LIVE UPDATES
Politike

Kryemadhi: Çështja përfshin grup kriminal, do nxjerr tjetër dosje, para nga Malta për vota

29 Mars 2022, 10:54 Nga DOSJA
Kryemadhi: Çështja përfshin grup kriminal, do nxjerr

TIRANË– Pas urdhër arresteve të SPAK për çështjen e inceneratorëve, reagoi edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Kryemadhi deklaroi se paratë e inceneratorëve kanë ardhur nga Malta dhe janë përdorur në zgjedhjet e 25 prillit, duke paralajmëruar sjelljen e fakteve të reja për këtë çështje.

‘Do t’ju rikujtoja të gjithë gazetarëve kam denoncuar që do të vinin nga Malta paratë e inceneratorëve për t’u përdorur në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar. Shumë shpejt do të njiheni dhe me atë dosje sepse ato para janë përdorur në mënyrë masive për blerjen e votës në Qarkun e Durrësit’, – tha Monika Kryemadhi.

Ajo tha se për inceneratorët ka patur kontrata të cilat janë jashtë kësaj fushe, ndërsa meritat për hetimet i faturoi LSI-së, kurse komisionin hetimor e akuzoi për zvarritje dhe varrosje të të vërtetave.


DEKLARATA E PLOTË:

Të nderuar qytetarë, dal në komunikim mediatik sepse sot bëhen 394 ditë nga padia e parë që kemi dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme të ashtuquajtur SPAK. E gjitha kjo që po ndodh sot me hetimet e inceneratorëve është një meritë e padiskutueshme e kallëzimeve që LSI ka depozituar në SPAK me fakte, dokumenta për çdo shkelje ligjore për të cilën janë bërë në mënyrë proceduriale të njëpasnjëshme nga zyrtarë politikë të lidhur me kryeministrin. Ashtu si u tentua me komisionin hetimor parlamentar që të varroseshin të vërtetat e kësaj afere korruptive, po kështu ju garantoj dhe një herë që nuk do të lejoj që kjo aferë e cila është afera më e madhe korruptive që ka ndodhur në këto vite nuk do të shuhet por do ta çoj deri në fund.

E them këtë me bindjen më të plotë sepse e kam thënë më përpara vazhdoj ta them që çështja e inceneratorëve është grup i strukturuar i mirëfilltë kriminal, por jo vetëm kriminal por dhe politik. Sepse nëpërmjet parave të inceneratorëve janë kapur elementët më të rëndësishëm të jetës politike shqiptare. Në fakt ajo që unë kam thënë herë pas herë, kemi vënë në provë dhe është në provë SPAK dhe është në provë çdo ecuri e kësaj çështjeje dhe kësaj dosjeje. Në radhë të parë dua të falenderoj të gjithë specialistët dhe ekspertët të cilët bënë të mundur përpilimin e të gjithë dosjes dhe hartimin e të gjithë padisë. Dhe për ta investiguar dhe zbërthyer të gjithë këtë aferë, e cila e kam thënë dhe përsëri vazhdoj ta them që sa herë preket me dorë nxjerrim nga një korrupsion të tmerrshëm të frikshëm të qeverisë së zotit Rama. Jo vetëm komisioni hetimor por dhe SPAK-u përveç evazionit fiskal të Klodian Zotos do të shikojnë që çështja e grupit të strukturuar kriminal, njëra nga këmbët e Meduzës është inceneratori por ka dhe disa këmbë të tjera të cilat do t’i bëjmë sot publike.

Në 27 prill të 2020, Klodian Zoto ITS ka marrë 9 milionë e 800 mijë euro për landfillin e Vlorës për të cilin deri më sot ne nuk kemi dëgjuar absolutisht asnjë gjë. Ka qenë e fshehur, e padeklaruar dhe e paprezantuar jo vetëm publikisht por edhe në aspektet e dokumentacionit.

Vazhdojmë me listën e kontratave të kompanive të Klodian Zoto-s. Pra, Klodian Zoto nuk është i specializuar vetëm për inceneratorët por është i specializuar dhe për shumë vepra të tjera.

Në vitin 2016, ka marrë 1 milionë dollarë nga Ministria e Mjedisit, ndërtim i impiantit të pastrimit të grykëderdhjes së Lumit Shkumbin rikualifikimin e vijës bregdetare në Vilë Bashtovë, Rrogozhinë. Ka marrë po ashtu 320 milionë lekë nga Bashkia Rrogozhinë, ka marrë po ashtu 650 milionë lekë nga Bashkia Rrogozhinë përsëri. Ka marrë përsëri nga Ministria e Mjedisit 2 milionë dollarë. Më e bukura ka marrë 6.7 milionë dollarë nga OSHEE për vendosjen e matësave. Më pas, përsëri në 2017 ka marrë nga Ministria e Mjedisit rreth 900 mijë dollarë, ka marrë përsëri nga Bashkia Rrogozhinë 1.5 milionë dollarë, ka marrë përsëri nga OSHEE drejtoria rajonale e Tiranës ndërtimi rrjeti të ri shpërndarës 20KË, 2 milionë dollarë. Ka marrë nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, 1 milionë dollarë për ndërtimin e bazës prodhuese të shkollës ‘Karl Gega’. Dhë përsëri ka marrë 255 mijë dollarë përsëri nga Ministria e Mirëqeniës Sociale.

Pra të nderuar qytetarë, kompania e inceneratorëve e cila e dini shumë mirë që deri me sot ne themi që janë 430 milionë euro, shkon më shumë se 430 milionë euro, shkon përtej. Sepse mos u çudisni kur të na dali dhe nëpër spitale Klodian Zoto me Stela Gugalljan, mos u çudisni kur të dalin në bankat e shkollës nëpër universitete, mos u çudisni kur të dalin në mbjelljen e specave dhe domateve, mos u çudisni kur të dalin në avionët që fluturojnë në qiellin tonë, mos u çudisni kur të dalin në ndonjë konflikt rajonal. E them këtë me ironi sepse çdo hetim nëse do të kishte vërtetësinë e tij, qoftë nga Prokuroria e Posaçme qoftë dhe nga Komisioni Hetimor i Parlamentit që nuk ishte gjë tjetër veçse një zvarritje prej 5 muajsh për të çuar përballë zbardhjen e këtij korrupsioni. Ne do të ishim sot komplet në kushte të tjera. Ndërkohë vazhdojmë të kemi kontrata të tjera jashtë fushës së veprimtarisë së inceneratorëve. Ka një kontratë në sipërmarrje me kompaninë ‘Alb Star’ merret dhe me ndërtim rrugësh. Dhe kjo përsëri është bërë në shtator të 2020. Ja ku janë dhe firmat e të dy kompanive. Pra të nderuar qytetarë ne do të vazhdojmë të zbardhim dhe më tej këtë grup të strukturuar kriminal. Sepse shumë njerëz vazhdojnë jo vetëm të ndihmojnë në zbardhjen e kësaj çështjeje por sot qytetarët janë mëse të bindur dhe janë të koshientë në atë çfarë po ndodh. Sepse qeveria vazhdon dhe paguan në vit pandemie me miliona euro për përveç inceneratorëve dhe me ndërtime shkollash të cilat nuk po i shikojmë sepse shkollat po boshatisën çdo ditë dhe më shumë, apo me riparime rrugësh apo me pastrime kanalesh vetëm për Klodian Zoton. Dhe ajo që dua të theksoj është që sot qytetarët kur flitet për të marrë rimbursime për çmimet e larta nuk mundet dot të marrin as njëmijë lekë të vjetra.

Do t’ju rikujtoja të gjithë gazetarëve kam denoncuar që do të vinin nga Malta paratë e inceneratorëve për t’u përdorur në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar. Shumë shpejt do të njiheni dhe me atë dosje sepse ato para janë përdorur në mënyrë masive për blerjen e votës në Qarkun e Durrësit.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike monika kryemadhi spak per inceneratoret monika kryemadhi spak per inceneratoret

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën