Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Kreu i OBSH-së bënë deklaratë inkurajuese: Numri i infektimeve me Covid-19 ka shënuar rënie në gjithë botën
2 Shkurt 2021, 09:31Nga DOSJA
BOTË-Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus ka dhënë një lajmë inkurajues në lidhje më numrin e infektimeve në gjithë botën. Në një deklaratë për mediat, ai ka thënë se për tre javë me radhë numri i rasteve të reja me Covid-19 ka shënuar një ulje.
“Për të tretën javë me radhë, numri i rasteve të reja të COVID-19 të raportuara globale ra javën e kaluar. Ka akoma shumë vende me numër në rritje të rasteve, por në nivelin global, ky është një lajm inkurajues,”-ka thënë ai.
Po ashtu, Tedros ka thënë se virusi mund të kontrollohet, madje edhe variante e reja, duke respektuar distancimin social, duke mbajtur maskë dhe higjenë të pastër. Ai paralajmëroi, megjithatë, se bota ka qenë në këtë pikë më parë dhe nuk e ka menaxhuar siç duhet.
“Gjatë vitit të kaluar, ka pasur momente në pothuajse të gjitha vendet kur rastet ranë, dhe qeveritë lehtësuan masat shumë shpejt, por raste u kthyen. Përderisa shpërndahen vaksinat, është jetësore që të gjithë ne të vazhdojmë të marrim masa paraprake për të mbajtur veten dhe njëri-tjetrin të sigurt. Po ashtu ndihmon për garantimin e vaksinave, që të mbeten efektive,”-ka shtuar kreu i OBSH-së.
Që nga fillimi i pandemisë deri tani në botë kanë regjistruar 104,009,569 persona me Covid, ndërsa 2,249,858 të tjerë kanë humbur jetën
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BRITANI-Një adoleshent, udhëheqës i një grupi neonazist, është bërë personi më i ri i dënuar për terrorizëm në Mbretërinë e Bashkuar. Ai u shpall fajtor në tota...
TURQI-Turqia ka reaguar kundër vendosjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy në deklaratë ka thënë se...
MIANMAR-Ushtria në Mianmar mori pushtetin ditën e djeshme, pas akuzave të tyre për manipulim në zgjedhje.Vendi po ashtu u përball dhe me një prishje të internet...
SHBA– Këshilli i Sigurimit i KB është vendosur të takohet të Martën për të diskutuar zhvillimet dhe një përgjigje të mundshme ndërkombëtare ndaj grushtit ...
KOSOVË-Bashkimi Evropian ka reaguar pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit, ditën e djeshme. Sipas Kallxo, zëdhënës i BE-së ...
SHBA– Ish-ylli i pornografisë Jenna Jameson pretendon se Marilyn Manson fantazonte ta digjte atë të gjallë dhe ‘i pëlqente të kafshonte’ gjatë seksit. Në një in...
Shifra e të infektuarve me Covid-19 në gjithë botën ka shkuar mbi 103 milionë, ndërsa 2,248,090 njerëz kanë ndërruar jetë.Shtetet e Bashkuara, janë vendi me num...
BRUKSEL– Bashkimi Evropian shtrëngoi kufizimet për vizitorët nga jashtë bllokut të Hënën, duke lejuar udhëtarët të hyjnë vetëm nga vendet me shumë pak raste dhe...
TURQI-Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ditën e djeshme ka deklaruar nevojën për hartimin e një kushtetute të re dhe civile për Turqinë.Gjatë një deklarate për me...