6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
KOSOVË– Albin Kurti, Glauk Konjufca e Albulena Haxhiu nuk do të jenë më pjesë e legjislativit pasi kanë hequr dorë kur janë bërë ministra. Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në shumicë përbëhet nga deputetë të rinj. Nga garda e vjetër aty do të jenë Liburn Aliu e Rexhep Selimi, që pritet t’i prijnë betejës me Qeverinë Hoti në Kuvend.
Fjalimet e replikat e deputetit të tri mandateve dhe ish-shefit të Grupit Parlamentar, Glauk Konjufcës me kundërshtarët politikë në Kuvend, nuk do të mund të dëgjohen më nga podiumi i përfaqësuesve të popullit. Konjufca kishte marrë postin e kryediplomatit në Qeverinë Kurti dhe konsiderohet si një nga zërat më të fuqishëm të VV’së pas Albin Kurtit. Sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, secili deputet që merr post ekzekutiv është i detyruar të dorëzojë mandatin. Konjufca ka qenë dhe nënkryetar i Kuvendit dhe largimi i tij do të jetë një hendikep për VV’në. Madje këtij subjekti do t’i hiqet edhe pjesa argëtuese në “tempullin e demokracisë”, ku Konjufca kujdesej që t’i shkrijë së qeshuri bashkëpartiakët me fjalime dhe replika.
Albulena Haxhiu që aktualisht është ministre e drejtësisë në detyrë është po ashtu është dashur të largohet nga Kuvendi pas marrjes së postit në Qeveri. Zëri i saj është dëgjuar shumë shpesh në Kuvend, madje edhe kur nuk iu është lëshuar mikrofoni e dhënë fjala.
Haxhiu ka qenë prej deputeteve më të vërejtura edhe kur VV bënte opozitë duke përdorur edhe gazin lotësjellës si mjet.
Lëvizja Vetëvendosje me një humbje të tillë ishte përballur edhe pas zgjedhjeve të vitit 2017, kur ishte ndarë në dysh, kur iu kishin larguar edhe ata që konsideroheshin “si bisha politike të saj”, që tashmë janë pjesë e PSD’së, sic është rasti me Dardan Molliqajn që drejton këtë subjekt.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili i dha të drejtë Avdullah Hotit të LDK’së, për formimin e Qeverisë, Lëvizja Vetëvendosje kthehet në opozitë edhe pa Albin Kurtin në Kuvend, që për tre muaj udhëhoqi ekzekutivin.
Bashkë me Kurtin që është edhe truri dhe motori i VV’së mungesa e të cilit do të jetë mangësi e madhe për opozitarizmin e VV’së, pozita ministrore kishin marrë edhe Arben Vitia dhe zëvendëskryeministri, Haki Abazi.
LVV ka në Kuvend 30 deputetë, e shumica prej tyre kanë fituar për herë të parë mandat. Në mesin e tyre, VV ka edhe deputeten më të re të Kuvendit në përgjithësi, 22-vjeçaren Fjolla Ujkani.
Deputetë për herë të parë janë ekonomisti Hekuran Murati, i cili garoi për herë të parë dhe doli i pesti më i votuari në parti, gazetari Mefail Bajqinovci, ish-zëvendësministri i turizmit në Shqipëri, Hajrullah Çeku, dhe i aderuari nga LDK’së, Shpejtim Bulliqi.
Marrë nga Express
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BRUKSEL– Në një studim të ri të porositur nga Parlamenti Evropian, një shumicë prej 58%, deklarojnë se ata kanë përjetuar vështirësi financiare që nga fi...
MEKSIKË– Agjentët e armatosur qëndrojnë roje në kufirin SHBA-Meksikë, por pavarësisht kësaj kartelet e pamëshirshme punojnë natë e ditë për të kontrabandua...
KOSOVE– Një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila vendosi që vendi të mos shkojë në zgjedhje të parakohshme por të krijohet qeveria e re nga Kuvendi,...
LUKSEMBURG- Luksemburg është vendi i parë që ka nisur testimin kombëtar të popullatës. Vendimi u mor si pjesë e një programi që Task-Forca kundër COVID-19 në kë...
SHBA– Mijëra banorë janë ngritur në protesta masive dhe të dhunshme pas vrasjes makabre të 46-vjeçarit me ngjyrë George Floyd në qytetin e Minneapolis...
GREQI- Që prej 15 qershorit , Greqi do të hapë kufijtë për turistët. Autoritetet greke kanë publikuar ditën e sotme listën me 29 vende, në mesin e të cilëve ësh...
KOSOVË- Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mandatuar kryeministrin e ri të vendit. ...
SHBA– Për natën e tretë rradhazi në Minneapolis të SHBA-së po mbahen protesta masive të për vrasjen e burrit me ngjyrë nga polici amerikan. Ndërkohë që është d...
“Ky është momenti thelbësor për gjeneratën tonë,” tha Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen në prezantimin e projekt-buxhetit në Pa...
SHBA– Koronavirusi i shpërndarë në mbarë botën ka vrarë mbi 360 mijë njerëz si edhe ka infektuar mbi 5.9 milionë që prej fillimit të shpërthimit. Pavarë...