LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ku je o Edi Rama…”, shefi i policisë pengon përfitimin e amnistisë për të dënuarin (VD)

7 Prill 2020, 20:54 Nga DOSJA
“Ku je o Edi Rama…”, shefi i policisë pengon

FIER- Përmes një akti normativ Ministria e Drejtësisë liroi për 3 muaj karantinë 570 të burgosur. Njëri prej tyre, që kishte emrin i 155-ti në listë, ishte dhe Marjoldo Dali Nela, i cili duhet të ishte përfitues, por nuk lejohet nga shefi i stacionit të policisë Memaliaj, Eduard Dumi.

Ishte kjo çështja që u trajtua këtë të martë në emisionin investigativ “Stop”. Nëna e Marjoldos, Tefta Nela, thotë se shefi Eduard Dumi bëri raport negativ që t’i mohojë të birit daljen nga qelia.

“Quhem Tefta Nela. Kam një djalë në burgun e Fierit. Është futur për lëndë narkotike. Është dënuar 8 vjet dhe ka bërë 5. Ka përfituar lejen siç kanë përfituar një pjesë e mirë e të dënuarve. Në listë është i 155. Më kërkon dokumente burgu i fierit, kam firmosur. Lista ku ishte dhe djali im ka dalë në datën 26. Djalin e prisja në datën 1 në shtëpi. Nga burgu i Fierit djali është pozitiv. Në Memaliaj nuk ka asnjë dosje. Shefi nuk e njeh djalin fare. Komisariati mua po më persekuton si familje”, tha ajo.

I burgosuri Marjoldo Nela: Përshëndetje Odeta! Jam Marjoldo Nela nga qyteti i Memaliajt. Jam në burgun e Fierit, jam dënuar për “Kultivim, Prodhim, Mbajtje, Shitje të Lëndëve narkotike. Jam dënuar 8 vjet, e më ka ngel 2 vite e 5 muaj dënim. Dhe i kam plotësuar të tëra kriteret për lejen 3-mujorshe, që më ka nxjerrë shefi tani. Jam i 155-i me emër. Po kam një problem me Shefin e Komisariatit. Ma ka dërguar negative, nuk ka asnjë arsye Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, që nuk mban garanci për daljen time, të vete të karantinohem në shtëpi.

Gazetarja: Marjol a më the që je i 155 i renditur?

I burgosuri Marjoldo Nela: Po, jam.

Gazetarja: Atëherë ç’punë ka shefi? Ty të ka dënuar qeveria

I burgosuri Marjoldo Nela: Jo, po duhet Shefi i Komisariatit, i dërgon një OK Drejtorisë së Përgjithshme, që për këtë person mbajmë përgjegjësinë neve, në qoftë se e lironi për 3 muaj. Nuk jep garanci.

I burgosuri Marjoldo Nela: Odeta unë jam në listë, i ka bërë gati qeveria të tëra, por nuk do shefi të vete në shtëpi. Unë kërkoj, që me ndihmën tuaj të vete 3 muaj në shtëpi, siç venë të gjithë të tjerët. Nuk kam asnjë lloj problemi në Memaliaj me asnjë njeri. Ta verifikojë jo shefi, por kush të dojë.

“Dua drejtësinë e djalit tim. Jam një nënë me pesë jetimë dhe kërkoj drejtësinë e djalit tim. I bëj thirrje Edi Ramës, ku je o Edi Rama, ça po bëhet në Memaliaj. Ke një komisariat të degjeneruar në Memaliaj, ke polica pijanecë. Kjo është Memaliaj. Edi Rama vër dorë në Memaliaj”, thotë e ëma.

Vetë Dumi mjaftohet të thotë se përgjigja është zyrtare dhe nuk jep asnjë shpjegim më shumë. Gjithashtu ai ishte larguar nga Memaliaj për në Tiranë.

Shefi Eduard Dumi: Përshëndetje!

Gazetarja: Zoti Eduard si jeni?

Shefi Eduard Dumi: Mirë, si ia kaloni?

Gazetarja: Unë jam një gazetare nga emisioni “Stop”.

Shefi Eduard Dumi: Po!

Gazetarja: Ndodhem tek stacioni i Memaliajt, por ju nuk jeni këtu. Interesohem për një qytetar, Marjoldo Nela, i burgosur në burgun e Fierit, i cili ka përfituar lejen e karantinës për 3 muaj. Çfarë bëhet me këtë rast?

Shefi Eduard Dumi: Kemi kthyer përgjigje zyrtare, ia kemi dërguar edhe IEVP-së.

Gazetarja: Kush është arsyeja, e liron akti normativ

Shefi Eduard Dumi: Është e sqaruar në përgjigje arsyeja. Mirupafshim, mirupafshim!

Përgjigje nuk jep asnjë punonjës në komisariatin e Memaliajt.

Gazetarja: Pse nuk del Nela?

Specialisti i Rendit: Ai është i arrestuar për një vepër penale.

Gazetarja: Po te numri 155 këtu

Specialisti i Rendit: Po me e di…

Gazetarja: Pse nuk del pra

Specialisti i Rendit: E moj, e di. Nuk jam unë personi kompetent, që të të kthej përgjigje zyrtare, është specialisti i hetimit, shefi i stacionit. Është shefi autoriteti, që e ka bërë atë punë, s’jam unë!

Inspektori i zonës, Zenel Kalemi tregon se është në dijeni të rastit dhe ai vetë ka hartuar një raport pozitiv për Marjoldon, por shefi Dumi e refuzoi këtë raport, duke kërkuar një tjetër negativ. Në këtë moment, Zeneli thotë që u distancua nga kjo histori.

“Mua si Inspektor më është kërkuar nga eprori im Eduard Dumi për bërjen e një raporti shërbimi për këtë person. Menjëherë kam deklaruar me përgjegjësinë time që ky person nuk ka asnjë problem në qytetin e Memaliaj. Ky më ka thënë që ka probleme. Unë nuk e di që ka probleme. Më kërkoi raport shërbimi për herë të dytë. E bëra. Pse e ke bërë kështu më tha mua. Pse e ke nxjerrë kaq bukur. Unë këtë punë kam bërë, kam bërë detyrën time si punonjës policie. Përderisa Kryeministri apo Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve kanë dhënë lejen për nxjerrjen e tyre unë për veten time nuk kam pasur problem. Unë s’mund të mashtroj njeri, ai po të ketë informacion le t’i nxjerrë”, tha Zeneli.

(Marrë nga tvklan.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet amnistia per te burgosurit eduard dumi tefta nela amnistia per te burgosurit eduard dumi tefta nela

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj