LIVE UPDATES
Politike

‘Basha s’e njihte mirë Ramën’, Kryemadhi flet për marrëveshjen e 17 Majit: Djegia e mandateve, gjëja më e mirë, Haj

16 Janar 2020, 06:22 Nga DOSJA
‘Basha s’e njihte mirë Ramën’, Kryemadhi flet

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka deklaruar se marrëveshja për Reformën Zgjedhore është në të keqe të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Në një intervistë të dhënë për  “Euronews Albania”, Kryemadhi deklaroi se opozita ka qenë e gatshme për Reformën Zgjedhore që në 2018-ën, por akuzoi Ramën se ka tentuar ta bllokojë disa herë.

Ajo u shpreh se marrëveshja e 17 Majit ishte për të bërë një qeveri të pajtimit kombëtar, por sipas saj Basha nuk e njihte mirë Ramën. Ndërsa për Rudina Hajdarin ajo u shpreh se ajo është prodhim i sistemit të vjetër.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit:

Ne kemi qenë gati që në 2018-ën për reformën zgjedhore. Mos kujtoni se Rama ka firmosur atë draft me kënaqësinë më të madhe, ka firmosur me frikën më të madhe sepse e kanë detyruar socialistët e vetë. Opozita ishte jashtë institucioneve dhe Rama kishte 101 deputetët që votonin për të, kësht që në anën ligjore e kishte mundësinë ta votonte. Por nuk mund t’ja lejonte njeri këtë.

Djegia e mandateve ka qenë gjërja më e mirë. Marrëveshja e 17 Majit ishte për të bërë një qeveri të pajtimit kombëtar, ishte hera e parë që bënte marrëveshje me Ramën, nuk e njihte, e njihte Berisha dhe Meta.

Zonja Hajdari është prodhim i sistemit të vjetër, ajo përfaqëson parlamentin në tavolinë. Përfaqëson ¼ të tavolinës, përfaqëson iniciativat e reja.  Vetëm se ka një gabim, Hajdari është me shoqërinë civile, nuk ka trokitur në derën tonë për të thënë ne kemi këtë propozim. Nëse do të kemi një listë me proporcional kombëtar, të 140 deputetët do të dalin nga Tirana. Si dhe të gjitha partitë do të fusin në listat e tyre biznesmenë. Zonja Hajdari përfaqëson të gjithë të pakënaqurit e PD-së, të gjithë të zhgënjyerit, disa të zhgënjyer të PD-së kanë patur për 20 vjet zyrë te Kuvendi.

Zoti Rama pranoi që ky parlament është ilegjitim dhe nuk ka më vlerë. Problemi është si do të vazhdojmë të ecim më para për të garantuar një proces zgjedhor të pakontestueshëm nga palët. Mediat janë xheloze, si na ka shpëtuar ne kjo gjë. Por kështu është kur ka një grua në mes. Nuk ka çfarë t’i bësh. Unë kam takuar shumë njerëz sot, kam qenë në Prrenjas, të gjithë janë opotimist se pas reformës zgjedhore vijnë zgjedhjet e reja. Ka 6 muaj që Edi Rama po vdes për të thënë s’ka frymë në opozitë. Po ka frymë dhe të jeni të bindur, por të jem e sinqertë çfarë dua unë, dua një po për integrimin europian.  Një njeri që ekzaltohet nga epshet e Vuçiçit dhe del dhe shan, bullon dhe ofendon liderët e Kosovës, nuk ka bërë vaki kjo. Kjo bëri vaki vetëm në kohën e shtetit të drogës.  Një po e Bashkimit Europian mbyll të gjitha financimet kriminale. Hapja e negociatave nuk ka më raporte me Romana Vllahutin.

Marrëveshja e 17 majit

Në vitin 2017 tre muajt e ngërçit politik në Shqipëri përfunduan në orët e para të datës 17 maj pasi dy liderët kryesorë politik, kryeministri socialist Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike në opozitë Lulzim Basha thanë se kishin arritur një marrëveshje mbi pjesëmarrjen e të gjitha partive në zgjedhjet e ardhshme (të 2017-ës). Negociatat e tensionuara përfunduan me Ramën dhe Bashën që dhanë dorën njëri-tjetrit pas një bisede kokë më kokë që zgjati për më shumë se katër orë. Vendi u fut në zgjedhjet e 25 qershorit të 2017 ku fituese doli PS-ja. Nga opozita filluan akuzat për shit-blerje votash.

(J.V. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama konsensusi i paleve per zgjedhoren lulzim basha marreveshja e 17 majit 2017 monika kryemadhi edi rama konsensusi i paleve per zgjedhoren lulzim basha marreveshja e 17 majit 2017 monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj