Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
BRUKSEL– Bashkimi Evropian ka konfirmuar të premten vendosjen e kontrolleve për eksport të vaksinave për koronavirus, të cilat janë prodhuar brenda territorit të BE-së, ndërkohë që rriten pakënaqësitë për zvogëlim të furnizimeve.
“Mbrojtja dhe siguria e qytetarëve tanë janë prioritete dhe sfidat me të cilat përballemi nuk na kanë lënë zgjidhje tjetër”, ka thënë Komisioni Evropian.
Bashkimi Evropian ka bërë të ditura publikisht mospajtimet që ka me kompaninë AstraZeneca.
Kjo pasi blloku evropian është duke u përballur me presion në rritje për shkak të mungesës së vaksinave. Komisioni Evropian ka bërë më herët publike edhe kontratën që ka nënshkruar me kompaninë AstraZeneca, duke thënë se kjo e fundit ka dështuar në mbajtjen e premtimeve.
Teksa ka bërë të ditura kontrollet në eksporte, Komisionarja për Shëndetësi e Bashkimit Evropian, Stella Kyriakides, ka thënë se masat janë prezantuar për të siguruar se të gjithë qytetarët e BE-së do të kenë qasje në vaksina, dhe se të gjitha palët respektojnë rregullat.
Kontrollet nuk do të vlejnë për vendet e Ballkanit Perëndimor
Nënkryetari i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, ka thënë po ashtu se siguria dhe shëndeti i qytetarëve të BE-së, është prioritet i Komisionit Evropian.
“Prioriteti ynë kryesor është mbrojtja e qytetarëve tanë. Vaksina është kyçe për të kthyer jetën dhe ekonominë në një situatë normale. Kemi të bëjmë me një garë me kohën dhe nuk kemi më kohë për të humbur“, ka thënë ai duke shtuar se masat përmes së cilave do të mund të mos lejohet eksporti i vaksinave të prodhuara në BE do të jenë të përkohshme dhe do të zgjasin deri në fund të muajt mars.
Sipas këtyre masave, prodhuesit do të duhet të sigurojnë leje për eksport nga shtetet ku prodhohen vaksinat. Një leje e tillë mund të mos jepet nëse vlerësohet se ajo kompani nuk i ka kryer obligimet nga kontratat me BE-në për furnizimin me dozat sipas kontratave.
Por, nënkryetari i Komisionit Evropian ka sqaruar se këto masa nuk do të vlejnë për eksport në vendet e Ballkanit Perëndimor, ato të fqinjësisë lindore si dhe në vendet e varfra dhe vendet më pak të zhvilluara, të cilat do të sigurojnë vaksinat përmes nismës COVAX.
Sipas tij, nga këto masa do të përjashtohen rreth 92 shtete.
Marre nga: REL
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
PRISHTINË– Imami Husamedin Abazi është revoltuar me emisionin “Për’puthen”, duke mos i kursyer kritikat. Në xhaminë “Hasan Beg” në ...
SHBA– KGB-ja ‘luajti lojën sikur të ishin tepër të impresionuar nga personaliteti i tij’, thotë Yuri Shvets, një burim kyç nga një libër i ri të shkruar ...
KOSOVË– Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila i ndaloi përfundimisht kandidimi...
WUHAN– Një ekip ekspertësh i udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ditën e sotme ka vizituar spitalin ku u trajtuan pacientët e parë në qyteti...
TIRANË– Biznesmeni Skëndër Krasniqi qëlloi me armë për vdekje në mes të Prishtinës djalin e tij Albert Krasniqi, ka dalë ditën e sotme para Gjykatës për t’...
Agjencia e Barnave Europiane ka miratuar përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër Covid-19 për personat mbi moshën 18 vjeç.Ky vendim vjen pas mosmarrëve...
KOSOVË– Janë konfirmuar 3 raste të variantit britanik të COVID në Kosovë.Lajmin e bëri me dije Ministri i Shëndetësisë së Kosovës Armend Zemaj në një konfe...
BRITANI– Eksperti kryesor i provave të vaksinës Novavax tha të premten se ajo është e sigurt dhe ka mjaft efekt kundër koronavirusit, duke përfshirë varia...
KOSOVË – Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përfundimisht nuk do të marrë pjesë si kandidat në zgjedhjet e 14 shkurtit.Albin Kurtit nuk i lejohe...
KOSOVË– Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar 342 raste te reja me COVID-19 dhe kanë humbur jetën 5 persona.Rastet e vdekjes janë nga komunat...