LIVE UPDATES
Ekonomi

Kush e ‘shtron’ i pari për të lodhurit nga pandemia? Turizmi, në garë me kohën, modeli i fqinjëve dhe Shqipërisë

31 Maj 2020, 05:19 Nga DOSJA
Kush e ‘shtron’ i pari për të lodhurit nga pandemia?

Tërmetet e vitit të shkuar i shkaktuan Nerada Kullës një dëm rreth 8 mijë euro në dyqanin e saj të suvenirëve në Durrës. Shpresa për të rikuperuar këtë dëm ishte sezoni i këtij viti, që duke pasur ecurinë e 2019-s, pritej që të ishte edhe më i mirë.

Koronavirusi ka ndryshuar tërësisht pritshmëritë, por nuk ka zbehur optimizmin që sado i shkurtër të jetë sezoni, është një plus për gjithë sektorin dhe zinxhirin e tij mbështetës. “Unë mbaj bilancet e punës në detaj dhe vjet, në këtë kohë, Durrësi ishte i gjallëruar me turistë. Ishin disa festivale rajonale dhe aktivitete sportive, përveç turistëve të tjerë të organizuar me autobusë.

Lëvizjet nisnin gradualisht nga marsi dhe maji sigurisht ishte shumë mirë. Këtë vit, gjërat nuk duken dhe aq mirë. Edhe pse u bënë tri javë që kam hapur dyqanin, ka ditë që nuk hyn kush për të blerë diçka. Në ditët më të mira, maksimumi janë 4 klientë, por blerjet janë shumë të vogla” – tregon Nerada. Ajo shprehet se ka marrë mbështetjen nga paketa e dytë e qeverisë, por që e gjithë pagesa ka shkuar për taksat e bashkisë dhe detyrimet e tjera. Qira, ujë, energji, ajo po i paguan me ato kursime që ka arritur t’i lërë mënjanë nga aktiviteti.

Sa i takon mbështetjes post-tërmetit për dëmet që pësoi, ajo nënvizon se nuk ka kërkuar asgjë nga qeveria për shkak të burokracive. “Zgjedh më mirë t’i rri në kokë biznesit dhe të nxjerr sa mundem sesa të shpenzoj kohën zyrave ku nuk është aq e thjeshtë të mbarosh punë, pasi ka zvarritje.

Edhe qiranë kam vazhduar ta paguaj normalisht, sepse qiradhënësja e ka të ardhur me të cilën mbyll shpenzime të saj, kështu që nuk më duket e drejtë që t’ia vonoj. Këtë vit, ende nuk e kemi të qartë se çfarë do të ndodhë, pasi është viti zero i diçkaje që nuk e kemi hasur më parë. Mendoj se do të përpiqemi të gjithë të mbijetojmë dhe të bëhemi gati për vitin 2021. Maksimumi, Durrësi do të ketë 2-3 muaj turizëm plazhi me prani të vogël grupesh” shprehet ajo.

Nga ana tjetër, sa i takon furnizimit të dyqanit, ajo shprehet se kishte bërë në shkurt një porosi të madhe që, për shkak të situatës, u shty, por tani ndoshta do të heqë dorë nga një pjesë, pasi nuk mendon se do të ketë një qarkullim të tillë që të justifikojë furnizime të mëdha. Edhe nëse vijnë turistët nga Kosova, shpenzimet e tyre në një dyqan suvenirësh nuk janë shumë të larta.

“Mendoj se do të fillojë plotësisht gjithçka në korrik, gusht shtator dhe siç po flitet me shtetasit nga Kosova. Sigurisht që ne si dyqane shohim përveç numrit të turistëve, edhe sesa shpenzon secili sipas shteteve. Për shembull, polakët dhe çekët kanë qenë një prurje shumë e mirë. Një polak shpenzon mesatarisht 60-70 euro në një dyqan suvenirësh, një shtetas nga Kosova shumë herë më pak” tregon Nerada. Ajo thotë se vëmendja gjatë kësaj kohe duhet të fokusohet te përgatitja e terrenit dhe rregullimet.

Durrësi në disa zona ngjan me një vend lufte, për shkak të pasojave që la pas tërmeti dhe kjo nuk është estetikisht e bukur për syrin e një turisti. “Pallatet e dëmtuara duhet të ishin rregulluar apo suvatuar disi. Ato që ishin për t’u shembur, të ishin shembur, sepse do të përkojë më pas me ardhjen e turistëve. Infrastruktura, pastrimi i qytetit duhet të jenë në maksimum, pasi ky do të jetë një vit i vështirë, por duhet të lërë shije të mirë që në vitin 2021 të jemi edhe më mirë” – nënvizon ajo.

1 qershori, “test” për hapjen me Kosovën dhe Malin e Zi, charter-at nga vendet e BE-së, dy javë më pas

Në kushtet e një izolimi të plotë të vendeve, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, “streha” e fundit e turizmit ishte mbështetja tek pushuesit vendas.

Shumica prej tyre pranojnë se kjo nuk do arrinte ta shpëtonte, por do të ishte një plus gjithsesi. Kur flitet më pas për hapjen e kufijve tokësorë me Kosovën, situata bëhet disi më optimiste, pasi 82% e pushuesve vijnë në rrugë tokësore drejt Shqipërisë dhe kryesisht Kosovë dhe Maqedoni e Veriut.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, deklaroi pak ditë më parë se ndoshta hapja me Kosovën do të jetë më 1 qershor, edhe pse ende nuk ka asgjë të finalizuar dhe deklaruar zyrtarisht. Edhe me Malin e Zi, fillimi i qershorit është mundësia që diskutohet në tryezë. Kryeministri Edi Rama deri më tani ka deklaruar se 1 qershori do të shënojë hapjen e kufijve rajonalë për shqiptarët teksa per turistet e tjere ende nuk eshte e qarte se cdo te ndodhe. Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar, shprehet se hapja me këto dy vende nese do te perfshije me shume sesa kontigjentin shqiptar mund të jetë lajmi i parë i mirë i sektorit dhe gradualisht të kalohet drejt një hapje më të gjerë edhe me vende te tjera. Ai nënvizon se gjithsesi, hapja e kufijve nuk është vetëm në vullnetin e njërës palë dhe ka nevojë për hapa të kujdesshëm.

“Për të hapur kufijtë tanë me Kosovën duhet një marrëveshje dypalëshe. Aty klima politike nuk është shumë e mirë dhe normalisht nuk e ka ndihmuar këtë pjesë. Maqedonia e Veriut, nga ana tjetër, është në një situatë më problematike me COVID-19 dhe në këtë kontekst, mund të jemi ne që tregohemi të kujdesshëm. Sa u takon kufijve me Bashkimin Europian, ka një vendim të BE për t’i hapur mes vetes në 15 qershor. Kurse mes vendeve të tjera, që janë pjesë e BE-së dhe duan të hapin kufijtë me vende të tjera jashtë BE, siç jemi ne, ka sërish nevojë për marrëveshje dypalëshe. Gjithsesi, turizmi i charter-ave e ka më të thjeshtë, pasi bëhet me linjat e dedikuara dhe nuk besoj se do të hasë probleme” – shprehet Kasa.

Sa u takon rezervimeve, ai thekson se agjencitë e huaja nordike apo polake kanë pasur shumë pak rezervime të reja në kohën e koronavirusit dhe më shumë anulime, por ende ka mundësi rikuperimi. “Para koronavirus, rezervimet për Shqipërinë ishin 70-80% e dhomave të paguara me garanci ndëkrohë që më pas pati anulime. Itaka, gjithsesi e polakëve, ka arritur të ruajë një pjesë të mirë të rezervimeve, duke u shtyrë klientëve datat e paketave, u kanë ofruar garanci për fluturimin dhe lehtësi të tjera. Mendoj që në mos më 15 qershor, më 20 qershor do të kemi filluar fluturimet charter nga këto vende” nënvizon ai.

Në lidhje me “garën” e kufijve, Kasa sjell në vëmendje se Shqipëria mund të jetë pak më herët sesa vendet e tjera konkurrente si Greqia apo Turqia dhe këtu flasim për turizmin e organizuar, jo për hapjen e sektorit. Shumica e vendeve, turizmin e organizuar presin ta nisin në korrik, të paktën sipas panoramës aktuale.

Turizmi në rajon dhe Turqia, cili do të nisë i pari sezonin veror

Shqipëria në syrin e europianëve, filloi të konkurronte vende të tilla si Greqia apo Turqia, sa i takon turizmit të organizuar. Si një destinacion interesant, filloi të merrte dhe një pjesë të italianëve që preferonin Kroacinë në vend të saj më herët. Po në situatën e koronavirusit, si duket gara mes vendeve, cilat janë planet e hapjes dhe “joshjes” së turistëve potencialë?

Zyrtarisht vendi yne këtë të diele (1 qershor) pritet të hapë plazhet për hotelet. Pra të gjithë vendasit mund të shkojnë në bregdet vetem nese rezervojne ne nje nga hotelet e hapura teksa në datë 10 qershor bëhet hapja e gjithë bregdetit për të gjithe ata qe duan ta frekuentojne. Edhe pse u duk se do të kishim një hapje te shpejte kjo nuk ndodhi, Mali i Zi duket se ne avantazh e keshtu edhe Kroacia.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, deklaroi se fluturimet charter në zonat më popullore të Greqisë do të fillojnë në korrik, por vetë hapja e turizmit mund të bëhet më 15 qershor, kur të fillojë edhe hapja e hoteleve sezonalë. Greqia e sheh veten si një vend që ka menaxhuar mirë krizën e COVID-19 dhe kryeministri është shprehur optimist se kjo është pasaporta e sigurisë së vendit për ta kthyer këtë vit në sektorin e turizmit si epilog të krizës. Greqia ka qenë edhe më agresive me fushata promovimi, duke vënë theksin gjithmonë te siguria shëndetësore dhe si një vend pa risk për COVID-19.

Mali i Zi, nga ana tjetër, ka deklaruar se rimëkëmbja e turizmit do të nisë në korrik. Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zeljka Radak Kukavicic, tha në një intervistë për “Dnevne Novine” se, duke pasur parasysh pozicionimin që ka vendi në turizëm, korriku dhe gushti do të jenë piku. Mali i Zi synon që të krijojë korridore të gjelbra me disa prej vendeve që kanë situatë epidemiologjike përfshirë Gjermaninë, Austrinë, Slloveninë, Sllovakinë apo Republikën Çeke.

Serbia, nga ana tjetër, ka vendosur që të lehtësojë masat sa i takon hapjes së kufijve nga 1 qershori me katër vende: Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Kroacia pret që të ardhurat nga turizmi në vitin 2020 të jenë 70% më pak se në vitin 2019. Ministri për Turizmin, Gari Cappelli, ka nënvizuar se pavarësisht situatës pozitive epidemiologjike në vend dhe lehtësimeve për hapjen e kufijve, Kroacia nuk duhet të presë më shumë se 4 miliardë euro të ardhura nga turizmi. Ministri deklaroi se nuk sheh konkurrencë nga vendet që po marketohen si të sigurta, pasi anketat e zhvilluara në vendet europiane e nxjerrin atë si një vend të preferuar.

Duke qenë pjesë e BE, Kroacia e ka më të thjeshtë hapjen e linjave ajrore që supozohet se do të jenë për të gjithë në 15 qershor, por ndoshta nga 1 qershori, Kroacia do të nisë fluturimet me Luksemburgun dhe ka diskutime edhe për hapjen me Izraelin, ku ka interes të madh. Nisja e fluturimeve është shumë e rëndësishme sidomos për Dubrovnikun, që ka fituar një popullaritet të madh prej vitesh tashmë dhe ku 90% e turistëve vijnë në rrugë ajrore.

Turqia, nga ana tjetër, edhe pse nuk është konkurrent rajonal, është konkurrent i të gjithëve dhe një nga lojtarët e rëndësishëm në turizmin e organizuar në rang global. Referuar “Dailysabah. Com”, vendi parashikon që të hapë turizmin e brendshëm në fund të majit (28 maj), ndërsa të nisë turizmin ndërkombëtar në mes të qershorit. Anketa e një forumi të rëndësishëm ndërkombëtar që mat industrinë MICE (Takime, incentiva, konferenca, ekspozita) dhe industrinë e dasmave doli në përfundimin se vendet që do të rikuperohen më shpejt ishin Turqia me 12.2% të përgjigjeve, Tajlanda me 11.7%, Kina me 9.2%.

Turqia, nga ana tjetër, ka nisur atë që njihet si “diplomacia e telefonatave” me të paktën 70 vende për t’i informuar ata mbi infrastrukturën shëndetësore dhe përballimin e pandemisë. Turqia u ka nisur letër zyrtare 70 vendeve që kanë preferuar më shumë këtë destinacion viteve të fundit, përfshirë Gjermaninë, Britaninë, Holandën, Belgjikën, Japoninë, Rusinë, Çekinë.

Marrë nga Monitor

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi turizmi ne shqiperi turizmi ne shqiperi

Sondazh

Poll
Ekonomi 30 Maj 2020, 05:19

Pasojat e ndërprerjes së shumë aktiviteteve, si një masë për të frenuar përhapjen e COVID-19 në vend, të ndërmarra nga mesi i marsit, kanë filluar të jenë të du...

Ekonomi 27 Maj 2020, 14:50

TIRANË- Ministrja e Financave, Anila Denaj dhe drejtoresha e Tatimeve, Delinda Ibrahimaj, kanë zhvilluar sot takime me bizneset në Tiranë. Denaj ka takuar ...

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve