Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Lideri verikorean, Kim Jong Un, e ka vëzhguar testimin e raketës hipersonike dhe ka bërë thirrje sërish që të forcohet ushtria e Koresë Veriore, ka raportuar media shtetërore KCNA më 12 janar.
Pas shikimit të testimit më 11 janar, Kim u ka bërë thirrje shkencëtarëve që të rrisin përpjekjet për të forcuar ushtrinë, si në aspektin e kualitetit ashtu edhe të numrit të saj”, ka raportuar agjencia verikoreane e lajmeve.
Sipas agjencisë, raketa ka bartur pajisje hipersonike dhe ka goditur shënjestrën në det, në distancë prej 1,000 kilometrash.
Ky është testimi i dytë i një rakete hipersonike në më pak se një javë.
Kim ka bërë deklarata për forcim të ushtrisë, në kohën kur janë bllokuar negociatat për çarmatosje të Gadishullit Korean nga armët bërthamore.
Testimi i raketës është dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, ka thënë se lansimi i raketës shkel rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, derisa Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Politike, Victoria Nuland, e ka konsideruar testimin si të rrezikshëm dhe destabilizues.
“Kjo gjë na çon në drejtim të gabuar”, ka thënë ajo nga Uashingtoni.
“Siç e dini, Shtetet e Bashkuara kanë thënë se administrata e re është e hapur për dialog me Korenë Veriore, për koronavirus, mbështetje humanitare, ndërkohë që ata po lëshojnë raketa”.
Bashkimi Evropian e ka konsideruar lansimin e fundit të raketës si “kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare” dhe i ka bërë thirrje Phenjanit që t’i rikthehet diplomacisë.
Sipas raportimeve, ky është lansimi i tretë i një rakete hipersonike nga Koreja Veriore.
E para është lëshuar në shtator të vitit të kaluar, derisa e dyta javën e kaluar.
Armët hipersonike konsiderohen gjenerata e re e armëve dhe shumë ushtri të fuqishme, përfshirë në Shtetet e Bashkuara, Rusi dhe Kinë, tashmë i kanë testuar ato.
Ato janë më të shpejta sesa raketat balistike dhe kanë kapacitet për t’iu ikur sistemeve aktuale për mbrojtje.
MARRË NGA REL
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
FRANCË – Qeveria franceze po planifikon të ndalojë inçestin për herë të parë që nga viti 1791. Incesti aktualisht është i ligjshëm në Francë n...
KOSOVË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dobidol, në Rahovec. Policia raporton se dy dy vëllezër kanë sulmuar fizikisht e më pas e kanë lidh...
KROACI – Policia Kroate ka sekuestruar sasinë më të madhe të heroinës të kapur ndonjëherë në vend, e cila ishte fshehur në një ngarkesë me shufra plumbi, ...
GJERMANI – Ministri i Ekonomisë së Gjermanisë, Robert Habeck, është shprehur se vendi i tij është në kërkim të forcës punëtore, pasi deri më tani janë rre...
SHBA – Presidenti amerikan, Joe Biden dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris vizituan të martën shtetin jugor të Xhorxhias për të promovuar projektpropozim...
ARGJENTINË – Kryeqyteti i Argjentinës, Buenos Aires, është goditur nga një valë e fortë të nxehti, me temperaturat që i kalojnë mbi 40 gradë celcius.Për pa...
ITALI– Tragjedi në Itali. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku 4 të rinj janë gjetur të vdekur. Tre djem dhe një vajzë, rreth të 20-tave, u gjetën ...
ROMË – Mediat italiane kanë publikuar një video të bërë virale në rrjetet sociale jashtë një Kishe në Santa Lucia të Romës, ku shihet një arkivol i mbuluar...
Autoritetet mendojnë se në vit mund të priten rreth 250.000 kërkesa për hetime, sipas Ligjit për Aktet në Rrjet (NetzDG). Kjo do të thotë se sipas këtyre kërkes...
SHBA – Biontechu prodhon një vaksinë të përshtatshme për Omikronin. Këtë e bëri të ditur drejtori i Biontech, Ugur Sahin, gjatë një konference për shëndet...