LIVE UPDATES
Bota

Kur Polonia qe e humbur, sulmi sovjetik para 80 vitesh

17 Shtator 2019, 15:11 Nga DOSJA
Kur Polonia qe e humbur, sulmi sovjetik para 80 vitesh

POLONI- Kur unë pashë, që nga Perëndimi depërtonin gjermanët dhe nga Lindja rusët, mendova, se ky është fundi ynë”, kujtonte 17 shtatorin 1939 dëshmitari i kohës lindur më 1913 Eugeniusz Sajkowski, në një raportim të ARD-së. “Polonia jonë sërish do të mbahet peng për më shumë se 120 vjet. Populli ynë ka humbur.”

Në orën 6 të mëngjesit marshuan mbi 4.000 tanke sovjetike drejt Polonisë. Stalini dërgoi më shumë avionë se sa Rajhu Gjerman. ishte një invazion pa shpallur luftën dhe një luftë jo proporcionale, sepse trupat polake ishin në numër në disavantazh duke qenë të preokupuara me gjermanët. Deri në këtë ditë, mendon historiani polak Zbigniew Woźniczka, mund të kishte së paku shpresë, që lufta për Poloninë nuk do të çonte në një katastrofë totale. Në Varshavë qendronin trupat, ndërsa qytetet e mëdha Lublin, Vilna apo Lemberg ende nuk ishin pushtuar. Nëse fuqitë perëndimore do të jepnin vërtetë ndihmë, a do të mund të ruhej ndoshta një pjesë e Polonisë? Por më 17 shtator mbrojtësve iu hoq edhe filli i fundit i shpresës. Në Lindje nuk pati luftime, dhe kryekomandanti polak Rydz-Śmigły dha urdhërin: “Ne nuk luftojmë kundër bolshevikëve.”

Aq edhe më shumë rëndojnë plagët shpirtërore në sfondin e një “tradhtie”, të bashkëveprimit të partnerëve jo të barabartë kundër Polonisë dhe festimet e përbashkëta të fitores të sovjetikëve me nazistët. Polonia sërish ra viktimë e fqinjëve të saj. Shpesh bëhet fjalë për ndarjen e katërt të vendit.

Trashëgimi i Stalinit ka efekt ende sot

“Shepsh pretendohet, se Polonia ka vuajtur më së shumti nën gjermanët”, thotë Zbigniew Woźniczka, hisotrian në Universitetin e Silezisë. Por nuk është kaq e thjeshtë. “Për brezin e asaj kohe në Poloni, që e njihte kohën e ndarjes, armiku më i keq nuk ishte Gjermania, por Rusia. Rusia cariste, kryengritjet e mposhtura, deportimet në Siberi – me marshimin më 17 shtator të gjitha këto u rikthyen.” Ndonëse shume shpejt u kuptua që prej gjermanëve vinte një rrezik vdekjeprurës. Ndërsa horrori i pushtimit nazist dikur mori fund, trashëgimia e Stalinit ka lënë hijet edhe sot. Në Poloni edhe sot janë skeptikë ndaj Rusisë.

Marrëdhëniet “me fqinjin” e madh jo vetëm janë të rënduara prej invazionit më 1939, por edhe vrasja e mijëra oficerëve polakë dhe nëpunësve të tjerë nga shërbimi NKWD, paradhës i KGB-së, më 1940 në Katyn pranë  Smolenskut, që mohohej në Bashkimin Sovjetik deri në kohën e Gorbaçovit, ende nuk është zbardhur, edhe pse Vladimir Putin më 2009 gjatë ceremonisë së 70 vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore, papritur e quajti “Katynin” një krim dhe i propzoi Polonisë zbardhjen bashkarisht të ngjarjes.

Marrëdhënie të kontaminuara

Takimi i Putinit me ish-kryeministrin polak Donald Tusk në varret e Katynit më 7 prill 2010 shumë vëzhgues e quajtën një takim historik. Për një çast pajtimi u duk i mundur. Kjo ishte vizita e parë dhe e fundit qysh atëherë e një përfaqësuesi të lartë të shtetit rus që u shprehu nderimin ofcerëve viktima në vendin e krimit stalinist. Vetëm tri ditë pas kësaj vizite ndodhi rrëzimi i avionit qeveritar polak në Smolensk me 96 pasagjerë në bord, ndër ta edhe presidenti i Polonisë Lech Kaczynski, që ndodhej në udhëtim për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të vrasjeve masive në Katyn.

Kjo fatkeqësi i spostoi sërish koordinatat politike në një aspekt, që është aq emocional sa që politika nuk është në gjendje më të vendosë ekuilibrin. Qëndrimi ndaj kësaj ngjarjeje e përçan Poloninë, por po ashtu i kontaminon sërish edhe raportet me Rusisë, që nuk i jep pjesët e mbetura të avionit dhe me këtë favorizon teoritë e komploteve. Kjo madje ia bën të lehtë sot partisë konservatore të djathtë PiS, që të akuzojë Tusk për afrimin e tij asokohe me Putinin. Me rastin e 80 vjetorit të fillimit të luftës presidentin rus as që nuk e ftuan në Poloni. Televizioni shtetëror e ilustroi këtë vendim me imazhet pa koment të takimit Tusk dhe Putin duke u përqafuar përpara 10 vjetësh.

Smolensk, Katyn, 17 shtator

Katyn, Smolensk – datat kyç të një kapitulli të ndjeshëm të historisë janë të lidhura në mënyrë të pandashme me 17 shtatorin, prej nga zuri fill kjo histori. Për të sulmuar, sulmuan gjermanët, por Bashkimi Sovjetik i Stalinit e mundësoi këtë sulm dhe rëmbeu prenë e tij në një çast kur Polonia ishte goditur thuajse tërësisht. “17 shtatori është simbol i fatkeqësisë së madhe”, thotë historiani  Woźniczka.

Ndërsa pajtimi mes Polonisë dhe Gjermanisë u mundësua edhe nga fakti, se Gjermania e pranoi fajin, ipeshkvët shkëmbenin letra dhe kancelari Willy Brandt u gjunjëzua në Varshavë, çështjet e historisë së përbashkët mes Polonisë dhe Rusisë për dekada të tëra janë lënë me një anë në favor të vëllazërisë së detyrueshme socialiste, janë tabuizuar dhe as pas kthesës nuk janë zbardhur si duhet. Ndaj gjestet më 2010 duket se janë harruar, edhe sot në Rusi shumë pak e dinë, që Bashkimi Sovjetik e goditi pas shpine Poloninë.

Përpjekja për interpretim

Himni i Ushtrisë së Kuqe “Çlirimtarë të Europës” në Poloni heshturazi “vriste veshët” për shkak të gënjeshtrës monstruoze lidhur me paktin Hitler-Stalin. Tek e fundit propagadna dështoi. Më 1953, viti i vdekjes së  Stalinit, sjell në filmin polak përpjekjen për të harmonizuat ngjarjen dhe ideologjinë. Filmi i “Erwin Axers ‘Shtëpia prej kartoni” më 17 shtator paraqet çastin e çlirimit të Polonisë nga shtypësin e saj”, thotë historiani i filmit Piotr Zwierzchowski. Polonia në kohën midis luftrave paraqitet si shteti i dobët, pra një shtëpi prej kartoni – kjo është një përpjekje për takthyer memorien kolektivge në të kundërtën.

Më 2007 kineasti polak Andrzej Wajda 17 shtatorin e trajtoi në një filmin e tij “Masakra e Katynit” – kësaj here në harmoni me kujtimin dhe ndjenjat e dëshmitarëve të kohës si Eugeniusz Sajkowski. Qysh në fillim të filmit hasim në skenën dramatike ku në një urë përballen polakët që arratisesishin prej gjermanëve drejt lindjes dhe bashkëatdhetarët të tyre që arratiseshin prej sovjetikëve drejt perëndimit. Kjo urë është kthyer në një simbol për frikërat e vjetra të ngulitura historiksiht tek Polakët, që qendrojnë në kundërthënie mes njera-tjetrën: nëse duhet pasur më shumë frikë prej fqinjit lijndor apo prej atij perëndimor. Por më 17 shtator 1939 kjo pyetje nuk ishte më e rëndësishme, kur të dy fqinjët bënë paktin dhe përkohësisht Polonia humbi.

Marrë nga DW

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota lufta e dyte boterore poloni sulmi sovjetik lufta e dyte boterore poloni sulmi sovjetik

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj