LIVE UPDATES
Bota

Ku kanë shkuar ndihmat e BE për emigrantët në Bosnje?

20 Janar 2021, 07:28 Nga DOSJA
Ku kanë shkuar ndihmat e BE për emigrantët në Bosnje?

Itinerari i Ballkanit që nga kriza e refugjatëve në vitin 2015, është zhvendosur gjithnjë e më shumë në drejtim të Bosnje-Hercegovinës. Për arsye se kufijtë fushorë të Serbisë me vendet e BE-së si Kroacia dhe Hungaria u mbyllën për emigrantët në rrugën e tyre nga Greqia drej veriut të pasur, gjithnjë e më shumë vetë përpiqen ta provojnë fatin e tyre përmes maleve në kufirin kroato-boshnjak.

Nuk dihet saktë numri i refugjatëve nga Afganistani, Maroku, Pakistani, Siria dhe vende të tjera në krizë që qëndrojnë aktualisht në Bosnje. BE bën fjalë për 8.000 emigrantë, organizatat humanitare lokale për 12.000 vetë. Ujdi ka për atë që kapacitetet si për strehim, artikuj ushqimorë dhe përkujdesin mjekësor nuk mjaftojnë në shtetin 3,5 milionë banorësh. Në fund të dhjetorit u shkallëzua gjendja në perëndimin e Bosnjes në kufirin kroat. Pasi punonjësit e huaj të kampit të refugjatëve “Lipa” u larguan nga kampi, sepse autoritetet boshnjake nuk e kishin përshtatur kampin për dimrin, në kamp shpërtheu zjarri. Që atëherë rreth 1.300 refugjatë jetojnë në ndërtesa të pabanueshme në temperatura minus gradë. 20 çadrat me ngrohja që ofroi së fundmi ushtria boshnjake nuk mjaftojnë.

Në këtë gjendje kritike shtrohet pyetja: Çfarë ka ndodhur me 90 milionë eurot e BE-së që janë investuar nga viti 2017 për mbështetjen e emigrantëve në Bosnje? Përgjegjës për shpërndarjen e fondeve është Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, IOM. Sipas të dhënave të zyrave të IOM-it që nga viti 2017 kanë hyrë në Bosnje, 76.851.210 euro. Nga kjo shumë janë shpenzuar vetëm 51.560.327 euro.

Sistem transparent për ndihmësit ndërkombëtarë

Edita Selimbegovic, zëdhënëse e IOM-it në Sarajevë thotë se buxhetet mbikqyren nga një komision që takohet rregullisht. “Ky është edhe forumi ku diskutohen ndryshimet në buxhetin fillestar dhe vendoset, nëse ndryshojnë nevojat në terren.” Për të siguruar përgjegjësinë për buxhetin dhe transparencën në mënyrën e shpenzimit të fondeve të BE, IOM i ofron Ministrisë për Sigurinë dhe Delegacionit të BE çdo tre muaj një raport të detajuar për përdorimin e fondeve. Ky raport dorëzohet edhe në Ministrinë e Financave, nëse vlerësohet pozitivisht i paraqitet qeverisë. Përtej kësaj IOM përgatit edhe një raport vjetor të tijin.

Asnjë përgjigje nga Ministria për Sigurinë

Por si qëndron puna me institucionet dhe organizatat lokale? Deutsche Welle i kërkoi Ministrisë së Sigurisë të sqarojë, se cilat fonde të BE janë përdorur për përballimin e krizës së migracionit tek strukturat boshnjake të ndihmës dhe cilat projekte janë mbështetur. Edhe 12 ditë pas kërkesës (06.01) nuk pati përgjigje për këtë. Ajo që dihet është shumica e ndihmave financiare shkon në kufirin me Kroacinë, në kantonin Una-Sana. Aty qëndrojnë edhe 80% e emigrantëve. Një pjesë e fondeve të BE sipas IOM përdoret për strehimin e tyre, si në hotelin Sedra mes Bihaçit dhe Velika Kladushas, apo në kampe si Miral apo Bira.

Strehimi, ushqimi, ndihma për viktimat e Pushbacks

Për rreth 7 qendrat e pranimit në Bosnje që mund të strehojnë nga 5000-6000 refugjatë, sipas IOM-it janë përdorur 7.140.000 euro. Kjo shumë përbën 14% të fondeve të shpenzuara. 39 milionë euro të tjera apo 77% janë dhënë për ushqime, artikuj higjienikë, çadra, dhe kostot e punonjësve në qendrat e refugjatëve. “Një pjesë e mjeteve u shpenzua edhe në kuadër të ndihmës për të ashtuquajturit pushbacks nga Kroacia në Bosnje”, thotë Nicola Bay, drejtuese e Këshillit Danez të Refugjatëve në Bosnje për Deutsche Wellen. “Kjo përfshin mbledhjen e dëshmive nga të prekurit, kujdesin mjekësor të viktimave të dhunës në kufij.”

Sipas të dhënave të IOM-it edhe autoritetet boshnjake dhe organizatat kanë marrë drejtpërdrejt 3,5 milionë euro. “Me këtë u financua blerja e automjeteve për policinë kufitare, zyrat e të huajve dhe policinë e kantonit Una-Sana. Kësaj i shtohen rrogat e nëpunësve që punojnë për përballimin e krizës së migracionit”, shpjegon IOM me shkrim. Kryetari i bashkisë së Bihaçit, Suhret Fazliç shprehet me kritika. “Unë e di se kush nuk ka marrë asgjë”, thotë ai, dhe “ky është qyteti ynë”. Në një kohë që administrata e qytetit të tij bashkë me kantonin ka shpenzuar në vitin 2020 rreth një çerek milionë euro për pajisjen bazë të kampit Lipa. Ajo që konsiderohet e sigurtë mes punonjësve të organizatave humanitare, është që institucionet dhe organizatat që merren me emigrantët kanë aplikuar për fonde të BE-së. Bie në sy se, edhe ditë e javë pas pyetjeve të DW-së, askush nuk është i gatshëm të japë një përgjigje.

DW

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ndihmat per emigrantet ne bosnje ndihmat per emigrantet ne bosnje

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj