LIVE UPDATES
Aktualitet

Kosova e Shqipëria me marrëveshje bashkëpunimi kundër krimit të organizuar

2 Qershor 2021, 10:44 Nga DOSJA
Kosova e Shqipëria me marrëveshje bashkëpunimi kundër krimit

KOSOVË– Prokuroritë e Kosovës dhe Shqipërisë thanë sot se bashkëpunimi rajonal është i domosdoshëm për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Këto komente u bënë gjatë nënshkrimit të një marrëveshjeje mirëkuptimi në mes të Prokurorisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë e njohur si SPAK, e cila parasheh shkëmbimin e informacioneve, të dhënave dhe provave që lidhen me rastet e krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi tha se këto dukuri po e rrezikojnë sigurinë dhe drejtësinë në Kosovë por edhe në rajon.

Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe me vende tjera të rajonit sepse e kemi parë se krimi në rajon dhe ndërkufitar është duke u paraqitur në forma të ndryshme sidomos nëpërmjet të zhvillimit të ndërmarrjeve, nëpërmjet investimeve të huaja dhe veprave të reja penale siç është pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit”, tha kryeprokurori Lumezi.

Ai tha se përveç shkëmbimit të informacioneve do të ketë edhe shkëmbim edhe të dokumenteve, analizave, raporteve dhe ligjeve të shteteve përkatëse.

Udhëheqësi i Prokurorisë së Posaçme të Republikës së Shqipërisë (SPAK), Arben Kraja, tha se është e domosdoshme që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor të rrisin bashkëpunimin për të pasur sukses në luftën ndaj grupeve kriminale.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni, pastrimi i parave janë vepra penale që kanë shtrirje të gjerë pa diskutim edhe rajonal dhe më gjerë dhe e kanë të domosdoshme bashkëpunimin e strukturave tona, për ndryshe nuk do të kemi asnjëherë sukses”, tha zoti Kraja.

Dy javë më parë, prokuroritë e dyja vendeve së bashku me autoritetet e DEA-s amerikane dhe autoritetet italiane arritën të kapin rreth 400 kilogramë lëndë narkotike të tipit kokainë dhe arrestuan të paktën 7 persona, në një operacion në komunën e Lipjanit rreth 20 kilometra në jug të Prishtinës.

Jo vetëm ky rast por kemi pasur edhe rastin që ka qenë përgatitja për veprën penale të terrorizmit gjatë ndeshjes së Shqipërisë me Izraelin ku i kemi koordinuar veprimet dhe kemi marr masa dhe i kemi arrestuar personat për të cilët kemi pasur informacione se janë duke përgatitur veprën penale të terrorizmit”, tha zoti Lumezi.

Në raportin e fundit të rrjetit “Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar” thuhet se në rajonin e Ballkanit Perëndimor ka një veprimtari të shtuar të grupeve kriminale me trafikimin e azilkërkuesve dhe drogave, si dhe me pastrimin e parave përmes ndërtimeve dhe lojërave të fatit.

Ky raport thekson rrugët që shfrytëzohen për trafikimin e njerëzve nga Greqia përmes Shqipërisë deri në pikat kufitare veriore me Kosovën dhe Malin e Zi.

Në raport thuhet se trafikimi i drogave nga Shqipëria, kalon në Kukës ose Prizren, drejt Ferizajt e Gjilanit në Kosovë për të kaluar në Serbi, ku sërish paguhen kufitarët me shuma të majme eurosh. Një tjetër rrugë me rëndësi e drogave, sipas tyre, është ajo Pejë – Rozhajë drejt Novi Pazarit.

Heroina që vjen në rajon nga Turqia, thuhet në raport, në Shqipëri hyn nga Kukësi përmes Kosovës e shkon drejt Durrësit.

Ekspertë ndërkombëtarë theksojnë se paratë e pastruara çdo vit në vendet e Ballkanit Perëndimor arrijnë në disa miliarda euro, dhe se një pjesë e madhe e tyre pastrohen përmes fushës së ndërtimit.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet krimi i organizuar krimi i organizuar

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj