LIVE UPDATES
Bota

Kosova prej një muaji në krizë energjetike, KEDS kërkon ndihmë

3 Dhjetor 2021, 06:31 Nga DOSJA
Kosova prej një muaji në krizë energjetike, KEDS kërkon

Kriza energjetike prej më shumë se një muaj e ka prekur edhe Kosovën. Tregu energjetik europian pjesë e të cilit është edhe Kosova, po përballet me çmime pesëfish më të shtrenjta në raport me vitin e kaluar.

Kompania kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) ka kërkuar ndihmë nga të gjithë për t’u përballur me krizën energjetike.

Kriza energjetike tash e më shumë se një muaj e ka prekur edhe Kosovën. Tregu energjetik evropian pjesë e të cilit është edhe Kosova, po përballet me çmime pesëfish më të shtrenjta në raport me vitin e kaluar.

“Këto çmime marramendëse e që shkojnë mbi 300 euro për MWh po i paguajnë kompanitë KEDS dhe KESCO, pa përfshirë edhe çmimet për kapacitetet ndërkufitare e të cilat ndikojnë tutje në çmimin fundor të energjisë së importuar”, thuhet në komunikatën e kompanisë.

Por, mundësitë financiare, KEDS-i thotë se janë shterur deri në fund si pasojë e përballjes me çmime të larta.

“Në këtë situatë të rëndë energjetike, KEDS dhe KESCO, ashtu sikurse edhe kompanitë e sektorit të energjisë së shteteve evropiane, kërkojnë ndihmën e të gjithë aktorëve të sektorit energjetik dhe institucioneve relevante, në mënyrë që këtë rrugë të rënduar mos ta bëjnë të vetme dhe që kjo situatë të afektojë sa më pak që është e mundur konsumatorët në këtë kohë, por edhe në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e KEDS-i.

Kompania thotë se e kanë pasqyruar situatën e rënduar në të cilën gjendemi në Task Forcën e krijuar nga Ministria e Ekonomisë, e po ashtu duke bashkëpunuar dhe raportuar direkt edhe në institucionet më të larta shtetërore. Ata thonë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me të gjithë palët që kjo situatë të tejkalohet sa më lehtë për të gjithë.

“Tani kur po hyjmë në sezonin e dimrit, ne jemi dëshmitar të një trendi të rritjes së konsumit, që kryesisht ndodh pasi pjesa më e madhe e qytetarëve të vendit po ngrohen me energji elektrike. Megjithëse kapacitetet prodhuese në vend kanë shënuar rritje viteve të fundit, kjo rritje nuk është lineare me rritjen e kërkesës për konsumin e energjisë elektrike, dhe respektivisht kjo diferencë e madhe sidomos gjatë kohës së pikut, duhet të mbulohet përmes importit”.

Duke theksuar se kostot e importit të energjisë elektrike po bëhen të papërballueshme, KEDS thekson se janë të hapur për të bashkëpunuar në gjetjen e një zgjidhjeje.

“Varshmëria ndaj importit na ekspozon ndaj lëvizjes së çmimeve të importit në tregjet ndërkombëtare, e çmimet në tregjet ndërkombëtare aktualisht janë të papërballueshme. Kostot e importit si të tilla nuk janë paraparë gjatë shqyrtimit të fundit tarifor, prandaj, nevoja për mbështetje financiare për sektorin e energjisë është e domosdoshme dhe imediate. Kriza më së lehti tejkalohet me bashkimin e forcave, dhe ne si kompani jemi të hapur për bashkëpunim dhe në gjetjen e një zgjidhje sa më të mirë për të gjithë”.

Ditë më parë KEDS ka treguar se Kriza energjetike globale ka ndikuar dukshëm në rritjen e çmimeve të importit të energjisë në Kosovë. Dallimi është tejet i madh, marrë parasysh që vitin e kaluar megavati është blerë 49 euro, kurse këtë vit 242 euro.

Sipas KEDS-it, gjatë muajit tetor një megavat është importuar në vlerën prej 242 euro, ku një vit më herët kjo vlerë ishte pesë herë më i lirë.

“Kriza energjetike botërore ka ndikuar dukshëm në rritjen e çmimeve të importit të energjisë. Dallimi është tejet i madh, marrë parasysh që vitin e kaluar megavati është blerë 49 euro, kurse këtë vit 242 euro”, njofton KEDS.

Këtë rritje të çmimit e ka konfirmuar edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

“Çmimet e energjisë elektrike të importit janë rritur pesëfish, në krahasim me vitin e kaluar dhe një vit normal. Rrjedhimisht është një gjendje e jashtëzakonshme, në të cilën secili prej nesh duhet të bëjë gjithçka që është e mundur brenda kapaciteteve të tij, në mënyrë që kjo krizë ta prek Kosovën”.

Ajo ka kërkuar nga qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike gjatë stinës së dimrit, duke shfrytëzuar alternativa tjera për ngrohje.

“Çmimet e importit janë rritur pesëfish. Është gjendje e jashtëzakonshme. Në mënyrë që kjo krizë sa më pak ta prekë Kosovën, qytetarët duhet që të kursejnë energji, që të shfrytëzojnë burime të tjera të ngrohjes. Moskursimi i energjisë do të thotë edhe rritje e importit dhe mund të ketë pengesa në fuqizim të rregullt, e mund të ketë edhe rritje të tarifave nga prilli i vitit të ardhshëm”.

Furnizimi me ngrohje për qytetarët e Kosovës mbetet sfidë e madhe, mbi 50% e qytetarëve nuk mund të sigurojnë ngrohje të mjaftueshme për shtëpitë e tyre. Sistemet e ngrohjes janë kryesisht vetjake dhe Kosova ka zhvillim tepër të vogël të ngrohjes qendrore. Për më tepër, burimet kryesore të energjisë të cilat qytetarët e Kosovës përdorin për ngrohje janë kryesisht energjia elektrike dhe prerja e drurëve./MONITOR

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora energjia elektirke kosova krize ne kosove energjia elektirke kosova krize ne kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj