LIVE UPDATES
Bota

Kryeministri Conte: Nga lojtar amator nё burrё shteti

7 Shtator 2019, 07:05 Nga DOSJA

Në samitin e G7 në fund të gushtit në Biarritz profesori në fushën e drejtësisë Giuseppe Conte mendonte, se karriera e tij politike e nisur 15 muaj më parë do të mbyllej me kaq. “Unë nuk do të vij sërish” përgjigjej si nën zë Conte ndaj pyetjes përkatëse. Në Romë gëlonte kriza qeveritare ato ditë. Lëvizja “Pesë yjet”, me të cilën është i afërt Conte, pa qenë anëtar i saj, përpiqej me socialdemokratët të krijonte një koalicion qeverisës. Giuseppe Conte telefononte herë pas here me kryetarin e partisë socialdemokrate, Zingaretti dhe e bindte atë, se duhej ta provonte me atë si kryeministër.

Avokati të tërheq vëmendjen me mënyrën e tij të qetë dhe me argumenta parimorë. Edhe me presidentin italian, Sergio Mattarella ai ka një fill të mirë komunikimi. Italianët e duan 55 vjeҁarin me origjinë nga Pulja, i cili hyri tërthorazi në politikë. SIpas sondazheve, Conte gëzon një reputacion me 58 përqind duke u renditur në sondazhe i dyti pas Mattarellas si politikani më i preferuar. „Avokati i popullit” krahasuar me figurat kryesore të populistëve si Matteo Salvini (Lega) dhe Luigi Di Maio (Pesë Yjet) duket i arsyeshëm, i qetë dhe i pjekur, mendojnë komentatorët në Itali. Që nga qershori 2018 Conte ka qenë fytyra e qeverisë populiste, ku ai më shumë ishte noteri i qeverisë, e jo „presidenti i këshillit të ministrave”, që pjesërisht ndërmerrte nisma mjaft të diskutueshme politike nga të dyja partitë.

“Unë nuk jam marionetë

Atë e përqeshnin si „zëvendës” të zëvendësave të tij, Salvini dhe Di Maio. Por në Parlamentin Europian në shkurt Giuseppe Conte u mbrojt: “Unë nuk jam marionetë. Unë përfaqësoj popullin tim “, kështu iu kundërvu ai kritikëve në Strasburg.

Giuseppe Conte u emancipua vetëm pasi qeveria e tij e parë kishte dështuar. Në një fjalim që mbajti duke deklaruar dorëheqjen ai kritikoi ashpër ministrin e Brendshëm, Matteo Salvini, që ishte ulur pranë tij duke e akuzuar atë për „obsesion në politikën e migracionit”. Ai e akuzoi Salvinin si të papërgjegjshëm, sepse Italia e dobësuar ekonomikisht ka nevojë për një qeveri solide për ta ndryshuar këtë situatë – duke u zgjuar kësisoj disi me vonesë. E sikurse shkruan gazeta “Corriere della Sera” pas kësaj ndodhi mrekullia. Praktikisht avokati i urtë, Conte brenda pak ditësh krijoi një raport me kryetarin e socialdemokratëve, Nicola Zingaretti, duke e bindur atë për një koalicion me lëvizjen Pesë Yjet. Të dy zhvilluan formulën, që Conte përmbledhtas e shpjegon: “Unë do të garantoj, që Pesë Yjet dhe socialdmeokratët nuk janë vetëm një shumë e pjesëve të tyre, por një lidhje, një sintezë, një koalicion i vërtetë.”

Kthesë e lehtë

Pa ngurruar, papritur Conte nga një politikë më shumë radikale e djathtë kaloi në kahun e aleancës së majtë. Themeluesi i Pesë Yjeve, humoristi Beppe Grillo, i dha bekimin kësaj nisme të re në një blogg të tij. Koalicioni i ri do të jetë „një qeveri pa politikanë”, shkruan Beppe Grillo. Avokati Conte e interpreton këtë ironi të Grillos, se kështu vetëm ai, „Jo politikani”, do të bëhet garanci për një fazë të re në politikën italiane. Qysh në muajt e fundit, euroskeptiku Conte i tërhoqi deklaratat e tij të mëparshme. Në bisedat me Komisionin e BE-së, kancelaren Merkel dhe presidentin Macron, Conte ia doli që të pengojë procesin e deficitit kundër Italisë me borxhe të mëdha. Ai deklaroi, se „projekti më i rëndësishëm i qeverisë së ardhëshme do të jetë buxheti i vitit 2020″, që do ta kthejë Italinë në shtegun e rritjes ekonomike, do të hapë vende pune e do të sjellë investime.”

Sa i përket politikës së jashtme mbetet i paqartë drejtimi që do të ndjekë qeveria „Conte II”, sidoqoftë ai do të jetë fleksibël.

Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota conte evropa itali roma salvini conte evropa itali roma salvini


Sondazh

Poll
Bota 7 Shtator 2019, 07:00

Holanda: Stacionet e gjelbëruara të autobusëve

Administrata e qytetit holandez ndërmori një nismë në dukje të thjeshtë, por që është mjaft efikase:  Kjo i ka gëzuar jo vetëm insektet e rrezikuara të zhduken,...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj