LIVE UPDATES
Politike

Censusi në Maqedoninë e Veriut/ Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi pret në takim zv/kreministrin maqedonas, Artan Grubi

23 Mars 2021, 14:42 Nga DOSJA
Censusi në Maqedoninë e Veriut/ Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi

TIRANË – Zv/kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, u prit sot në një takim nga kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. Në fokus të takimit ishte regjistrimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut në portalin qeveritar në kuadër të Censusit 2021, çështje me karakter kombëtar, veçanërisht çështja Çame si dhe bashkëpunimi mes dy vendeve.

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi duke vlerësuar miqësinë me Grubi, tha se z/kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ka qenë ndër të parët që ka mbështetur kauzën e çështjes Çame. Idrizi tha se Grubi është profili i politikanit shqiptar patriotik dhe kombëtarist.

“Personalisht kam një kënaqësi të veçantë për ju z.Grubi, bashkë jemi takuar si aktivistë të çështjes kombëtare shumë vite më parë. Ju keni qenë nga të parët mbështetës tonët dhe sot jeni në këtë post të rëndësishëm dhe të nderuar. Unë jam i bindur që ju do të jepni kontributin tuaj sepse ndoshta mund ta njoh më mirë se sa të tjerët vokacionin tuaj patriotik dhe kombëtarist”, u shpreh Idrizi.

Vetë Grubi u shpreh i emocionuar teksa në sallën e konferencave të PDIU, pa fotografinë e marshimit të çamëve në Konispol, ku ai tha se ka qenë pjesë e tubimit dhe bashkë me vajzën e tij ka mbajtur në dorë flamurin kombëtar. “Më emocion kjo fotografi kur e shoh. Kam qenë bashkë me vajzën time duke mbajtur në dorë flamurin kur kemi qenë në Konispol”, u shpreh Grubi.

Kryetari i PDIU iu bëri thirrje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut brenda apo jashtë vendit, të regjistrohen në kuadër të Censusit, pasi kështu numri i tyre do të jetë më i madh dhe më përcaktues si faktor shtetformues në Maqedoninë e Veriut.

“Besoj shumë që procesi i regjistrimi të popullsisë atje është shumë i rëndësishëm, pas Censusit të vitit 2002. Është një rast i mirë dhe ne e mirëpresim të gjithë sensibilitetin, është një rast i mirë që ajo që në vitin 2002 krijoi probleme artificiale me numrin e shqiptarëve, sot ta përkthejmë në një angazhim të përbashkët që shqiptarët të kenë atë numër të saktë dhe ato të drejta që i takojnë si popullsi gjithmonë konstruktive në shtetin e Maqedonisë së Veriut. Sigurisht që ndaj konsidetarën që ju keni bërë shumë edhe për atë diskriminim që i ka shoqëruar shqiptarët ndër vite. Edhe kjo shpjegohet që edhe në Shqipëri, për arsye të tjera, ne kemi një emigracion shumë të madh, ajo që ka qenë diaspora e vjetër, por tani është shtuar edhe diaspora e re dhe besoj që është rasti që ta shohim bashkërisht për të krijuar sensibilitetet e nevojshme për t’i bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, të marrin pjesë në këtë proces, pasi nuk është thjesht e vetëm në të mirë të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, por është në interes të të gjithë shqiptarëve kudo që ato jetojnë”, theksoi kreu i PDIU.

Idrizi tha se PDIU në mesazhet e saj politike, do të përsërisë thirrjen drejtuar shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Me rëndësi, Idrizi theksoi edhe heqjen e barrierave ekonomike mes shqiptarëve, pikë kjo edhe e programit qeverisës të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

“Regjistrimi i popullsisë është shumë i rëndësishëm për t’i dhënë një përfaqësim të zëshëm të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe për këtë ju përgëzoj. Ne do të bëjmë thirrje sa të mundemi që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në diasporë ta kuptojnë shumë mirë që është një proces mjaft i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët, që të regjistohen, ta ushtrojnë këtë të drejtë, sepse do të ndihmojnë të drejtat e tyre. Ne jemi në ballkan, jemi popuj të vegjël dhe heqja e të gjitha barrierave ekonomike me Shqipërinë, me Kosovën, me Maqedoninë e Veriut, janë në drejtimin e duhur që jo vetëm çështja shqiptare të avancojë por të avancojë edhe mirëqenia e qytetarëve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës”, theksoi më ndër të tjera Idrizi.

Nga ana e tij, zv/kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi u shpreh se censusi i këtij viti në Maqedoninë e Veriut bëhet pas 20 vitesh dhe si i tillë është mjaft i rëndësishëm sa i takon numrit të vërtetë të shqiptarëve për ruajtjen e pozitave të përfaqësimit institucional si dhe garanton të drejtën e përfaqësimit të gjuhës shqipe dhe përdorimit të flamurit shqiptar.

“Kam ardhur për një çështje maft të rëndësishme. Marrëveshja e Ohrit nuk definon të drejta të shqiptarëve dhe komuniteve të tjera, por në bazë të përqindjes. Përfaqësimi në institucione varet në bazë të përqindjes së popullsisë, kush është mbi 20%, ka të drejtë përdorimin e gjuhës, mbi 50% ka të drejtën e përdorimit të flamurit. Regjistrimi i fundit është kryer para 20 viteve, ai i vitit 2011 dështoi, për shkak të mosgatishmërisë së partnerëve të koalicionit maqedonas, për të mosregjistuar shqiptarët qe jetojnë jashtë. Dhe numri i tyre nuk do të dilte i saktë. Tani kemi dy regjistra civilë, një për brenda vendit dhe një për ata që jetojnë jashtë. Është jetike që diaspora të regjistrohet masivisht, çdo e drejtë e jona varet nga ky censusi i këtij viti. Ju po nisni fushatën zgjedhore dhe do të doja të ndani kohë edhe për këtë çështje, sepse ne nuk po regjistrojmë anëtarë partie, as anëtarë të Shoqërisë Civile, por po regjistrojmë popullsinë. Kemi gjuhë zyrtare, kemi flamur shqiptar, kemi 25 mijë shqiptarë në administratën qendrore dhe lokale, kemi tre universitete shqiptare. Jemi 34 deputetë shqiptarë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, si anjëherë më parë në histori, kemi qenë 29”, theksoi Grubi.

Në takimin me Grubin, kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi shoqërohej nga Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda si dhe kryetari i Shoqatës Çamëria, Hektor Sejko. Ndërsa zv/kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi shoqërohej në takim nga shefja e kabinetit, Havushe Leskovica Ismaili.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike artan grubi shpetim idrizi artan grubi shpetim idrizi

Sondazh

Poll
Politike 23 Mars 2021, 14:09

TIRANË– Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dhënë detaje në lidhje me vendet se ku duhet të afishohen materialet e propagandës ng...

Politike 23 Mars 2021, 13:10

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje numrit një të qeverisë, pasi ky i fundit është ‘ankuar’ se zyrtarë të Këshillit Europian po ndërhy...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj