LIVE UPDATES
Aktualitet

Kush e quajti Elisabeta Imerajn ‘maloke’?Flet “ANONIMJA”:Punoja në KPK,më kërcënuan me jetë

9 Maj 2022, 20:52 Nga DOSJA
Kush e quajti Elisabeta Imerajn ‘maloke’?Flet

TIRANË- Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj është përballur me një punonjëse e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka qenë e ftuar prokurorja e shkarkuar, Elisabeta Imeraj, për të folur për procesin e saj të vettingut, e është përballur me ish-punonjësen, e cila nuk u identifikua me emër publikisht nga frika. Por tha se ka marrë kërcënime me jetë dhe deklaroi se ish eprorja e saj, Genta Bungo, urrente Elisabeta Imerajn dhe ka bërë komente të natyrës diskriminuese ndaj saj, për origjinën si veriore.

“Nuk dua të dal me emër se jeta është e shtrenjtë. Kam punuar për 3 vite nga KPK, jam përzgjedhur për të ushtruar detyrën time. Unë kam gati një vit që jam larguar nga puna me dëshirën time. Ka ndodhur një situatë kur jam kërcënuar me jetë. Më ka ndodhur në tetor të vitit 2021, e në shkurt të vitit 2019. Jam kërcënuar me jetë unë dhe familja ime. Herën e parë nuk e kam kuptuar. Herën e dytë ishte person fizik. Ishte i maskuar. Kërcënimi ishte në emër të ish-titullares time, Genta Bungo, për shkak të disa mesazheve që kam pasur me të. Duke qenë se jam person që prirem t’u drejtohem institcioneve, i jam drejtuar Komisariatit nr.4. Në lidhje me disa mesazhe, personi më ka shprehur kërcënimin me jetë. Nëse është krim të kuptosh diçka… E dinin të gjithë urrejtjen që Genta kishte për Imerajn dhe veriorëve në përgjithësi. Ma ka shprehur në marrëdhënie pune. Unë i kam shprehur në dëshmitë e mia. Një pjesë janë të vërtetueshme. Për rastin e Elisabetës si mund të shkoj ti tregoj shiko se kështu tha kështu për ty? Me zonjën Imeraj nuk kam njohje personale. E kam ndjekur Vettingun. Po bëhet një hetim për këtë çështje dhe nuk mund të flas më shumë. Unë duke qenë se e kam ndjekur procesin, më tërhoqi vëmendjen procesi i Imerajt. Jam vetëofruar për t’u vetëdëshmuar në këtë proces. Nuk kam marrë asnjë përgjigje. Po bëhet një hetim për këtë çështje dhe nuk mund të flas më shumë. Unë duke qenë se e kam ndjekur procesin, më tërhoqi vëmendjen procesi i Imerajt. Jam vetëofruar për t’u vetëdëshmuar në këtë proces. Nuk kam marrë asnjë përgjigje. Nuk jam person që dua të fshihem por nuk dua të jem e dukshme se dua të mbroj jetën time dhe të fëmijëve të mi,”-tha Zonja X.

BISEDA E PLOTË:

Ylli Rakipi: Mirëmbrëma zonjë, ju nuk doni të identifikoheni?

Punonjësja e KPK: Jo sepse ndihem e kërcënuar. E dinë një pjesë njerëzish kush mund të jem, por mos të jem shumë e ekspozuar. Jeta sot është e shtrenjtë.

Ylli Rakipi: Ju keni punuar pranë organeve të vetingut?

Punonjësja e KPK: Kam punuar për gati 3 vite në KPK. Kam plotësuar përveç kritereve profesionale, ligjore, kam qenë nën çertifikatë sigurie. E kam presupozuar veten një person të monitoruar përgjatë të gjithë kohës. Besoj se kam treguar integritet dhe profesinalizim.

Ylli Rakipi: Gjatë kohës së shkarkimit të Imerja ishit në punë?

Punonjësja e KPK: Kam gati një vit që jam larguar nga puna me dëshirën time.
Jam kërcënuar me jetë në tetor 2021. Më ka ndodhur dhe në shkurt 2019. Jam kërcënuar unë dhe familja. I jam drejtuar organeve kompetente. Hetimi është mbyllur pa asnjë rezultat dhe asnjë gjetje. Herën e dytë ishte kërcenim verbal nga person fizik i maskuar. Kërcënimi që më shprehu ishte në emër të ish titullares që kam punuar.

Ylli Rakipi: Kush është titullarja?

Punonjësja e KPK: Zonja Genta Bungo. Duke qenë se jam person që pavarësisht kërcënimit dhe gjërave që ndodhin, prirem ti drejtohem organeve ligjore.

Ylli Rakipi: A i jeni drejtuar?

Punonjësja e KPK: Po, policisë. Kur më ka ndodhur kërcënimi.

Ylli Rakipi: Çfarë ka qenë kërcënimi?

Punonjësja e KPK: Në lidhje me disa mesazhe që kisha këmbyer me titullaren, personi më ka bërë kërcënimin.

Ylli Rakipi: Si lidhet me Elisabeta Imeraj?

Punonjësja e KPK: Mesazhet që kam këmbyer me zonjën, i kam shprehur disa gjëra që kanë lidhje edhe me zonjën Imeraj. Nëse do të isha person pa integritet, do të kisha nxjerrë gjëra të tjera.

Ylli Rakipi: Çfarë keni kuptuar?

Punonjësja e KPK: I jam drejtuar zonjës Genta, në lidhje me çfarë kam kuptuar se ka ndodhur me çështjen e zonjës Imeraj.

Ylli Rakipi: Çfarë kishit kuptuar ju?

Punonjësja e KPK: Atë e di i gjithë institucioni për urrejtjen që zonja Genta kishte ndaj zonjës Imeraj dhe veriorëve në përgjithsëi.

Ylli Rakipi:Ua ka shprehur ju këtë gjë? Çfarë ju ka thënë?

Punonjësja e KPK: Kanë qenë disa raste. Unë i kam shprehur në dëshmitë e mia. Mbaj përgjegjësi të plotë. Janë situate reale të vërteta.

Ylli Rakipi: Elisabetës ia keni treguar këtë?

Punonjësja e KPK: Si mund ti tregoj unë? Unë me zonjën Imeraj nuk kam komunikuar.

Ylli Rakipi: Përse e ndjeni të nevojshmë të na i thoni ne? Duket sikur keni edhe konflikt me Bungon.

Punonjësja e KPK: Është një situatë që nuk dua të flas, sepse është çështje për të cilën po bëhet hetim dhe nuk mund të flas më tepër për të.

Mentor Kikia: Kjo dëshmi në kushtet e anonimatit, jemi të prirur ta konsiderojmë me rezerva, por është një sinjal që përtej këtij komunikimi, a do të konsiderohet të çohet më tej. Do të jetë e nevojshme.

Ylli Rakipi: Ne kemi një eksperiencë si gazetarë, nuk dua të të nxit për të bërë më shumë se kaq, por kemi një rregull, kur shfaqemi direkt jemi më të mbrojtur.

Punonjësja e KPK: Kam ndjekur shume procese, më tërhoqi vëmendjen procesi i zonjës Imeraj. Jam vetëofruar në KPA dhe ONM, për të vetë-dëshmuar në këtë proces.

Mentor Kikia: Meqë keni ndjekur procesin e zonjës Imeraj dhe morët kurajo të ndërhyni publikisht, cfarë keni konstatuar gjatë këtij procesi, kishte sajesa të provave, cfarë nuk shkonte?

Punonjësja e KPK: Shumë gjëra i kam thënë edhe në dëshminë time në polici. Kam kuptuar shumë gjëra, pavarësisht se ngarkesa në punë ka qenë e tillë, që në kohë reale nuk reflektohej se cfarë po ndodhet. Tani që jam larguar dhe jam më e kthjellët dhe analizoj situatën, arrij të kuptoj se shumë gjera kanë qenë më shumë se të qëllimshme. Jam dëshmitare, punë ime ka qenë e monitoruar 24 orë me kamera. Denoncime të ardhura dorazi, fyerje, korridoreve të KPK.

Ylli Rakipi: Njerëzit që kanë punuar me ju, janë të qartë se kush jeni?

Punonjësja e KPK: Po. Nuk dua të fshihem pas diçkaje, por nuk dua të jem shumë e dukshme, për të mbrojtur jetën dhe fëmijët e mij.

Mentor Kikia: Zonja nuk po flet thjesht për fjalën maloke. Zonja po flet për fabrikim…

Punonjësja e KPK: Intimitdim, paragjykim.

Mentor Kikia: Njëra janë kërcënimet personale që ajo ka marrë dhe tjetra aludimet për fabrikimin e dosjes së zonjës Imeraj.

Punonjësja e KPK: Do të kisha dashur të isha dëshmitare në procesin në KPA.

Elisabeta Imeraj: Dokumentacioni që janë, e kam ngritur edhe vetë pretendimin për konfliktin e interesit.

Mentor Kikia: Thënë nga ju nuk është aq e besuehsme.

Ylli Rakipi: Përpara organeve të drejtësisë do të flisni?

Punonjësja e KPK: Unë jam person real nuk po them asgjë të pavërtetë.

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet elisabeta imeraj elisabeta imeraj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj