LIVE UPDATES
Politike

Kravata, libra e punime druri: Dhuratat që pranuan “kokat” e shtetit në Kosovë, Glauk Konjufca më strikti, nuk p

5 Shtator 2021, 15:29 Nga DOSJA

Libra, piktura, punime artizanale dhe gjëra të tjera gjenden në listën e dhuratave që krerët e shteti kanë pranuar që nga pranimi i pozitave të tyre. Radio Evropa e Lirë ka siguruar listat e dhuratave që presidentja, kryeministri dhe kryetari i kuvendit kanë pranuar deri më tani si dhe shpenzimet që këta liderë kanë pasur për reprezentacion.

Pranimi i dhuratave nga zyrtarët publikë rregullohet me Ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave. Sipas këtij ligji, zyrtarët mund të pranojnë dhurata të rastit dhe dhurata protokollare. Këto të fundit duhet t’i mbesin institucionit.

Sipas dokumenteve zyrtare, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që nga marrja e mandatit në mars deri në fund të korrikut 2021, ka pranuar 23 dhurata.

Në tri raste ai ka pranuar kravata. Ato iu sollën nga Nabil Alshamsi, ambasador jorezident i Emirateve të Bashkuara Arabe, nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim si dhe nga Ismail Hakki që tani është edhe zyrtar i lartë i protokollit në kabinetin e kryeministrit.

Dy palë mansheta për këmishë, kryeministrit Kurti iu dhuruan nga një komandant i KFOR-it si dhe Bujar Osmani, ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut. Përveç këtyre, Kurtit iu dhuruan libra, stilolaps, pjata e gota dekoruese si dhe piktura.

Në dokumentet që Zyra e kryeministrit i ka dërguar Radio Evropës së Lirë, nuk ceket vlera monetare e këtyre dhuratave. Sipas Zyrës së kryeministrit, shpenzimet e reprezentacionit (për dreka dhe darka zyrtare) të kabinetit të kryeministrit, Albin Kurti, prej marrjes së mandatit e deri më datën 19 korrik 2021 janë 6.781 euro.


Në kërkesën e njëjtë që iu parashtrua Zyrës së presidentes, Vjosa Osmani, nga kjo zyrë kanë deklaruar se presidentja ka pranuar tetë dhurata.

Këto dhurata përfshijnë: Galata Tower në qelq, anije me vela dhe një portret në pjatë, vazo, piktura, punime në argjend si dhe pullë postare me portretin e presidentes. Zyra e Presidentes nuk ka treguar vlerën monetare të këtyre dhuratave e as se kush ia ka dhuruar ato. Megjithatë, ata kanë bërë të ditur se të gjitha këto dhurata do të mbesin në pronësi të Presidencës.

Në anën tjetër, sipas të dhënave zyrtare, që nga marrja e mandatit e deri më 25 gusht, presidentja Vjosa Osmani ka harxhuar 2.300 euro për reprezentacion. Zyra e Presidentes ka treguar edhe darkat zyrtare për të cilat janë bërë këto shpenzime.

Në kërkesën për qasje në dokumente publike, Kuvendi i Kosovës ka thënë se nuk ka të deklaruar ndonjë dhuratë për kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufcën.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nga marrja e mandatit, mars 2021 dhe deri më tani, nuk ka pranuar asnjë dhuratë në vlerë mbi 50 euro që, sipas ligjit, duhet deklaruar”, thuhet në përgjigjen e kuvendit dërguar Radios Evropa e Lirë.

Sipas zyrës për media në kuvend, shpenzimet e reprezentacionit të kryetarit të kuvendit, për periudhën mars-gusht 2021 janë zero euro.

Ndërsa shpenzime të bufesë për delegacione janë 690 euro.

Edhe pasqyra financiare e reprezentacionit të kabinetit të këshilltarëve të kryetarit është zero euro, meqë kanë hequr dorë nga reprezentacionet e tyre”, thuhet në përgjigjen nga Kuvendi i Kosovës.

Më shumë transparencë e kontroll mbi dhuratat për zyrtarët publikë

Agjencia Kundër Korrupsionit në Kosovë është institucioni që merret me deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publikë si dhe dhuratat që ata mund të pranojnë. Arton Demhasaj nga Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, tha për Radion Evropa e Lirë se duhet transparencë më e madhe nga zyrtarët publikë lidhur me dhuratat që i pranojnë.

“I kushtojnë shumë pak vëmendje në raportin vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit. Mendoj që duhet të ketë më shumë hapësirë pranimi i dhuratave që mënyrë që të kuptohet sa dhurata pranohen nga zyrtarët e lartë publikë, vlera e tyre dhe risku i korrupsionit dhe konfliktit të interesit”, tha Demhasaj.

Sipas Demhasajt, deklarimi i vlerës së saktë të secilës dhuratë është shumë e rëndësishme për të vlerësuar rrezikun për korrupsion.

“Mendoj që duhet të shikohet vlera e tyre. Një kravatë mund të jetë nga pesë euro ndoshta deri në 5.000 euro. Duhet të shihet arsyeja pse është dhënë.., duhet të ketë kontroll më të madh nga Agjencia Kundër Korrupsionit”, tha ai.

Nga Agjencia Kundër Korrupsionit thanë për Radion Evropa e Lirë se gjatë vitit 2020, dy institucione kanë lajmëruar se kanë pranuar dhurata, përkatësisht, Zyra e presidencës – gjashtë dhurata dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës – 22 dhurata.

Në anën tjetër, në raportin e fundit të kësaj agjencie, për vitin 2019 thuhet se institucionet të cilat kanë dorëzuar kopjet e katalogut të dhuratave për vitin 2019 janë: Kuvendi i Kosovës një dhuratë; Zyra e kryeministrit 24 dhurata; Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren tetë dhurata dhe Kuvendi Komunal Rahovec një dhuratë.

Sipas ligjit që rregullon pranimin e dhuratave, “personi zyrtar nuk mund të kërkojë ose të pranojë dhurata ose favore të tjera për vete, as për anëtarët e familjes, që kanë të bëjnë me ushtrimin e detyrave zyrtare dhe të cilat ndikojnë, ose mund të ndikojnë në ushtrimin e detyrave zyrtare, përveç dhuratave protokollare dhe dhuratave të rastit”.

Marrë nga REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike albin kurti dhuratat per shtetaret glauk konjufca kosove vjosa osmani albin kurti dhuratat per shtetaret glauk konjufca kosove vjosa osmani


Sondazh

Poll
Politike 5 Shtator 2021, 07:25

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar 5 vjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës.Në një status në Twitter ai është shprehur s...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj