LIVE UPDATES
Bota

Koreja e Veriut lëshon një tjetër raketë, akuzon Seulin për antagonizëm

28 Shtator 2021, 15:52 Nga DOSJA
Koreja e Veriut lëshon një tjetër raketë, akuzon Seulin

Të martën Pheniani zhvilloi një tjetër provë me raketë, e treta brenda një muaji. Prova u krye disa minuta para se ambasadori i Koresë së Veriut të mbante një fjalim përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, gjatë të cilit akuzoi Korenë e Jugut për qasje armiqësore. Raketa u lëshua sot në drejtim të brigjeve lindore të Koresë së Veriut rreth orës 6:40 të mëngjesit me orën lokale, njoftoi ushtria e Koresë së Jugut, e cila monitoron këto aktivitete.

Sipas zyrtarëve japonezë të mbrojtjes prova dukej se përfshinte një raketë të vetme balistike. Ushtria e Koresë së Jugut tha se raketa “dyshohet të jetë me rreze të shkurtër veprimi” dhe u lëshua nga Mupyong-ri i provincës Jagang të Koresë së Veriut. Bëhet fjalë për të njëjtën zonë nga e cila Pheniani lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale në korrik të vitit 2017.

Prej rifillimit të provave me raketa balistike në vitin 2019, Koreja e Veriut ka lëshuar zakonisht dy raketa njëkohësisht. Në pjesën më të madhe bëhej fjalë për raketa me rreze të shkurtër veprimi, shumica e të cilave të lëshuara nga sisteme mund të hedhin disa raketa në të njëjtën kohë. Disa analistë të mbrojtjes hodhën dyshime se lëshimi i një rakete të vetme mund të jetë tregues se bëhet fjalë për një raketë me rreze të gjatë veprimi, gjë për të cilën nuk ka prova. Pheniani zakonisht nuk i bën të ditura detajet e provave të tij deri mëngjesin e ditës së nesërme nëpërmjet medias shtetërore.

Lajmi për lëshimin e një rakete erdhi ndërsa ambasadori i Koresë së Veriut po mbante një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Gjatë fjalimit të tij, Kim Song, mbrojti përparimin që ka shënuar vendi i tij në programin e raketave bërthamore, duke e quajtur atë një përgjigje ndaj “politikës armiqësore” të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut, siç tha ai.

Ambasadori i Koresë së Veriut dënoi gjithashtu praninë e trupave amerikane në Korenë e Jugut, stërvitjet e fundit ushtarake mes këtyre dy vendeve si dhe dislokimet e fundit të trupave ushtarake të Koresë së Jugut. Nuk është e qartë nëse kjo provë me raketë ishte planifikuar me synimin që të përkonte me fjalimin në OKB të ambasadorit të Koresë së Veriut. Por analistët thanë se lëshimi vjen disa ditë pasi Koreja e Veriut kishte lënë të kuptohej se ishte e hapur për dialog me Korenë e Jugut.

“Pheniani përdor shantazhin emocional si një formë për të siguruar avantazh, duke alternuar provokimet me joshjen, veçanërisht me koreano-jugorët”, thotë Jean Lee, një nga anëtarët kryesorë të Qendrës Wilson, në Uashington.

Kim Yo Jong, motra e pushtetshme e udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, tha të dielën se Pheniani është i hapur për një takim të nivelit të lartë ndër-korean dhe në deklarimin zyrtarisht të përfundimit të luftës koreane, nëse Seuli siç tha ajo i jep fillimisht fund “politikës së tij armiqësore” dhe “standardeve të dyfishta” ndaj Koresë së Veriut.

Komentet e saj erdhën në përgjigje të një fjalimi javën e kaluar nga Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in, i cili përsëriti thirrjen e tij për t’i dhënë fund luftës, një hap simbolik që ai shpreson se do të nxisë përparimin në bisedimet më të gjera për paqe.

Në fillim të këtij muaji, Koreja e Veriut lëshoi nga një tren dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi. Raketat ranë në zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë. Dy ditë para kësaj prove, Pheniani lëshoi raketa kruz me rreze të gjatë veprimi. Gjatë të dyja provave u përdorën teknologji që do ta bënin më të vështirë për Shtetet e Bashkuara e vende të tjera gjurmimin e arsenalit të raketave të Koresë së Veriut.

Edhe Seuli ka testuar gjithashtu teknologjinë e tij të re të raketave balistike. Në fillim të këtij muaji, Koreja e Jugut u bë vendi i shtatë që teston me sukses një raketë balistike të lëshuar nga nëndetëset.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota korea e veriut korea e veriut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj