LIVE UPDATES
Politike

Ku ka ngecur Gjykata e Lartë? Ylli Manjani: Duhet që së paku të jenë zgjedhur 15 gjyqtarë që të ndahen në 3 kolegjet e

25 Nëntor 2020, 19:26 Nga DOSJA
Ku ka ngecur Gjykata e Lartë? Ylli Manjani: Duhet që së paku

TIRANË– Gjykata e Lartë e Republikës kryen 2 detyra kushtetuese dhe 1 detyrë ligjore. Sipas kushtetutës, Gjykata e Lartë:

1. Unifikon dhe drejton praktikën gjyqësore. Pra merr vendime që shërbejnë si udhëzues për gjykatat e faktit dhe të apelit, kur zgjidhin çështje të ngjashme me atë që ka shqyrtuar Gjykata e Lartë.

2.  Zgjedh 3 gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.  Kjo e fundit përbëhet nga 9 anëtarë, por 3 gjykatësit e përzgjedhur nga gjykata e lartë pre supozohet të bëjnë dallimin si në shumicën vendimmarrëse ashtu dhe në cilësitë profesionale të gjykatësve.

Sipas kodeve të Procedurave Gjykata e lartë kryen dhe shqyrtimin e rekurseve për vendimet e shkallëve të ulëta. Rekurset bëhen vetëm për shkelje të procedurave të gjykimit ose për shkelje të vendimeve unifikuese. Ndërkohë, vendimi mund  jetë ekzekutuar, gjatë kohës që shqyrtohet rekursi në Gjykatën e Lartë.

Pyetje Kushtetuese!

A mundet që ligji ti japë më shumë detyra nga sa ka dhënë Kushtetuta një organi kushtetues?! Nga pikëpamja Organizative Gjykata e Lartë , që të ushtrojë funksionet e saj kushtetuese duhet të ketë:

1. Tre kolegje (penal, civil dhe administrativ) me të paktën nga 5 gjyqtarë secili kolegj.

2. KLGJ të miratojë një numër maksimal të gjyqtarëve që duhet të shërbejnë aty. Aktualisht është pranuar numri 19 sipas ligjit të vjetër për Gjykatën e Lartë.

Aktualisht në detyrë janë vetëm 3 gjyqtarë të cilët sigurisht nuk plotësojnë dot vakumet nëpër kolegje. Ata thjesht gjykojnë në dhomë këshillimi.

Për të gjykuar në seancë të rregull gjyqësore duhet trupë gjykuese me 5 gjyqtarë të kolegjit përkatës, në vartësi të objektit të çështjes. Vetëm në kolegjin civil mund të ketë çështje që gjykohen me trupë gjyqësore prej 3 gjyqtarësh.

Duhet theksuar një konfuzion  në ligjin procedural civil. Një nen kërkon gjykimin me 3 ose 5 gjyqtarë, pastaj përgjatë procedurës së gjykimit përmendet vetëm numri 3.  Në fakt në praktikë kolegji civil që ishte gjykoi me 3 gjyqtarë.

Kolegjet e bashkuara mblidhen vetëm kur prezent janë të paktën 15 gjyqtarë.

Ndërsa mbledhja e gjyqtarëve që zgjedh gjyqtarët e gjykatës kushtetuese zhvillohet vetëm kur prezent janë të paktën 13 gjyqtarë të gjykatës së lartë.

Konkluzion:

Pra për të pasur Gjykatë të Lartë të ngritur dhe të aftë të kryejë detyrat kushtetuese dhe detyrën ligjore, duhet që së paku të jenë zgjedhur 15 gjyqtarë që të ndahen në 3 kolegjet e saj.

Si zgjidhen gjyqtarët e Gjykatës së Lartë?

1. Shpallen vendet vakente nga KLGJ.

2. Mblidhen kandidaturat për secilin vend vakant.

3. Kandidaturat i shqyrton KLGJ dhe i liston sipas pikëve

4. KLGJ emëron gjyqtarin sipas vendit vakant dhe renditjes së pikëve dhe ja dërgon emërimin Presidentit të Republikës.

5. Presidenti dekreton emërimin. Nëse presidenti e refuzon emërim, KLGJ e voton dekretin e rrëzimit. Nëse rrëzon dekretin, miraton gjyqtarin e emëruar.

6. Gjyqtari i emëruar/dekretuar betohet tek Presidenti dhe fillon detyrën.

Gjyqtarët e gjykatës së Lartë përzgjidhen nga radhët e gjykatësve të gjykatave të faktit dhe të apeleve me përvojë pune mbi 13 vite. Vetëm 1/5 e numrit të gjyqtarëve mund të zgjidhen nga radhët e juristëve jo gjyqtarë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjykata e lartë ylli manjani gjykata e lartë ylli manjani

Sondazh

Poll
Politike 25 Nëntor 2020, 15:45

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka cilësuar të paapftë në menaxhimin e pandemisë së Covid-19, kryeministrin Edi Rama pas vendim...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj