LIVE UPDATES
Bota

Kovaçevski vjen në vend të Zaev, Maqedonia e Veriut drejt formimit të Qeverisë së re

27 Dhjetor 2021, 12:29 Nga DOSJA
Kovaçevski vjen në vend të Zaev, Maqedonia e Veriut drejt

MAQEDONI E VERIUT- Dimitar Kovaçevski, të mërkurën, më 29 dhjetor, pritet edhe zyrtarisht të mandatohet si kryeministri i Maqedonisë së Veriut nga presidenti i Republikës, Stevo Pendarovski.

Kovaçevski, i cili drejton Lidhjes Social Demokrate (LSDM), sipas Kushtetutës, do të ketë 20 ditë afat që të dorëzojë për miratim në Kuvend përbërjen e re të kabinetit qeveritar. Qeveria e re pritet të votohet më së voni deri më 15 janar, 2022, me 61 vota të deputetëve nga 120 sa numëron Kuvendi. Shumica parlamentare numëron 64 deputetë; 44 të LSDM-së, 15 janë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), katër të Alternativës dhe një deputet i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH).

Kandidati për kryeministër, Dimitar Koçavevski, ka thënë se prioritet i punës së tij do të jetë përballja me sfidat me të cilat përballet Maqedonia e Veriut, ndërsa sa i përket përbërjes së Qeverisë, ai tha mes partnerëve qeveritarë tashmë janë definuar postet ministrore, por nuk ka dhënë detaje lidhur me kuadrot që do të jenë pjesë e ekzekutivit. Dimitar Kovaçevski, në postin e kryeministrit dhe të kryetarit të LSDM-së, zëvendëson Zoran Zaevin, i cili dha dorëheqjen për shkak të disfatës në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 31 tetor.

Prioritetet tona kanë të bëjnë për përshpejtimin dhe forcimin e kursit të integrimit evropian të vendit, përballja me sfidat më të rënda, si kriza energjetike, përballja me pandeminë, forcimi i sistemit arsimor, e kështu me radhë”, ka deklaruar Kovaçevski.

Sa i përket drejtimit të ministrive, ndryshimet më të mëdha pritet të ndodhin në radhët e LSDM-së. Oliver Spasovski më nuk do të jetë ministër i Punëve të Brendshme.

“Kryetarit të ri duhet t’i jepet mundësia, t’i jepet autoriteti i plotë në zgjedhjen e ekipit të tij. Mbase ai duhet të bëjë përzgjedhje të reja, njerëz të rinj dhe për këtë mendoj se nuk duhet të jem pjesë e ekipit të ri, për të mos e ngarkuar as kryetarin, as ekipin e tij”, ka deklaruar për mediat Spasovski, një nga bashkëpunëtorëve të afërt të ish-kryeministrit, Zoran Zaev.

Edhe Radmilla Sheqerinska, ministrja e deritanishme e Mbrojtjes nuk do të jetë pjesë e Qeverisë, sikur edhe ministrja e Arsimit, Milla Carovska.

Unë kam vendosur që të mos jem pjesë e Qeverisë së re me mandatarin e ri. Gjatë mandatit tim bëm shumë punë në interes të qytetarëve. Këtë kurs do të ndjek edhe në të ardhmen”, ka deklaruar Carovska.

Pjesë e kabinetit, jozyrtarisht thuhet se nuk do të jetë as Lupço Nikollovski, i cili deri tani ishte zëvendëskryeministër për luftimin e korrupsionit, sikur që nuk do të jetë as ministri i deritanishëm i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Në Qeverinë e re, partia Alternativa, e cila zëvendëson Lëvizjen Besa pas largimit të saj nga ekzekutivi, do të ketë tre poste ministrore; Shëndetësinë, Ministrinë e Administratës Publike dhe Informatikës si dhe një ministër pa resor, përgjegjës për diasporën. Kjo parti do të ketë edhe tre zëvendësministra.

Marrja e posteve të rëndësishme nga Alternativa, ka shkaktuar pakënaqësi në mesin e disa partive politike maqedonase që janë në koalicion me LSDM-së. Për të heshtur pakënaqësinë e tyre dhe për të mos rrezikuar shumicën, LSDM-ja ka vendosur që me Ministrinë e Mbrojtjes të udhëheqë një kuadër i partisë Liberal Demokrate. BDI-ja në Qeverinë e re do të ketë po ashtu pozicione të forta. Përveç zëvendëskryeministrit të parë, që do të jetë Artan Grubi, partia që drejtohet nga Ali Ahmeti do të drejtojë edhe Ministrinë e Arsimit, me të cilën bazuar në deklarimet e zyrtarëve të saj, do të udhëheqë Jeton Shaqiri, aktualisht ministër në detyrë i Administratës Publike dhe Informatikës.

Partia e Ahmetit edhe në Qeverinë e re do të vazhdojë të mbajë Ministrinë e Financave, të Ekonomisë, dhe Ministrinë e Ekologjisë. Kjo parti do të ketë edhe pesë poste të zëvendësministrave dhe po aq sekretarë shtetërorë në disa ministri tjera. Partitë shqiptare në Qeverinë e re do të drejtojnë gjysmën apo tetë nga 16 ministri që përbejnë qeverinë e re, e cila do të jetë e dyta që nga zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 15 korrik të vitit 2020.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota dimitar kovaçevski maqedonia e veriut zoran zaev dimitar kovaçevski maqedonia e veriut zoran zaev

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj