos e dinë.”

Në një hotel në veri, lagështi dhe pritje e tensionuar

Burime të shumta identifikuan hotelin Beli Dvor në periferi të Somborit si vendin kryesor ku mund të gjeje kontrabandistët. Foto: Sasa Dragojlo.

Shënimet e informatorit të Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake të Serbisë identifikojnë Somborin, në skajin veriperëndimor të Serbisë afër kufirit me Kroacinë dhe Hungarinë, si një qendër kontrabande, një pretendim i konfirmuar nga disa refugjatë dhe emigrantë.

Qyteti dhe rrethina e tij me rreth 90,000 banorë ka një sërë hostelesh që shërbejnë ekskluzivisht për refugjatët dhe emigrantët, njëri prej tyre kontrollohet nga Ahmet Tuna.

Por burime të shumta identifikuan hotelin Beli Dvor në periferi të Somborit si vendin kryesor ku mund të gjeje kontrabandistë. Bashkëpunëtori i Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake të Serbisë gjithashtu e identifikoi hotelin si një strehë të preferuar të një prej kontrabandistëve kryesorë dhe Abdullahu e përmendi vendin në përshkrimin e tij se si funksionon operacioni.

“Një tip në Beograd të shoqëron në stacionin e autobusit, pas së cilës ti blen një biletë dhe shko në Sombor. Në Sombor, një djalë tjetër të pret dhe të çon në hotel George ose Doctor Hostel, “George i referohet Djordje Knezeviç, pronarit të Beli Dvor.

“Pastaj pret atje derisa një person i tretë të çon në kufi. Pasi kalon kufirin, të merr një person tjetër.”

Refugjatët dhe emigrantët me të cilët BIRN foli në Beli Dvor u ankuan për dhunën e policisë në kufi dhe treguan shenjat e përpjekjeve të mëparshme për të kaluar. Dhomat e tyre ishin të mbushura me njerëz, disa kishin vetëm dyshekë në dysheme dhe shenja të dukshme myku.

Dhomat e hotelit ishin të mbushura me njerëz, disa kishin vetëm dyshekë në dysheme dhe shenja të dukshme myku. Foto: Sasa Dragojlo.

Knezeviç u përball me këtë reporter, duke pyetur se kush i kishte dhënë leje të hynte brenda dhe duke i kërkuar të largohej. Më pas nëpërmjet telefonit, Knezeviç konfirmoi se kontrabandistët frekuentonin hotelin e tij, por mohoi çdo përfshirje personale.

“Kur pashë që po e humbja kontrollin e tyre, së fundmi i dëbova”, tha ai për BIRN. Knezeviç tha se hosteli i tij ishte zgjedhur nga kontrabandistët për shkak të vendndodhjes së tij jashtë qytetit, duke e bërë më të lehtë kontrollimin e emigrantëve dhe pikave të tyre kufitare. “Por tani në hostelin tim nuk ka më kontrabandistë. Vendosa të fle më i qetë”, tha ai.

Në mjediset e hotelit, shoferët e taksive thanë se emigrantët dhe refugjatët ishin bërë një nga burimet e tyre kryesore të të ardhurave që kur kufizimet e COVID-19 i lanë ata pa klientët e tyre të zakonshëm. Ata thanë se thjesht i çonin me makinë deri afër kufirit, asgjë më shumë.

Pasi mbërrijnë atje, refugjatët dhe emigrantët përdorin varka për të kaluar Danubin, kalojnë nëpër pyje dhe përdorin pinca ose shkallë për të kaluar gardhin e kufirit. Ose fshihen nëpër kamionë.

Ata që nuk kanë pasur fat tregojnë se policia u ka marrë celularët dhe paratë, i ka detyruar të zhvishen, i ka djegur dhe u ka sulur qentë.

“Policia hungareze më rrahu keqazi, edhe pse nuk bëra rezistencë”, tha 33-vjeçari afgan Rashid Mustafa, duke përshkruar momentin kur ai u kap dy kilometra në brendësi të Hungarisë.

“Ata më detyruan të ulesha në gjunjë dhe më qëlluan me shkelma pasi humba ndjenjat për një sekondë. E lëndova shumë keq bërrylin”, tha ai dhe i tregoi gazetarit raportin mjekësor që mori më vonë për këtë.

Në Subotica, Salmani dhe Hamadi, dy kurdë nga Siria, kanë gjetur strehim të përkohshëm në një shtëpi të braktisur afër stacionit hekurudhor. Foto: Sasa Dragojlo.

Në Subotica, pak larg kufirit me Hungarinë, dy kurdë nga Siria gjetën strehim të përkohshëm në një shtëpi të braktisur afër stacionit hekurudhor, ku njëri prej tyre, Salmani 25-vjeçar, ngriti bluzën dhe na tregoi një vrajë të gjatë vertikale, e cila ai tha se ishte shkaktuar nga një shrapnel shtatë vjet më parë në Siri.

Ai dhe bashkatdhetari i tij, 48-vjeçari Hamad, thanë se secili kishte lënë secili nga 3,500 euro te “Mesopotamia” në Beograd dhe po prisnin të kalonin kufirin.

“Nuk kemi asgjë për të ngrënë, por duhet të kalojmë kufirin. Kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi”, tha Hamad.

Duke pasur parasysh shkallën e operacioneve të tilla, persona të brendshëm thonë se është e vështirë të besohet se ata mund të kalojnë pa u zbuluar nga autoritetet serbe.

Në shënimet e tij, V.S. përshkruan një marrëveshje midis oficerëve të policisë në Subotica dhe kontrabandistëve afganë, me të parët që kërkojnë deri në 600 euro për çdo emigrantë që lejohet të kalojë përgjatë një tuneli 50 metra të gërmuar në Kelebia në anën hungareze të kufirit nga Subotica.

“Fitimet ditore arrinin nga 15,000-20,000 euro”, shkroi ai.

I vetmi rrezik i vërtet ndërmerret nga vetë refugjatët dhe emigrantët. Një refugjat sirian tha për BIRN se kontrabandistët po luftojnë mes tyre për kontrollin e pikave më të mira kufitare, si dhe i rrahin refugjatët që përpiqen të kalojnë kufirin vetë, pa shërbimet e tyre.

“Nëse përpiqesh të kalosh pa ta, ata do të të gjejnë”, tha ai.

Pastaj është policia, taktikat e rënda të së cilës janë raportuar gjerësisht.

“Kur na kap policia, ata na marrin të gjitha paratë, celularët dhe na kthejnë pas”, tha një sirian 19-vjeçar që tha se quhej Husein. Duke folur në një hostel në Sombor, Huseini tha se ai i kishte kaluar muajt e fundit në Serbi, pasi i kishte lënë 7,000 euro një “pale të tretë” në një “zyrë” në Turqi. Me të mbërritur në Gjermani, paratë do t’i jepeshin kontrabandistit të tij, por asgjë nuk është e garantuar.

“Nuk kam ndonjë plan konkret”, tha ai. “Thjesht po luaj ‘lojën’ çdo ditë, duke kërkuar shansin tim.”

Marrë nga Reporter.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni beograd kafene “mesopotamia” beograd kafene “mesopotamia”

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë