Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
TIRANË -Me hyrjen në fuqi të kodit të ri elektoral dhe përzgjedhjen e kryekomisionerit të zgjedhjeve, anëtarët aktualë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të lirohen atomatikisht nga detyra. Bledar Skënderi anëtar në largim nga KQZ-ja nuk duket entuziast për formulën e re të legjislatorit.
“Nuk besoj se do jetë më efektive KQZ-ja e re pasi edhe nga vetë formati nga një trupë me 7 anëtarë do bëhet një trupë me 10 anëtarë, me një komisioner dhe zëvendëskomisioner. Por, mendoj se të qenurit part-time në detyrë e këtyre personave ndoshta mund ta bëjë këtë trupë pak më të besueshme për publikun. Ka shumë vite që KQZ-ja aktuale ka funksionim shumë të mirë dhe normal, por mosbesimi i palëve ndaj Komisionit Qendror Aktual të Zgjedhjeve duket se ka në sytë e publiku një lloj ngërçi apo sjell dyshime për trupën aktuale.”
Në 2021-shin shqiptarët do të votojnë jo vetëm me një kod, por edhe sistem të ri zgjedhor me lista të hapura. Bledar Skënderi është i mendimit se ndryshimet kushtetuese duhet të shoqërohen me një riformatim të ndarjes territoriale.
“Sistemi aktual me qarqe e vështirëson shumë pjesën e përzgjedhjes së kandidatëve për qarqet që kane shumë pak deputetë. Po marr Kukësin për shembull që është qark i vogël që ka 3 deputetë. Qytetarët janë shumë në vështirësi për të përzgjedhur një nga kandidaturat. Sistemi me lista të hapura do funksiononte me disa rajone më të mëdha se qarqet aktuale. Për shembull mund të bëhet një sistem me katër rajone më të mëdha në gjithë Shqipërinë për të hequr edhe dyshimet që kanë palët, që te qarku që ka numër tek apo çift favorizohet më shumë njëra palë se tjetra. Ka më shumë barazi mes palëve absolutisht nuk favorizon askënd, pastaj palët vendosin nëse do ketë kolacione apo jo.”
Në nëntor të 2018-ës iu bashkua trupës zgjedhore. Si periudhën më të vështirë në punë, Bledar Skënderi liston zgjedhjet e 30 qershorit pa opozitën, ndërsa nuk ka ende një përgjigje për fatin e tij pas largimin nga detyra.
“Mospjesëmarrja e opozitës në zgjedhje ose më saktë dalje e saj jashtë të gjitha institucioneve na vështirësoi goxha punën. Për të thënë të drejtën është një trysni që kemi ndjerë jo vetëm ne, por edhe familjarët tanë, bashkëshortja, fëmijët. Gjithsesi po ta them sinqerisht, po të kthehesha mbrapsht do kisha bërë të njëjtën gjë që kam bërë. Nuk besoj se do jem pjesë e trupës së re të KQZ-së.”
Marrë nga TCH
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË -Ish-deputetja e PD, Grida Duma, ka akuzuar qeverinë për manipulimin e të dhënave për të sëmurët me COVID-19. Duma ka postuar një video në Facebook,...
TIRANË –Eksperti i Ekonomisë pranë Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, ka akuzuar qeverinë, se ka lënë pa mbështetje ekonomike turizmin. Në një postim në F...
TIRANË- Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka publikuar sot një video të ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka.Në një postim në mediat social...
TIRANË- Partia Demokratike ka vijuar sërish sot me akuza kundër qeverisë në lidhje me reformën elektorale. Në një deklaratë zyrtare nga selia blu, ish-depu...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, sot në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, ka një mesazh të fortë për të gjithë të rinjtë. Në një postim në mediat sociale, Meta s...
TIRANË- Shqipëria dhe Greqia kanë ngrirë negociatat për bisedimet mes tyre rreth Marrëveshjes së Detit. Ka më shumë se dy vite që palët nuk ulen në takime ...
TIRANË- Anëtari i Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, Besnik Mustafaj ka deklaruar se kandidaturat e PD-së do të verifikohen brenda datës 15 shtator. ...
TURQI– Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka vendosur që këtë verë të kalojë pushimet në Turqi. Foto e publikuara nga JOQ, tregojnë Dakon, i cil...
TIRANË– Vilma Bello, deputetja e Partisë Socialiste, është në zi. Mësphet se Bello, ka humbur të vëllanë, Drini, në moshën 50-vjeçare, pas një betej...