LIVE UPDATES
Politike

KQZ si ‘bunker’, censuron të dhënat për zgjedhjet, s’pasqyron votat për qendrat e votimit

2 Korrik 2019, 08:58 Nga DOSJA
KQZ si ‘bunker’, censuron të dhënat për zgjedhjet,

Tiranë– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka censuruar të dhënat e procesit të votimit për zgjedhjet e 30 qershorit. Në faqen online të institucionit, ndryshe nga tri proceset zgjedhore të shkuara që kur u impelentua në masë teknologjia për dhënien e informacioneve në kohë reale, këtë herë të dhënat për procesin e numërimit janë të cunguara.

KQZ, për këtë proces zgjedhor, futi në faqen e saj një seksion të ri për dhënien në kohë reale të informacioneve mbi procesin e numërimit të votave, por ky informacion vjen i cunguar. Konkretisht, në numrin e votave që publikon Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mungojnë të dhënat për numrin e votave të pavlefshme në kutitë e votimit, ndarja e votave në bazë të njësive administrative apo vendore, të dhëna këto që kanë qenë të publikuara në zgjedhjet e shkuara.

Në proceset e mëparshme zgjedhore, konkretisht ato për zgjedhjet vendore të vitit 2015, në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve publikoheshin të dhënat edhe në bazë të qendrave të votimit për të bërë sa më transparent këtë proces. Por këtë herë, të dhënat janë fokusuar vetëm te votat për kandidatët për kryetarë bashkie në bazë të bashkisë, duke i unifikuar të dhënat.

PROBLEMATIKA

Çimentimi i institucionit, i cili bën administrimin e zgjedhjes, duket se rrit edhe më shumë dyshimin për mënyrën sesi po procedohet me procesin zgjedhor të këtij viti. Këto dyshime ngrihen edhe më shumë me të dhënat kontradiktore që ka dhënë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbi numrin e votuesve që morën pjesë në votime, krahasuar me votat e gjetura brenda në kuti. Mosdhënia e informacionit mbi votat e pavlefshme në këtë proces zgjedhor e rrit edhe më shumë dyshimin mbi transparencën e institucionit.

Konkretisht, krahasimi i bëri deri tani me të dhënat e dhëna nga KQZ mbi pjesëmarrjen dhe atyre të gjetura në kuti, është bërë në bazë të votave që kanë marrë kandidatët, por pa përllogaritur numrin e votave të pavlefshme, të cilat në këtë proces zgjedhor kanë qenë më të lartat se çdo proces zgjedhor. Nëse bashkohet ky numër që vjen nga monitorimet në terren, rezulton që numri i dhënë për pjesëmarrjen nga KQZ është më i vogël me numrin e votave të gjetura në kuti, duke përfshirë këtu edhe votat e pavlefshme.

Kësisoj, mungesa e të dhënave për çdo qendër votimi, që përkthehet për çdo kuti votimi në këtë proces zgjedhor, ngre dyshime mbi transparencën dhe rregullsinë e procesit. Ajo që nuk u kuptua është se përse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që të ndryshonte mënyrën e publikimit të dhënave në faqen e saj online, duke qenë se metodika e ndjekur në proceset e shkuara zgjedhore ka qenë komplet transparente.

Marrë nga Panorama

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kqz si ‘bunker’ zgjedhjet lokale kqz si ‘bunker’ zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj