"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Kultivonin bimë narkotike dhe kapen me 40 kg marijuanë/ Arrestohen dy shqiptarë në Itali, si i zbuloi policia dy serat e kan
12 Tetor 2020, 19:27Nga DOSJA
ITALI– Dy shqiptarë dhe një italian janë arrestuar ditën e sotme nga policia italiane pasi kjo e fundit ka zbuluar 2 sera marijuane brenda të cilave kishte gjithsej mbi 1,700 bimë. Policia po ashtu brenda shtëpive ka gjetur rreth 40 kg marijuanë e gatshme . mediat vendase kanë raportuar se marijuana u gjet në bodrumin e një vile luksoze në Vanzaghello, ku të arrestuarit kishin përgatitur dy sera të kompletuara me gjithçka që duhej për kultivimin e marijuanës.
Sipas asaj që kanë raportuar mediat, policia zbuloi vendn ku kultivohej marijuana si rezultat i analizimit të aktivitetit në disa ndërtesa në provincën Varese. Këto banesa, edhe pse nuk përdoreshin për aktivitete tregtare, kishin konsum të energjisë elektrike, gjatë natës, jo në përputhje me ato të zakonshmet.
Po ashtu, shtëpia që mbante brenda drogë u zbulua nga aroma e rëndë që përhapej në rrugë dhe në shtëpitë afër. Gjatë kontrolleve, përveç substancës narkotike, u sekuestrua gjithë materiali i përdorur për kultivim dhe 40 plumba.
Përveç kësaj, në shtëpinë e një personi tjetër me kombësi shqiptare, i cili shoqëronte një nga të arrestuarit në kohën e kontrollit, u sekuestruan para për rreth 9,000 euro, që konsiderohet të jenë të ardhurat e veprimtarisë tregtare. Të arrestuarit do të dalin përpara gjykatës ku dhe priten të marrin dënimin.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË – Në kohë me shi problemet e familjarëve që dërgojnë dhe marrin fëmijët nga shkolla shtohen.Dera që shërben për ndarjen e tyre me fëmijët që ndodhen...
TIRANË– Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli është shprehur se rregulli i ri për mbajtjen e maskës ka përjashtime. Në një intervistë për Oran...
DURRËS- Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës, Artur Çobani vijon të jetë në krye të këtij institucioni. Dosja.al, mëson nga burime...
DURRËS– Rrugët në qytetin e Durrësit, janë të pakalueshme. Vetëm pak minuta shi këtë pasdite, kanë mjaftuar që rrugët e qytetit bregdetar të mos mund...
DEVOLL- Është rikthyer gjuetia në Divjakë të Korçës. Në disa foto të publikuara në rrjetet sociale nga faqja ‘Gjuetia Devoll Albania’ shihet se në p...
TIRANË– Ministria e Arsimit ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se orët shtesë të mësuesve, gjatë periudhës së pandemisë nuk janë paguar. Përmes ...
GJIROKASTËR- Ditën e sotme një tjetër sekretare në Gjykatën e Apelit Gjirokastër ka rezultuar pozitive për koronavirusin. Burime për Dosja.al bëjnë me dije...
TIRANË– Bijon Pooladrag, iraniani që u la sot në burg, është denoncuar nga një grua dhe vajza e saj, të cilat kishin bërë një kontratë qiraje me të h...
TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ditën e sotme ka njoftuar se komandant Forcave Tokësore do të jetë Arben Kingji. Përmes një postimi në rr...