Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
‘Kosova pjesë e Serbisë’/ Si shihet në Beograd mini-shengeni Rama– Vuçiç, harta që po sjell reagime
12 Nëntor 2019, 07:17Nga DOSJA
Serbri- Dy ditë më parë u zhvillua në Ohër mbledhja e dytë e “Mini-shengenit Ballkanik” , ku të tre liderët e Ballkanit, Edi Rama, homologun i tij maqedonas, Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç u dakordësuan në 9 pika.
Pas kësaj mbledhje u publikua një hartë nga gazeta serbe Blic, ku shihet territori i Kosovës brenda kufijve të Sebisë. Kjo hartë ka sjellë shumë reagime. Në shkrimin e saj gazeta serbe fle për përfitimet e Serbisë dhe sfidat me të cilat do të përballet Beogradi me marrëveshjen e mini-shengenit ballkanik. Ajo bën një analizë të situatës dhe përmet edhe taksën e Kosovës ndaj mallrave serbe.
Kundër kësaj nisme të iniciuar nga kryeministri Rama dhe presidenti serb Vuçiç, ka dalë e gjitha klasa politike në Kosovë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, i cili po merr pjesë në nisma të shteteve të cilat nuk e njohin Kosovën. Për këtë Rama u shpreh se Kosova është vetëpërjashtuar nga nisma.
Më 10 nëntor në Ohër u zhvillua samiti për “Shengenin Ballkanik”. Pritet që mbledhja e radhës për këtë nismë të zhvillohet në Durrës më 21 dhjetor. Kryeministri Rama, sa i përket refuzimit të Kosovës, theksoi se ky shtet i vetëpërjashtua pa asnjë arsye. Ai shtoi më tej se dera për këtë nismë është e hapur për këdo, për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe i nënvizoi Vuçiç-it se Serbia duhet të njohë Kosovën. Kryeministri shqiptar deklaroi se ‘Shengeni Ballkanit’ nuk është një nismë kundër BE-së.
ITALI- Gazetari shqiptar Taulant Kopliku, i cili prej disa vitesh është pjesë e stafit të “Le Iene” ka komentuar në rrjetet sociale protagonizmin e ministrit të...
TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i është përgjigjur sot pyetjeve rreth rolit të tij në operacioni ne shpëtimit të Alvin Berishës. Në emsionin “O...
TIRANË- Deputeti socialist, njëherësh kryetar i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, iu përgjigj Presidentit Ilir Meta në emisionin “Real Story” të gazetarit...
TIRANË– Gent Gazheli nuk do të jetë më ambasadori i Shqipërisë në Turqi. Ditën e nesërme në orën 11:00 Komisioni për Politikën e Jashtme do të zhvill...
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka qënë i pranishëm në një ceremoni në kuadër të 70-vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kinës. Në fjalën e tij, Rama ...
TIRANË- Opozita dhe maxhoranca po vijojnë punën paralelisht për Reformën Zgjedhore, ku secila po punojnë nga një draft. Sot opozita ka zhvilluar një mbledh...
TIRANË– Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ishte ditën e djeshme ishte e ftuar në emisionin “Thumbon”.Bashkë me dy prezantueset, ish-ministrja ka fol...
TIRANË- Agim Kajmaku, tashmë nuk është më në në krye të Bashkisë Vorë, pasi Prokuroria kërkon arrestimin e tij dhe dënimi që mund të marrë nga Gjykata, ref...