6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Shqipëri– Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për krizën politike në vend. Ndryshe nga herët e tjera Presidenti këtë herë i është përveshur edhe opozitës. Meta thumbon opozitën teksa thotë se shprehin entuziazëm se kanë fituar 85% të zgjedhësve , duke harruar se sikur të ishte regjistruar para shfyqizimit të 30 qershorit do kishin për vete jo më shumë se 1/4 të kësaj përqindjeje.
Ai iu thekson të dyja palëve politike se gëzohen me ‘fitoret’ që penalizojnë shqiptarët.
“Viktimat e këtyre “fitoreve” janë të gjithë qytetarët shqiptarë pa dallime partiake. Për integrimin as bëhet fjalë por mbetet vetëm të shpresojmë të mos na ndëshkojnë në institucionet aktuale, që merren me mbrojtjen e autonomisë vendore, demokracisë vendore dhe të drejtat e njeriut.”, shprehet ai.
Reagimi:
Fitoret e thella që gëzojnë liderët dhe pasojat e rënda që penalizojnë Shqipërinë dhe shqiptarët
E kam fjalën për fitoren “e vërtetë” të mazhorancës aktuale, që në zgjedhjet e saj të njëanshme dhe të paligjshme, shpalli fitoren në 100% të bashkive të Shqipërisë, si edhe të këshillave bashkiakë.
Por edhe entuziazmi i liderëve të opozitës se ata fituan 85% është mbresëlënës, duke harruar se sikur opozita të ishte regjistruar në kohë para shfuqizimit të 30 qershorit si datë e zgjedhjeve do t’i mjaftonte të kishte për vete, jo më shumë se 1/4 e 85% për të arritur një fitore reale dhe institucionale në shumicën dërrmuese të njësive vendore.
“Fitore” të tilla penalizojnë rëndë të ardhmen e vendit, pasi jo vetëm garantojnë një disfatë në 18 tetor për çeljen e negociatave në mënyrë te sigurtë, por lenë pa mbrojtje nga të drejtat e tyre të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët jetën e tyre të përditshme e kanë aq të lidhur me shërbimet e pushtetit vendor.
Ndērkohë asgjesimi i llogaridhënies së pushtetit vendor (pas atij qendror), i shërben vetëm pakicës që nuk njeh rotacion dhe të përzgjedhurve të saj për të administruar çdo pushtet, pasuri dhe pronë publike, në mënyrë arrogante dhe të pakontrolluar.
Viktimat e këtyre “fitorjeve” janë të gjithë qytetarët shqiptarë pa dallime partiake.
Për integrimin as bëhet fjalë por mbetet vetëm të shpresojmë të mos na ndeshkojnë në institucionet aktuale, që merren me mbrojtjen e autonomisë vendore, demokracisë vendore dhe të drejtat e njeriut.
Ende vijon kriza politike në vend. Disa ditë më më parë kryeministri i vendit Edi Rama deklaroi se shkarkimi i Metës do të shqyrtohej pas raportit të Venecias. Rama mohoi që qeveria e tij të kishte punuar paketën anti-shpifje, duke ia spostuar kështu përgjegjësinë vetë OSBE, si një mision që ka hartuar këtë paketë, që sot e kundërshton. Ndërsa për krizën politike ai theksoi se është gati për dialog me opozitën por jo për negociata. Nga ana tjetër Basha deklaroi se vendi duhet të futet në zgjedhjet e tetorit dhe të zhvillohen të tri palët e zgjedhjeve.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë-Ish-deputeti i PD-së Gent Strazimiri për krizën politike në vend ka deklaruar se kjo është vera e fundit e Ramës si kryeministër“Është stina e fundi...
TIRANË- Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili ka postuar një sekuencë nga drama e njohur “Arturo Ui”, ku e kontekstualizon me situatën politikën sot.Vasili ka ...
TIRANË- Presidenti i Ilir Meta, ka postuar një tjetër foto nga pushimet në Bjeshkët e Sharrit. Në një postim të bërë në Facebook, Meta shkruan se mësoi se...
VLORË– Gushti tashmë ka nsiur zyrtarisht, por ashtu dhe pushimet e politikanëve. Pas mbylljes së një sezoni shumë të ngarkuar politikë, të gjithë janë drej...
TIRANË- Kur kanë kaluar 6 muaj nga nisja e krizës politike në vend kryerepublikani Fatmir Mediu zbulon eksluzivisht për Top Channel përpjekjen e OSBE për a...
SHKODËR- Ish-kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, duket se do i shkojë deri në fund fjalës së saj, duke mos njohur zgjedhjet dhe kryetarin e ri të ...
TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Shqipëri, në një deklaratë të sotme ka reaguar kundër taskës së Rrugës së Kombit.Vetëvendosje këtë tarifë e quan një...
TIRANË– Kryeminsitri Edi Rama nuk është ndalur as në këto ditë gushti, ku ka marrë pushimet, për t’u përgjigjur aktorëve që janë kundër shembjes së Teatrit...
TIRANË- Prej ditësh qeveria ka nisur një aksion të gjerë kundër informalitetit. Të gjitha strukturat e Tatimeve, ministrisë së Financave, por dhe vet kryem...
ELBASAN- Kreu i opozitës Lulzim Basha dënoi dhunën e gjobave ndaj biznesve të vogla, me të cilat mbijetojnë shumica e familjeve shqiptare.Në një takim me strukt...