LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Kur Partia Komuniste alarmohej për Gjergj Fishtën: Anëtarët tanë e adhurojnë

4 Korrik 2019, 15:06 Nga DOSJA

TIRANË- Dy komunistë në ’50: Fishta reaksionar? Ai ka vargje të mrekullueshme për t’u adhuruar

Një ngjarje vërtet të rrallë lajmërojnë dokumentet partiake të vitit 1950. Peti Shamblli, një funksionar i lartë komunist, njoftonte se në Dardhë të Korçës, ku ishin për pushime disa anëtarë partie, në fund të korrikut 1950 ishte zhvilluar një diskutim letrar, ku dy komunistë kishin vlerësuar maksimalisht Gjergj Fishtën, edhe pse e dinin se regjimi e kishte shpallur reaksionar dhe autor të ndaluar që në vitin 1945. Me një guxim të çuditshëm, ata e kishin vlerësuar Fishtën si “një nga shkrimtarët më të mëdhenj dhe se stili, radhitja, përmbajtja e vargjeve të tija janë të mrekullueshme, sidomos nga pikëpamja e hartit për t’u adhuruar”.

Ky diskutim, në fshatin piktoresk, atë fund korriku të 1950-ës, kishte vënë në alarm drejtuesit komunistë të Korçës, të cilët nisnin me urgjencë në Komitetin Qendror, shkresën e mëposhtme, duke kërkuar nga Komiteti Qendror që të forconin qëndrimin ndaj shkrimtarëve reaksionarë si në rastin e Fishtës, pasi një diskutim i tillë linte të kuptonte sipas Peti Shambllit, se komunistët nuk kishin përthithur si duhet orientimet e Enver Hoxhës për figurën dhe krijimtarinë e At Gjergj Fishtës.

Më poshtë, e sjellim të plotë dokumentin e dates 3 gusht, nënshkruar nga Peti Shamblli.

Parti e Punës së Shqipërisë

Komiteti i PPSH Rrethit Korçë

Nr. 22 prot.

Korçë më 3.VIII.950

Relacjon

Komitetit Qendror  të P.P.SH.

“Drejtorisë Agitas –Prapag.”

Tiranë

Para pak ditësh informohemi nga disa A.P. (anëtarë partie) të cilët janë me pushim në Dardhë  për një bisedim letrar që është bërë nga ana e Asan Petrelës  A.P.  dhe një shoku të tij, që të dy letrarë lidhur me shkrimtarin Gjerq Fishta. Ky bisedim është përgjithësuar dhe është bërë problem në shumë njerëz në Kampin e Dardhës.

Nga ana e Asan Petrelës dhe shokut të tij është mbrojtur teza se Gjerq Fishta është një nga Shkrimtarët  më të mëdhenj dhe se stili, radhitja, përmbajtja e vargjeve të tija janë të mrekullueshme sidomos nga pikpamja e hartit për t’u adhuruar. Këta shokë nxirrnin si konkluzion se neve duhet t’i këndojmë dhe të marim mjaft nga këto vargje.

Këto pikpamje të këtyre shokve në lidhje me Gjerq Fishtën, i cili në realitet është një: shkrimtar reaksionar, janë luftuar me fanatizëm nga shokët tanë në kampin e dardhës. Të lartpërmendurve u është thënë se ju ini Anëtarë Partie dhe kini parasysh se ç’qëndrim ka mbajtur dhe si e ka përcaktuar Partija, shoku Enver dhe shoku Bedri Spahiu në Konferencën e Letrarëve lidhur me këta element duke ju thënë se ju po mbani qëndrim jo të Partisë. Ata asnjëherë nuk u bindën dhe nxjerrësi fakt se në një mbledhje zyrtare që është bërë në Institutin petagogjik shoku Mark Ndoja  e ka ngritur në qiell Gjerq Fishtën dhe duke thënë më së fundi se ky opinion nuk ekziston vetëm në trurin tonë, por është opinion edhe i shumë shkrimtarëve të tjerë.

Ne duke u nisur nga këto fakte nxjerrim si konkluzion se në disa nga Shkrimtarët dhe letrarët tanë nuk është e qartë lufta që u bën Partia shkrimtarëve dhe letrarëve reaksionarë dhe armiq, ata nuk e kanë të qartë qëndrimin politiktë tyre dhe të shkrimeve të tyre dhe në shumë rastë vargjet i shëkojnë nga ana  e paraqitjes artistike dhe rradhitjes së tyre  pa marrë parasysh përmbajtjen positive dhe politike që kanë këto shkrime.

Për këtë ne mendojmë që këtë problem ta ketë parasysh komiteti qendror për tu zhvilluar një punë më e madhe, për edukimin dhe sqarimin e tyre politik për arsye se këto mendime dhe pikpamje ekzistojnë jo vetëm në shkrimtarët pa parti por edhe elementat që janë Antarë Partije siç është rasti i dy shokëve të nalt përmendur.

Jemi të mendimit se në rast se ka konstatime të tilla ay komitet, mendojmë që këto çështje të sqarohen edhe njëherë me letrarët dhe shkrimtarët tone dhe pastaj të shikohet nëpërmjet të kësaj pune të shëkohet elementi që mban një qëndrim të tillë armiqsor me qëllim.

P.Komitetin e P.P.SH.Rrethit

Peti Shamblli

(Marrë nga Kujto.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur gjergj fishta krimet e komunizmit partia komuniste gjergj fishta krimet e komunizmit partia komuniste

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj