Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi gjykim e dosjes së përgatitur nga Prokuroria për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. (Lexo këtu)
Jashtë ambienteve të Gjykatës, Tahiri tha për mediat se drejtësia nuk e bënte gjithmonë punën e saj por megjithatë ai nuk do ta pranonte kurrë që të ishte kurban i saj.
I pyetur nga gazetarët e pranishëm lidhur me mungesën e tij në Kongresin e socialistëve Tahiri u shpreh se kishte vendosur që nuk do të merrej me politikë deri në përfundimin e çështjes së tij.
Në fund ai u largua me premtimin se shumë shpejt do të fliste lidhur me padrejtësitë që sipas tij Prokuroria ka bërë gjatë procesit.
Fjala e plotë jashtë Gjykatës:
Tahiri: Ajo që vjen para është më e rëndësishme se ajo që shkoi. Tani shkojmë në gjykim dhe ky është një shans për mua për të treguar atë që kam thënë gjithmonë. Nuk dua të merrem me llojin e seancës apo të akuzës. Unë jam rezervuar gjithmonë të komentoj drejtësinë, qoftë prokurorinë apo gjykatën. Nuk dua ta bëj tani në respekt të një sistemi ku kam kontribuuar edhe unë deri diku.
Përse kërkuat gjykim të shkurtuar?
Unë kërkova që gjykimi të mos jetë një histori zvarritje e pafund. Prokroria pretendon atë që pretendon. Unë kam shumë më shumë për të pretenduar atë që pretendon prokuroria. Do t’ju lutesha juve kur të citoni dhe të saktësoni që unë do të vazhdoj deri në fund të argumentoj që nuk kam pikën e lidhjes me këtë çështje. Do ta shohim në gjykim. Drejtësia prandaj është e bukur pavarësisht se në shumicën dërrmuese nuk bën drejtësi. Por në ato pak raste kur bën drejtësi ia vlen.
Si ishte të qëndronit 8 orë në gjykatë? Dosja juaj ka shkuar me karrocë sot në Gjykatë.
Tahiri: Kam pak zor të flas për veten në rastin kur gjendem në këto pozita. Do të ndjek me përpikëri çdo seancë. Kur kjo ndodh me mua, merre me mend për njerëzit. Nuk jam ndonjë hero i heshtur dhe as më pëlqen pozita e njeriut me poza heroike por di të them që realisht më vjen keq për njerëzit që vuajnë nga ky sistem drejtësie dhe nuk flasin dot përpara jush.
Keni kontaktuar me bashkë të akuzuarit?
Asnjë kontakt, jo!
Cilat ishin provat konkrete?
Tahiri: Ajo që keni dëgjuar. Unë i kërkova prokurorisë të bëjë një akuzë të saktë dhe të qartë. Siç e parashikon ligjin. Prokuroria duhet të tregonte cilin veprim kam bërë unë që kam shkelur ligjin. Shumë e thjeshtë. Prokuroria nuk u përgjigj. Ndërkohë që nga sot e tutje keni folur vetëm ju, sot e tutje do të flas edhe unë. Në Gjykatë dhe për publikun. Ky nuk mund të jetë më një proces i mbyllur. As një proces kur provat trafikohen. Ka kohë për të gjitha. Ky proces i ka kapërcyer nivelet e një maskarade. Por unë jam mësuar me këto dhe them që do t’ja dal.
Çfarë shpresonit nga Gjykata?
Çfarë të them unë tani?! Për sa kohë unë i drejtohem Prokurorisë dhe Gjykatë dhe i them: Ore më tregoni ku e kam shkelur ligjin? Dhe nuk më thonë dot një gjë çfarë të them unë.
A është Gjykata e varur apo e pavarur?
Nuk di ta them këtë. Prandaj thashë se drejtësia është e bukur.
A bëri drejtësi Gjyqatarja sot?
Nuk dua ta komentoj se kam konflikt interesi.
Mungesa juaj në Kongresin e socialistëve, hera e parë që nuk ishit?
Nuk kam asnjë koment! Është vendimi im për të mos bërë politikë deri kur kjo çështje që më hapi politika të mbyllet.
Ndjeheni i bërë kurban?
Nuk e ndjej veten por di të them që drejtësia i ka shumë borxhe njerëzve dhe në këtë vend në 25 vjet kanë qeverisur njerëz që kanë vjedhur dhe kanë vrarë. Unë s’kam vjedhur kërkënd dhe as kam vrarë njeri. Çdo kusuri do t’ja dal. Nuk është aq e kollajt të jem unë kurbani.
Keni pengje? Nga një ish-ministër kampion, tashmë jeni një i pandehur zyrtar.
Jo jo unë jam prapë ministri kampion. Atë që kam bërë për Policinë e Shtetit nuk i kthehm kurrë prapa.
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, akuzohet për trafik të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se ka kryer veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kirminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal.
Në maj të vitit 2018 Tahiri dorëzoi dhe mandatin e deputetit dhe u vu në dispozicion të drejtësisë. Pas kësaj organi i akuzës kërkoi sërish arrestimin e tij, por Gjykata vendosi që ta linte vetëm në masën “arrest shtëpie”. Prokuroria ka kërkuar disa herë arrestimin e tij, por Gjykata nuk ka pranuar pasi nuk ka qenë e bindur nga provat e dorëzuara.
(k.m./dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Një ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u paraqit në prokurori, ku dëshmoi si person që ka dijeni mbi ngjarjen, në lidhje me...
TIRANË– Djali i ish-presidentit Bujar Nishani, Ersilio, ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare.Ditën e sotme, ish-Presidenti Nishani ka reaguar përmes një p...
Përfaqësues të 28 vendeve anëtare të vendeve të BE-së kanë zhvilluar ditën e sotme takime me presidentin Ilir Meta, kryeminsitrin Edi Rama dhe me ministrin e Ja...
TIRANË- Ministri i Deleguar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka shkarkuar nga puna 20 diplomatë. Me tone të ashpra Cakaj ka sulmuar punonjësit d...
Ministri i deleguar për Europën dhe Punët e Jashtme, me sinqeritetin që e karakterizon, ka zbuluar një shkelje të Kushtetutës dhe dy shkelje të ligjit, ku shkel...
TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta ka takuar sot në Tiranë artisten nga Kuvajti, Ebtisam Al Houti, i cila së fundmi është angazhuar për të promovuar në...
TIRANË- Deputeti i përjashtuar nga Partia Demokratike, Myslim Murrizi njofton se në parlament do të krijohet shumë shpejt një grup i ri parlamentar i Parti...
TIRANË- Ministiria e Shëndetësisë në bashkëpunim me qeverinë ka organizaur sot një tryezë në kuadër të dhunës së mjekëve. Gjatë takimit ministrja e Shendet...
TIRANË- Analisti Shpëtim Nazarko ka shpërthyer kundër Kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ishte gati që ta ofendonte atë, nëse ai do ta fyente.I ftuar në...
Tiranë- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, i pyetur nga gazetari Sokol Balla në emisionin “Real Story” se çfarë urimi do t’i bënte presidentit ...