LIVE UPDATES
Politike

Kriza politike, Basha intervistë për REL: S’ka zgjedhje më 30 qershor, ftesat për dialog bëhen sa për sy e faqe

23 Qershor 2019, 06:41 Nga DOSJA
Kriza politike, Basha intervistë për REL: S’ka zgjedhje më

Gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, kreu opozitar nga Partia Demokratike, Lulzim Basha thotë se nuk ka dalje nga kriza politike në Shqipëri “pa u ndëshkuar personat që kanë kapur shtetin me krim të organizuar dhe korrupsion” dhe se ky është kushti i panegociueshëm i opozitës.

Zoti Basha ripërsëriti se zgjedhje më 30 qershor nuk mund dhe nuk do të ketë me një parti të vetme dhe se ftesa e kryeministrit Edi Rama për dialog të brendshëm politik është vetëm “hedhje hi syve” të qytetarëve.

INTERVISTA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, PËR RADION EUROPA E LIRË

Radio Europa e Lirë: Zoti Basha, Shqipëria ndodhet në një ngërç politik. Cili është vizioni dhe kompromisi juaj për daljen nga kjo krizë?

Lulzim Basha: Kriza politike ka 3 dimensione. Ka kapjen e të gjitha pushteteve në një dorë, pra, autokracinë. Të gjitha pushtetet janë në dorën e një njeriu, qeveria, parlamenti, drejtësia, mediat janë të kapura nga i njëjti pushtet. Ekonomia është monopolizuar dhe është në duar të këtij pushteti. Publikimet më të fundit të gazetës prestigjioze gjermane Bild, tregojnë se jo vetëm kemi kapjen e shtetit nga krimi, por kemi shkrirjen në një të  partisë në pushtet, qeverisë dhe institucioneve shtetërore. Zgjidhja e kësaj krize politike nuk mund të kalojë thjesht nëpërmjet një marrëveshjeje të rëndomtë politike me një pazar mes palësh. Nuk mund të ketë zgjidhje të kësaj krize pa drejtësi dhe pa i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin dhe kriminelëve që, së bashku, kanë asgjesuar procesin politik, kanë vjedhur zgjedhjet, kanë devijuar vullnetin popullor dhe kanë prodhuar themelet e kësaj krize – një parlament ilegjitim, një qeveri ilegjiime, të dalë jo nga vota e qytetarëve, por nga diktati i krimit të organizuar, me paratë e drogës dhe të krimit dhe që, si rezultat, vazhdon të mbetet peng i interesave kriminale dhe private, në vend që t’i shërbejë interesave publike.

Radio Europa e Lirë: pse mendoni se bojkotimi i zgjedhjeve, por edhe bojkotimi i mandateve në Kuvend është zgjidhja e duhur për Shqipërinë?

Lulzim Basha:Ne përfunduam së qeni një fasadë e një Kuvendi tashmë të faktuar si produkt i diktatit të krimit. Provuam për afro dy vite, që brenda këtij Kuvendi të bënim reformat e duhura për të shkatërruar këtë lidhje midis politikës dhe krimit, këtë shkrirje në një të pushteti me krimin. E nisëm me komisione hetimore parlamentare për rolin e politikanëve kryesorë në vend në kthimin e Shqipërisë në një bazë të krimit e të drogës dhe komisionet, së pari u refuzuan, pastaj u sabotuan, ndonëse Kushtetuta e thotë qartë se është e drejta e opozitës të ketë hetime të tilla parlamentare. Ne vumë re që, përmes kapjes së prokurorisë, pushteti, qeveria arriti jo thjesht t’i ngadalësonte, por, praktikisht, t’i stoponte investigimet, hetimet e dosjes 339/1 dhe dosjes 184, që janë vjedhja e zgjedhjeve në Dibër dhe vjedhja e zgjedhjeve 2017 nga funksionarët më të lartë të PS në bashkëpunim me krimin. Vendimi ynë, padyshim, i paprecedentë, u zbulua të ishte vendimi i vërtetë, sepse tashmë gjithë bota e ka parë se parlamenti shqiptar, qeveria shqiptare nuk janë produkt i votës së popullit, por janë produkt i shkrirjes në një të qeverisë, partisë në pushtet dhe krimit të organizuar.

Radio Europa e Lirë:  Bashkësia ndërkombëtare në Shqipëri ka kërkuar që kjo krizë të zgjidhet me dialog. Po ashtu, kryeministri Edi Rama ka ftuar për dialog. Cila është përgjigja juaj ndaj një ftese të tillë?

Lulzim Basha: Ftesat për dialog që bëhen sa për sy e faqe apo akoma më keq, për propagandë nuk jane ftesa por janë përpjekje për t’i hedhur hi syve njerezve. Në krizën aktuale në Shqipëri është qartë se shkaktari kryesor është zoti Rama, i cili, për pushtetin e tij ka lidhur një pakt me krimin, çka faktohet edhe nga këto dosje hetimore, 339, 184. Disa gjëra dalin qartë nga këto dosje hetimore, megjithëse pak minuta janë zbardhur. E para, që në Shqipëri zgjedhjet janë vjedhur në të gjithë territorin. Nga Durrësi në Dibër, nga Shkodra në Lezhë e kudo, rrjetet kriminale janë bashkuar me PS për të vjedhur zgjedhjet. Së dyti që vjedhja e zgjedhjeve është bërë me të gjitha metodat, me blerjen e votave, me mbledhjen e kartave të identitetit, me ndalimin e votuesve të opozitës për të shkuar për të votuar, me frikësimin e tyre, me presionin ndaj administratës publike, me përdorimin e Policisë së  Shtetit. Pra, janë përdorur të gjitha metodat për të vjedhur dhe manipuluar zgjedhjet. Së treti, që në këtë proces ka qenë e përfshirë e gjithë kupola shtetërore, e gjithë administrata shtetërore, pra, nga kryeministri tek ministrat, tek deputetët, tek zëvendësministrat përsa i përkët kupolës politike, nga drejtorët e administratës, drejtorët e policisë, tek polici i thjeshtë, tek mësuesi i thjeshtë, që kërcënoheshin me bukën e gojës, nëse nuk shërbenin si kamikazë politikë, si militantë, për të vjedhur apo për të marrë e për të blerë vota per partinë në pushtet. Së katërti, është e qartë se në këtë ndërmarrje janë mobilizuar të gjithë kriminelët e Shqipërisë, nga bosët e krimit ë organziuar nga imerlalët, bajrët, shullazët me shokë deri tek kriminelët më të rëndomtë janë bërë njësh në këtë përpjekje të PS për të marrë pushtetin nëpërmjet shitblerjes së votës, intimidimit të votuesve dhe përdorimit të resurseve shtetërore. Pra, ajo që ne mësuam nga Bild-i, radiografia që Bild-i i bëri procesit zgjedhor në Shqipëri, është që nuk kemi të bëjmë më thjesht me një shtet të kapur nga krimi, kemi të bëjmë me një shtet të shkrirë në një me krimin e organizuar. Ndaj, asgjë nuk do ta zgjidhë këtë krizë pa u ndëshkuar hajdutët e votave, qofshin kriminelë të rrugës apo politikanë të bërë njësh me krimin. Ky është një kusht i panegociueshëm, jo thjesht për opozitën, po në qoftë se nuk arrijmë këtë, nga kjo krizë do të shkojmë në një krizë tjetër akoma më të thellë.

Radio Europa e Lirë: Zoti Basha, megjithatë, edhe pse presidenti i vendit e anuloi realisht datën e zgjedhjeve, partia Socialiste instiston se do t’i mbajë zgjedhjet. Cili do të jetë reagimi i Partisë Demokratike?

Lulzim Basha: Për ne është fare e qartë, 30 qershori nuk është një datë zgjedhjesh. Votime ka edhe në Korenë e Veriut, për liri dhe demokraci flet edhe Maduro i Venezuelës. Procese farsë mban edhe Berdinmuhamedovi i Turkmenistanit. Po këto nuk janë standarde perëndimore. Nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën. Nuk mund të ketë zgjedhje me një kandidat. Çfarë zgjedhjeje është ajo,  kur ti ke një kandidat? Kjo na kthen pas në kohën e sundimit të diktaturës së Enver Hoxhës. Nuk bëhet fjalë për një proces zgjedhor, nuk ka zgjedhje me 30 qershor, ka një tentativë të një partie të kriminalizuar nga një kupolë njerëzish që e kanë braktisur interesin publik prej kohësh, kanë braktisur edhe interesin e socialistëve të thjeshtë dhe që i shërbejnë vetëm karriges, pushtetit pra dhe pasurimit të tyre dhe për këtë interes, janë në bashkëpunim të ngushtë me një grusht kriminelësh dhe një grusht oligarkësh grabitqarë. Është një kupolë njerëzish që kanë shtënë në dorë gjithçka në këtë vend, pushtetin, pasuritë, buxhetin, drejtësinë, institucionet, mediat dhe duan që, përmes një procesi farsë zgjedhor, të kapin edhe pushtetin lokal, pra të kapin të gjitha pushtetet. Dilema është fare e qartë, zgjidhja është fare e qartë, ose do të pranojmë Shqipërinë e atyre, një grushti njerëzish që kontrollon dhe ka gjithçka, ose do të bëjmë çdo përpjekje për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve. Dhe kjo e dyta mund dhe do të kalojë vetëm përmes vlerave dhe parimeve perëndimore të demokracisë dhe shtetit të së drejës.

Radio Europa e Lirë: Zoti Basha, si mendoni se do të reflektojë kjo situatë në hapjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian?

Lulzim Basha: Është e qartë,  ka 3 vjet që Shqipërisë i refuzohet hapja e negociatave, sepse nuk përmbush detyrat. Lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar vazhdojnë të mbeten prioritetet kryesore për shtetet anëtare, në të cilat Shqipëria nuk ka bërë hapa përpara, por ka bërë hapa pas. Dëshmi e kësaj është edhe vota e parlamentit hollandez për t’u rikthyer shqiptarëve regjimin e vizave, diçka që ne, me shumë sakrifica arritëm ta hiqnim në vitin 2010. Tani, akoma pa u mbushur 10 vjet nga ky moment, dhjetori i vitit 2010, e mbaj mend shumë mirë, sepse kam qenë ministër i brendshëm, që udhëhiqte procesin e plotësimit të kushteve për heqjen e vizave, një nga vendet anëtare ka vënë në lëvizje mekanizmin për rikthimin e vizave për shqiptarët. Pse? Është e qartë, për shkak të drogës, për shkak të krimit, për shkak të korrupsionit, të bërë njësh me qeverisjen në Shqipëri. Evropa nuk është raciste, Evropa nuk është kundër shqiptarëve, Evropa është kundër drogës. Evropa nuk është kundër qytetarëve, është kundër qeveritarëve të korruptuar. Ndaj, rruga për të hapur negociatat është e qartë dhe e thjeshtë: nuk shkohet në Evropa pa u sjellë si evropianë. Nuk shkohet në Evropë pa respektuar themelet e bashkëjetesës demokratike evropiane, zgjedhje të lira e të ndershme, një standard dhe jo dy standarde në drejtësi, pra ligji i barabartë për të gjithë, fund pandëshkueshmërisë së politikanëve. Këto janë vlerat për të cilat qendron Evropa, këto janë vlerat për të cilat lufton Partia Demokratike, opozita dhe aleanca më e madhe e qytetarëve që vendi ka njohur, do të thoja që prej vitit 1992.

Radio Europa e Lirë: Zoti Basha, faleminderit për kohën.

Lulzim Basha: Faleminderit ju. Kënaqësi!

Marrë nga REL

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kriza politike lulzim basha shtyrja e zgjedhjeve lokale kriza politike lulzim basha shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj