Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Policia e Shtetit ka bërë me dije versionin zyrtar lidhur me vrasjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxha. Në njoftimin zyrtar lidhur me ngjarjen, Policia ka bërë me dije se gjatë kontrolleve në zonën e Dajtit kishin gjetur një xhup me gjak, që sipas familjarëve ishte i viktimës.
Më pas, me ndihmën e qenëve të gjurmës gjetën trupin e Hoxhës në një greminë, të mbuluar me zhavor dhe gurë. Deri më tani si autor i pengmarrjes dhe vrasjes dyshohet të jetë miku i viktimës, Fredi Rrushi, por ende nuk asnjë rrëfim nga i prangosur.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë
Në lidhje me zbardhjen e rrëmbimit të 43-vjeçarit Ruzhdi Hoxha dhe gjetjen e tij, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Si rezultat i kërkimeve dhe punës hetimore 10 ditore të bërë nga grupi hetimor në Sektorin për Krimet e Rënda në DVP Tiranë u bë e mundur grumbulllimi i provave për autorësinë e kësaj ngjarje dhe mesditën e djeshme si rezultat i kërkimeve, shërbimet e policisë bënë të mundur që në zonën e Dajtit të gjenin një xhup ku pas verifikimeve rezultoi se i përkiste shtetasit Ruzhdi Hoxha.
Nisur nga gjithë provat e grumbulluara, paraditen e sotme, Strukturat Hetimore të DVP Tiranë, Komisariati i Policisë Nr.4, Forcat Shqiponja, Fnsh dhe Instituti i qenëve të Policisë nën koordinimin e Deparatamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit për Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua një operacion kërkimi masiv në të gjithë zonën e Dajtit. Si rezulat edhe i kontrollit me qentë e gjurmës u bë e mundur që në Qafë-Mollë , mbrapa Dajtit, në një greminë, u gjet i mbuluar me zhavor e gurë trupi i pajetë i shtetasit Ruzhdi Hoxha. Trupi i pajetë do transportohet në morgun e spitalit për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.
Ndërkohë, po si rezultat i punës hetimore të kryer nga Strukturat Hetimore të DVP Tiranë, është bërë e mundur zbardhja e autorësisë së kësaj ngjarje, ku dyshohet se shtetasi Fredi Rrushi , i arrestuar më datë 26 tetor 2021 nga DVP Tiranë , si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese italiane për veprën penale të trafikimit të narkotikëve, është autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje. Nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjore të kësaj ngjarje dhe të kryerjes se procedurave ligjore për ndalimin e autorit të kësaj ngjarje.
LAJMI KRYESOR: I zhdukur prej 2 javësh, gjendet i vrarë në Dajt biznesmeni Rruzhdi Hoxha
(k.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
GJIROKASTËR– Gjykata ka lënë 45 në burg 53-vjeçarin Kabul Hunda, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 16-vjeçare nga qyteti...
DURRËS –Rikthehet edhe një herë në vëmendje të opinionit publik “Veliera” e shumëpërfolur e Durrësit, së fundmi ka marrë rreth 2.5 miliardë lekë të v...
KUKËS – Një çobane nga Kukësi ka folur ditën e sotme për Fax News për vështirësitë që ka ky profesion për t’u ruajtuar dhe për të siguruar të ...
TIRANË– Aksion në Tiranë gjatë natës! Policia e Krujës, Tiranës dhe ajo e Durrësit kanë zhvilluar një operacion të përbashkët për kapjen e personave ...
TIRANË– Pas operacionit të policisë që rezulturoi me kapjen e e Saimir Kuçit dhe shpalljes në kërkim të Artan Prengës, vjen edhe reagimi i par...
DURRËS– Një avion i vogël është filmuar sot teksa rrotullohej në ajër, në kërkim të një vendi për t’u ulur. Zona ku kërkonte që të ulej është pikëris...
TIRANË- Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxha. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se efektivët e Policisë fillimisht kanë...
TROPOJË- Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë për ndërtime pa leje në zonën e mbrojtur të Luginës së Valbonës. Të arrestuarit janë Luan Sokoloj dhe S...
TIRANË- 120 mijë euro, të cilat biznesmeni Nazmi Çangu pretendon se i kanë marrë grabitësit, janë zhdukur. Policia e Shtetit tregoi sot se çf...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar një tjetër nismë! Në një prononcim për gazetarët, Basha është shprehur se në ja...