Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Koronavirusi në SHBA/ Zv.presidenti Pence jep lajmin e keq: Amerika drejt përmasave tragjike të Italisë
1 Prill 2020, 17:51Nga DOSJA
SHBA-Zëvendës-presidenti amerikan, Mike Pence, bazuar në situatën që ndodhet vendi për shkak të pandemisë është shprehur se SHBA mund të ndjekë skenarin e Italisë për sa i përket të infektuarëve dhe viktimave me Covid-19.
“Ne mendojmë se Italia mund të jetë zona më e krahasueshme me Shtetet e Bashkuara, për sa i përket pandemisë së koronavirusit,” -tha Pence.
Ndërkohë ekspertët e shëndetit publik kishin paralajmëruar për javë të tëra që SHBA do të kthehej në epiqendrën botërore të covid-19 nëse nuk merrte masa drastike për të frenuar përhapjen e virusit.
Në rang global kanë humbur jetën mbi 44 mijë persona pasi u infektuan me COVID-19. Europa tashmë është epiqendra e COVID-19. Tre vendet më të prekura janë Italia, Franca dhe Spanja. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 13,155. Po kështu, virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Spanjë, pasi aty ka shkaktuar 9053 viktima. Ndërkohë, në Francë kanë humbur jetën 3,523 persona, por numri i viktimave rritet nga ora në orë.Virusi është përhapur edhe në Ballkan. Në Kosovë numri i të prekurve ka shkuar mbi 100 dhe është shënuar vetëm një viktimë. Në Shqipëri janë 259 persona të infektuar dhe 15 viktima.
RUSI- Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka vendosur se do të punojë nga shtëpia pasi javën e kaluar është takuar me një mjek, i cili ka rezultuar i infektuar m...
BULLGARI– Deputeti i Bullgarisë me origjinë turke Hasan Ademov ka rezultuar me Covid-19, i cili është shtruar me urgjencë në spital.Për shkak të tij, 240...
AUSTRALI– Koronavirusi ka prekur mbi 200 vende në botë dhe mijëra njerëz janë izoluar në shtëpitë e tyre për t’u mbrojtur nga virusi vdekjeprurës.Ndërkohë sëfun...
KOSOVË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë në një reagim zyrtar ka thënë se kundërshtojnë veprimin e fundit të qeverisë në detyrë të...
GREQI-Numri i viktimave në Greqi ka shkuar në 50 ku gjatë 24-orëve të fundit ka humbur jetën edhe një person tjetër nga Athina. Mediat greke, kanë raportuar se ...
ITALI– Ditën e sotme në Itali janë shënuar 727 viktima nga koronavirusi duke e çuar totalin e të vdekurve në 13,155.Në dy javët e fundit Italia ka regj...
TIRANË– Po ju a keni imagjinuar ndonjëherë gjatë këtyre ditëve veten sesi do të dukeni kur të dilni nga shtëpia pas një izolimi 40-ditor pa pasur wifi, pa...
MBRETËRI E BASHKUAR- Para disa ditësh Princ Charles, u identifikuar si i infektuar me koronavirusi, por pas një trajtimi intensiv ka mundur që të shërohet ...
SERBI– Koronavirusi ka shënuar viktimën parë në qeverinë e Serbisë, ku sekretari shtetëror i Ministrisë së Ambientit, Branisllav Bllazhiq ka ndërruar jetë.Blla...