LIVE UPDATES
Politike

Kush e udhëheq politikën e jashtme të SHBA? The Washington Times: Pse DASH mbështet qeverinë e korruptuar në Shqipëri

28 Qershor 2019, 07:40 Nga DOSJA
Kush e udhëheq politikën e jashtme të SHBA? The Washington Times:

SHBA- Prestigjiozia amerikane dhe ‘The Washington Times’ ka publikuar një analizë në lidhje me politikën e jashmte të SHBA në Ballkan. Në këtë shkrim hidhen dyshime se përse Shtëpia e Bardhë e lejon DASH t’i japi mbështetjen një qeverisje socialiste e akuzuar në përfshirje me krimin e organizuar e cila ka treguar gjithashtu një mungesë të theksuar respekti ndaj vetë Trump.

SHKRIMI I PLOTË

Ne kemi shkruar shpesh rreth punonjësve “Jo Trumperist”, në departamentin e shtetit që zhvillojnë idet e tyre kundra agjendës së presidentit për zonën e Ballkanit, e veçanëirsht për Shqipërinë. Zv.ambasadorja amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones u kap në mesazhe implikuese anti-Trump nga ish drejtori i FBI James B. Comey. Mesazhet u fshinë, menjëherë pas u bënë publike. Në fillimin të këtij viti, u tërhoq nga emërimi i ish Zëvendëssekretari Kathleen Ann Kavalec për të qenë ambasador në Shqipëri, pasi u zbuluan kontakte me autorin e dosjes skandaloze Steele të Presidentit Trump. Pavarsisht masave të ndërmarra nga kabineti presidencial, rezistenca ndaj politikave të Trump nga Foggy Bottom mbetet e fortë.

Në pragun e zgjedhjeve kombëtare të vitit 2017 në Shqipëri, u raportua një skandal nga prestigjiozia ‘Bild’, ku qeveria socialiste e kryeministrit Edi Rama u kap me përgjime që implikonin figura të krimit të organizuar, në ujdi për të blerë vota. Partia Demokratike udhëhoqi protesta të mëdha në kryeqytetin shqiptar për disa javë duke bërë thirrje që qeveria Rama të japë dorëheqjen. Ndërsa, presidenti shqiptar Ilir Meta, i vetmi autoritet kushtetues i cili mund të thërrasë zgjedhjet, kishte dekretuar që zgjedhjet bashkiake të planifikuara për të dielën duhet të zhvendosen në tetor për t’u marrë së pari me krizën qeveritare, por qeveria e Ramës e ka injoruar dekretin.

Le të shohim ne Departamentin e Shtetit.

Mattheë Palmer, që drejton në DASH Zyrën e Europës në Çështjeve të Euroazisa, ka dalë me deklarata që zgjedhjet duhet të mbahen, ç’ka bie ndesh me dekretin e  presidentit të Shqipërise dhe kushtetutës shqiptare. Ish Ambasadori i SHBA në Shqiperi Donald Lu, që ka shprehur gjithashtu mbështetjen për qeverinë, ka shkuar edhe më larg duke anuluar vizat amerikane për përfaqësuesit e opozitës. Ndërkohë kemi faktin e njohur se Kryeministri Edi Rama ka bëre me gojën e tij deklarata anti-Trump dhe gjithashtu ka lidhje te ngushta me bilionerin liberal amerikan George Soros, bile ishte i ftuar edhe në dasmën e tij më të fundit.

“Unë shpresoj shumë se Trump do ta kuptojë se ato që po thotë ai nuk janë rruga per ta bërë Amerikën të madhe përsëri, por për ta turpëruar  Amerikën në sytë e botës dhe të atyre që e shohin Amerikën si shpresë,” citohet te ketë thënë Rama në Këshillin Atlantik thinktank në Ëashington në 2016 sikur raporton ForeignPolicy.com. Ka disa pyetje që duhen bërë tani me këtë rast. Përse duket qartë sikur  DASH është i involvuar në politikat e brendëshme të Shqipërisë? Dhe përse Shtëpia e Bardhë e lejon DASH t’i japi mbështetjen një qeverisje socialiste e akuzuar në përfshirje me krimin e organizuar e cila ka treguar gjithashtu një mungesë të theksuar respekti ndaj vetë Trump?

Kush po e udhëheq politikën e jashtme Amerikane? Mike Pompeo është Sekretar i Shtetit, por janë shumë zyrtarë të DASH që kanë shërbyer në administratat e mëparëshme, që duket se nuk e kanë vënë re se populli Amerikan ka zgjedhur një udheheqës të ri me një axhendë të re në Nëntorin e 2016. Përhapja e mesazheve të përziera në një rajon problematik si Ballkani vetëm e përkeqësojnë situatën. Departamenti i Shtetit as nuk e ka vënë në dukje lidhjet e dyshimta të qeverisë Rama me figura të krimit të organizuar. Është një heshtje e çuditshme dhe përse është pyetja. Mundet që Departamenti ka simpati për axhendën e liberalit Soros per hapje kufijsh, liberalizim të drogave dhe qeverisje globale? Vetë fjalët e Rama duhez të studjohen për të zbuluar përgjigjen. Sikur ai vetë ka thënë, sipas ForeignPolicy.com: “Europa i ka Donald Trumpët e vet dhe ata që kanë qenë përpara Donad Trump, të cilët kanë turpëruar Europën me pikpamjet e tyre ndaj emigrantëve, muslimanëve dhe vetë ndaj Bashkimit Europian. Ju e keni (Shtetin Islamik) dhe ju i keni atë llojin e ekstremistëve gjakftohtë në anën tjetër të medaljes. Është e pabesueshme”.

Marrë nga The Washington Times

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike departamenti amerikan i shtetit politika e jashtme e shba the washington times departamenti amerikan i shtetit politika e jashtme e shba the washington times


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj