LIVE UPDATES
Politike

‘Kriza’/Rama refuzoi planin e opozitës, Basha: I vjen nga eurforia e mos hapjes së negociatave

4 Tetor 2019, 18:50 Nga DOSJA
‘Kriza’/Rama refuzoi planin e opozitës, Basha: I vjen nga

TIRANË– Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ndërsa komentoi refuzimin që kryeministri Rama i bëri planit të opozitës për zgjidhjen e krizës, tha se kjo i vjen “nga eurforia e moshapjes së negociatave”.

Teksa ishte i ftuar në në “Syri.net”, Basha u shpreh se hapja e negociatave është kërcënim për çdo autokrat, për çdo drejtues të korruptuar.

Pyetje: A keni koment mbi refuzimin e Ramës për planin tuaj për reformën zgjedhore.

Lulzim Basha: Ajo që pamë ishte një njeri euforik nga mos hapja e negociatave. Hapja e negociatave është kërcënim për çdo autokrat, për çdo drejtues të korruptuar. Mos harroni se Sanaderi, ish kryeministri i Kroacisë, shkoi në burg për një orë dore me anë së cilës gjetën aferën korruptive të shitjes së armëve. Këtu ka me qindra tregues që dalin ditë për ditë, i fundit doli para dy ditëve nga SHBA, që do të çonin në ndjekje penale atë që sapo pamë duke bërë kllounin para Kuvendit. Por Edi Rama nuk është më axhenda ime, as e PD, as e opozitës dhe as nuk duhet të jetë axhenda e shqiptarëve. Ky është një njeri që ka lënë në baltë këdo, ka 6 vite që ka lënë në baltë Shqipërinë, ka 6 vite që ka premtuar për ta çuar vendin drejt BE-së dhe ka 6 vite që dështon. Ky është nëj dështim i Edi Ramës. Dhe kushtet nuk vijnë as nga unë dhe as nga PD, kushtet vijnë nga Bundestagu. Kushtet vijnë nga Gjermania. Kushtet vijnë nga Këshilli Europian. Kushtet po vijnë edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vendi është në një krizë të thellë politike, shkaktari i kësaj krize është njeriu që ka bashkëpunuar me krimin për të shkatërruar zgjedhjet dhe për të kapur shtetin në bashkëpunim me krimin, në bashkëpunim me oligarkët. Pasojat i vuajnë shqiptarët, pasojat i vuajnë të papunët.

Ata të cilët mezi ia dalin të mbyllin muajin prej rrogave të ulëta; fermerët, fëmijët, studentët, pensionistët, çdo shqiptar i vuan pasojat e politikës së papërgjegjshme të një nejriu që prap u shpreh në mënyrë të papërgjegjshme. Këtu nuk e ka sjellë vendin as PD, as Lulzim Basha. Përgjegjësinë për këtë vendin të Bashkimit Europian e ka tërësisht Edi Rama.

Ajo që ne kemi bërë kemi dorëzuar një plan për daljen nga  kriza, duke nisur me një propozim për reformën zgjedhore duke qenë se reforma zgjedhore është një nga kushtet e Bundestagut, i pasuar nga kushti tjetër për zbatimin e reformës zgjedhore, e cila për këdo që ka sy në ballë dhe veshë për të dëgjuar do të thotë zgjedhje, do të thotë i vetmi institucion që rikthen legjitimitetin që janë zgjedhjet.

Prandaj PD, aleatët anë kemi dorëzuar me përgjegjësi shumë të madhe duke dorëzuar një plan 5 pikësh dhe ky plan është rruga që ne shohim për zbatimin e kushteve të Bundestagut, rruga që shohim për të nxjerrë vendin nga kriza. Pra, nuk ka asnjë tejkalim të detyrës morale të opozitës.

Ne kemi një paradoks, ku nga njëra anë kemi një kryeministër, një qeveri që rri duarkryq, madje ky fërkon duart që nuk po hapen negociatat dhe nga ana tjetër kemi një opozitë që sillet me një përgjegjësi që në fakt i takon qeverisjes, me përgjegjësinë për ti dhënë Shqipërisë rrugën e daljes nga kriza.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kriza politike lulzim basha negociatat me be edi rama kriza politike lulzim basha negociatat me be

Sondazh

Poll
Politike 4 Tetor 2019, 18:47

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Java” foli për djegien e mandateve. E pyetur...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj