Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHBA– Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ndodhet në Washington me ftesë të Komisionit të Helsinkit të Kongresit Amerikan për të zhvilluar një seancë informuese mbi sfidat që pritet të përballet kryesia Shqiptare e OSBE-së në vitin 2020. Në cilësinë e kreut të delegacionit parlamentar të OSBE-së, z. Bushati informoi komisionin e Helsinkit mbi prioritetet e Shqipërisë gjatë drejtimit të kësaj organizate.
“Dikur Shqipëria nuk ishte pjesë e diskutimeve që u konkretizuan me Aktin Final të Helsinkit. Që prej ministerialit të Milano në Dhjetor të vitit 2018, shtetet anëtare të OSBE nga tre kontinente, na besuan drejtimin e organizatës për 2020’, u shpreh z. Bushati.
Marrja e kryesisë së OSBE për Shqipërinë ka një rëndësi të madhe për vendin. Pas anëtarësimit në NATO, vijoi ai, kjo është arritja më e madhe e politikës së jashtme të Shqipërisë.
“Nga një konsumatore e sigurisë dhe përfituese nga asistenca me programet e demokratizimit të OSBE, sot Shqipëria është kontribuese për çështjet e sigurisë. Le ta konsiderojmë këtë përgjegjësi si një platformë për të përmirësuar imazhin dhe rritur kredibilitetin e vendit në arenën ndërkombëtare”, përfundoi z. Bushati fjalën e tij në Komitetin e Helsinkit të Kongresit Amerikan.
Gjatë vizitës së tij në Washington, Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati zhvilloi një diskutim në Këshillin e Atlantikut mbi mjedisin e sigurisë dhe sfidat me të cilat përballet Ballkani Perëndimor, si dhe zhvilloi një takim me të dërguarin special të SHBA për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer dhe me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroazine Philip Reeker.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Presidenti i vendit, Ilir Meta mbrëmjen e djeshme është takuar me ekipin izraelit në Durrës, ku kanë inspektuar sëbashku dëmet pas tërmetit tragjik...
FINLANDA- Shqipëria e fillon kryesinë e radhës së OSBE-së për vitin 2020, ndërkohë që rajoni ku vepron organizata përballet me sfida të konsiderueshme sigurie d...
Tiranë- Për situatën post tërmetit, Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste ka deklaruar se për rindërtimin e qytetit të tij të lindjes, Shijakut, është...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi mbrëmjen e sotme një mbledhje në selinë blu me anëtarët e Grupit Parlamentar të PD dhe të Kr...
TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe ka komentuar vendimin e Këshillit të Ministrave për lejimin e teknologjisë 5G në Shqipëri. Me anë të një postimi...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama duket se po shkon drejt goditjes finale ndaj ministrit të Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj. Shefi i qeverisë ka marrë vendim për...
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbledhur sot në një mbrëmje për Vitin e Ri ambasadorët e huaj në vendin tonë. Në fjalën e tij, Rama ka krah...
TIRANË- Trupat e huajt të kërkim-shpëtimit që nxorrët nga rrënojat të plagosurit dhe viktimat pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, janë dekoruar me medalje...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në takimin që ka patur sot me ambasadorët u ka kërkuar dhe njëherë ndihmë të gjithëve për kontribut financiar që Shqipëria të...
TIRANË- Nga darka me ambasadorët e huaj në vendin tonë, Rama u është ëprgjigjur të gjithë atyre që kanë komentuar përdorimin e fjalëve të shenjta nga Bibla...