Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u bëri thirrje vendeve aleate të kundërshtojnë aspiratat “hegjemoniste” të Partisë Komuniste të Kinës.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara “nuk mund të injorojnë më ndryshimet themelore politike dhe ideologjike midis vendeve tona”. Në një fjalim, Pompeo tha se Kina nuk mund të trajtohet më si një “vend normal”.
“Ne, kombet e lira të botës, duhet të nxisim ndryshime në sjelljen e Partisë Komuniste kineze, sepse veprimet e Pekinit kërcënojnë popullin tonë dhe prosperitetin tonë,” tha Pompeo në një fjalim në Bibliotekën Nixon, në vendlindjen e ish-presidentit amerikan, Richard Nixon, në Yorba Linda të Kalifornisë.
Nixon ishte president në vitet 1969-74 dhe hapi rrugën për krijimin e marrëdhënieve diplomatike me Kinën komuniste më 1979.
“[Ish-presidenti] Richard Nixon kishte të drejtë kur shkroi në vitin 1967 se ‘bota nuk mund të jetë e sigurt derisa Kina të ndryshojë’. Tani ne duhet t’i dëgjojmë me vëmendje fjalët e tij”, tha Pompeo. Pompeo tha se angazhimi me dekada në raportet më Kinën nuk kishte prodhuar rezultatet e pritura të bashkëpunimit dhe një Kinë më demokratike.
“Bota e lirë duhet të triumfojë mbi këtë tirani të re”, tha Pompeo.
Marrëdhëniet midis dy ekonomive më të mëdha në botë janë tensionuar në lidhje me trajtimin e pandemisë së koronavirusit nga ana e Kinës, të drejtat dhe liritë e njeriut në Hong Kong, mosmarrëveshjet tregtare dhe pretendimet e Pekinit mbi Detin e Kinës së Jugut.
Më 22 korrik, Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Kinës që të mbyllë konsullatën e saj në Hjuston të SHBA-së. Pekini tha se e dënon këtë veprim dhe paralajmëroi hakmarrje.
Pmpeo tha se konsullata në Hjuston ka qenë “një qendër e spiunimit dhe vjedhjeve të pronës intelektuale”.
Mediat lokale kanë raportuar se, të martën në mbrëmje në oborrin e konsullatës, janë djegur dokumente. Kundërpërgjigja e Kinës nuk ka vonuar. Të premten, Kina ka urdhëruar mbylljen e konusllatës amerikane në qytetin jugperëndimor të Chengdu.
Kina tha se masa ishte një “përgjigje e nevojshme” për SHBA-në.
“Situata aktuale midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara është diçka që Kina nuk dëshiron ta shohë, dhe SHBA-ja mban të gjithë përgjegjësinë për këtë”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Kinës.
Konsullata amerikane në Chengdu, e cila është themeluar në vitin 1985 dhe aktualisht ka më shumë se 200 anëtarë të stafit, ka një rëndësi strategjike për shkak të afërsisë së saj me Tibetin.
Çështje e hapur mes Perëndimit dhe Kinës është edhe teknologjia 5G, por edhe mbrojtja e pronësisë intelektuale, veçanërisht pasi Departamenti i Drejtësisë në SHBA njoftoi se ishte ngritur aktakuzë kundër dy hakerëve të lidhur me Qeverinë kineze.
Autoritetet e SHBA pretendojnë se këta hakerë, morën pjesë në një fushatë shumëvjeçare të spiunazhit kibernetik.
Sipas aktakuzës, hakerët gjithashtu shënjestruan kompani që zhvillojnë vaksina kundër koronavirusit, dhe ata arritën të vidhnin pronën intelektuale dhe sekrete tregtare nga kompani në të gjithë botën, vlera e të cilave vlerësohet në qindra miliona dollarë.
Uashingtoni gjithashtu ka rritur presionin ndaj Kinës për shkeljen e të drejtave të njeriut në rajonin e Xinjiang, ku Kina ka po i mban më shumë se 1 milion myslimanë ujgurë dhe grupe të tjera në kampe internimesh dhe burgje.
Marrë nga:REL
(A.K.Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BE nuk do të sigurojë vaksinat kundër koronavirusit përmes programit global Covax, që drejtohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, kjo pasi BE e shikon pro...
KOSOVË- Një paciente e prekur me Covid-19 në Klinikën Infektive në Prishtinë ka ndërruar jetë ditën e sotme.Lajmin e bëri të ditur Drejtoresha e Shëndetësi...
BRITANI- Gjatë vizitës në një qendër mjekësore në Londër për të promovuar një program të imunizimit për gripin të premten, Kryeministri britanik Boris Johnson i...
SHBA– Mjekët dhe infermierët në të gjithë botën kanë qenë në vijën e parë në luftën kundër Covid-19 ku shumë prej tyre kanë sakrifikuar dhe jetën për të s...
GJERMANI- Gjermania do të ofrojë teste për koronaviruse falas për të gjithë udhëtarët që kthehen nga vendet që kanë pasur një rritje të lartë të infeksioneve dh...
E gjithë bota u izolua për shkak të parandalimit të përhapjes së pandemisë së Covid-19, ku të gjithë njerëzit u detyruan të qëndrojnë në shtëpi dhe të gjitha b...
BELGJIKË– Një 3-vjeçare në Blegjikë ka ndërruar jetë ditën e sotme për shkak të koronavirusit duke u bërë kështu viktima më e re në Belgjikë....
SHBA-Shtëpia e Bardhë i bëri thirrje Kinës të premten të mos angazhohet në veprime “hakmarrëse” duke urdhëruar konsullatën amerikane në Chengdu të m...
ITALI- Ministri i Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza ka njoftuar se udhëtarët që vijnë nga Rumania dhe Bullgaria do të detyrohen që të futen në karantinë. ...