Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Kurti fton qytetarët e diasporës të kontribuojnë në Fondin e Sigurisë:Pa ushtri cilësore ..
2 Mars 2022, 21:41Nga DOSJA
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se themelimi i Fondit të Sigurisë do të ndikojë për fuqizimin e nivelit të sigurisë së vendit tonë në të ardhmen dhe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit dhe diasporës që të kontribuojnë në këtë drejtim. Telegrafi shkruan se sipas Kurtit pa një ushtri cilësore, asnjë projekt nuk është i sigurtë.
“Historia jonë ka qenë gjithnjë artikulim i ndjenjës së lirisë ndër njerëzit tanë. Çdo familje e jona e ka prekur sakrificën. Populli ynë e di më shumë se kushdo tjetër se çdo arritje duhet të sigurohet. Nëse shekulli i shkuar ishte ai rezistencës, shekulli XXI është shekulli i shtetndërtimit. Ai e di se dialektika e historisë sonë ka kaluar nga rezistenca te liria, nga liria te siguria. Sikurse e di edhe se pa ushtri cilësore dhe pa popull aktiv, asnjë projekt nuk është i sigurtë” tha Kurti.
Kryeministri më tej ka thënë se investimi në siguri është investimi më i sigurt.
“Fondi i sigurisë synon një nga përbërësit më të fuqishëm të themeleve të së ardhmes. Kontributi dhe sakrifica kryhet në tashmen për të vendosur sigurinë në të ardhmen. Buxheti prej 100 milionë euro që kemi ndarë për Ministrinë tonë të Mbrojtjes është më i madhi ndonjëherë. Por tani si asnjëherë më parë duhet të jetë edhe më i madh, sepse investimi në siguri është investimi më i sigurtë. I ftoj të gjithë qytetarët e Republikës sonë, së bashku me bashkatdhetarët tanë në diasporë, që të ndajnë thirrjen dhe të kontribuojnë në ngritjen e sigurisë shtetërore”, deklaroi tutje Kurti.
Një ditë pas themelimit të Fondit të Sigurisë nga Qeveria e Kosovës, disa qytetarë e ndërmarrje kanë filluar dhurimin e mjeteve që, sipas tyre, do të ndikojë në forcimin e Ushtrisë së Kosovës. Paratë e mbledhura në këtë fond, sipas Qeverisë së Kosovës, do të shkojnë si buxhet shtesë për Ministrinë e Mbrojtjes.
(I.A/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
RUMANI- Forcat Ajrore Rumune raportojnë për humbjen e një avioni dhe helikopteri ushtarak mbi Detin e Zi. Rreth orës 20:00, avioni MiG-21 LanceR i bazës ajrore ...
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të jetë në Evropë nga 3 mars deri më 9 mars. Blinken do të shkojë në Poloni, Moldavi dhe Baltik si shenjë...
KIEV- Një shpërthim pranë stacionit qendror hekurudhor të Kievit ndodhi mbrëmjen e sotme duke tronditur kryeqytetin. Një këshilltar i Ministrisë së Brendshme, A...
TIRANË- Richard Grenell foli në emisionin “Opinion” për qëndrimet që ai ka mabjtur ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Grenell tha se nuk ka mbajtu...
TIRANË- Diplomati amerikan Richard Grenell ka folur në emisionin “Opinion” për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës si dhe për reagimin e SHBA. Gjatë një intervi...
UKRAINË- Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut konfirmoi sot se 227 civilë janë vrarë dhe 525 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që nga filli...
BERLIN- Gjermania ka vijuar me sanksionet ndaj Rusisë. Këtë herë ajo ka vendosur të ndalojë të gjitha produktet ruse në supermarkete dhe pijen tradicionale ruse...
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken njoftoi një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë, duke synuar 22 “entitete të lidhura me mbrojtjen” ruse, ndër...