Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Kushtet e Bundestagut, Grida Duma: Shqipëria ka bërë hapa pas, dialogu të ndërmjetësohet nga të huajt
26 Shtator 2019, 16:18Nga DOSJA
TIRANË– Vendimi i Bundestagut për çeljen e negociatave me BE, por me kushte, lexohet si një qëndrim “në vend”, nga Sekretaria për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma. Sa i takon politikës në Shqipëri, ajo tha në një intervistë për “News24”, për gazetarin Osman Stafa, se vendimi i politikës gjermane nuk u bazua në meritokracinë e Shqipërisë, sepse në të vërtetë vendi ynë ka bërë hapa pas.
“Po-ja e Bundestagut është një “stand by”, pra një qëndrim në vend. Pjesa e mirë, është, së pari, se nuk u nda Shqipëria nga Maqedonia. Shqipëria qartazi nuk i ka plotësuar kushtet, sepse përfaqësuesit ndërkombëtarë shprehen ndryshe për vendin tonë dhe ndryshe për Maqedoninë. Nuk është një meritokraci e plotë. Momenti i dytë, është fakti se nëntë pikat e Bundestagut do ishte njësoj si të ishte një qeveri tranzitore. Po ta përkthesh në detyra themelore janë këto: Reformë Zgjedhore, ndëshkueshmëri të krimit elektoral”, tha Duma.
Ish-deputetja e PD thotë se kërkesa prej më shumë 8 muaj “Rama ik” mund të ndodhë vetëm nëpërmjet procesit zgjedhor, sepse sipas saj, opozita nuk kërkon thjesht të vijë në pushtet, por kërkon të ndërtojë sistemin. Sipas Dumës, kjo duhet të nisë me reformën zgjedhore.
“Ne duhet të tregojmë në këto dy-tre javë, ne si opozitë, me Reformën Zgjedhore, patjetër draftimi. Ndërsa ulja dhe dialogu për mua është një hap i mëtejshëm, dialogu në kuptimin politik. Sa i përket pjesës së draftimit absolut, se si zgjidhet kjo situatë, duhet ta bëjmë urgjent, duhet të ulemi urgjent për të dhënë zgjidhjet e situatës, asaj që është në sistem. “Rama ik” pa diskutim është rezultat i zgjedhjeve.
Pushtetin duhet ta marrim me votë. Beteja që po bëjmë tani është për ndërtimin e sistemit, nuk ka lidhje me ardhjen e PD në pushtet. PD e ka të qartë, në shifra, në terren, në nevojshmëri që kanë shqiptarët, që është forcë fituese dhe kjo varet nga vota e lirë, nuk po e kërkon në tryezë, po kërkon ndërtimin e sistemit. Sa i përket draftimit të Reformës Zgjedhore, është pjesa e parë e ndërtimit të këtij sistemi”, theksoi ish-deputetja.
Grida Duma kërkon që dialogu politik mes palëve të bëhet me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, sepse sipas saj, nuk mund të ketë garanci te maxhoranca, e cila vetë e ka sjellë Shqipërinë në një situatë kur votat vidhen, nuk ka ndëshkueshmëri të atyre që abuzojnë, dhe që krimi ka uzurpuar çdo instancë të shtetit.
SHBA- Kryeministri Edi Rama, prej katër ditësh ndodhet në New York, ku po merr pjesë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, por ka zhvilluar dhe disa takime.Sot R...
GJERMANI- Përpara votimit sot në mbrëmje në Seancën Plenare të Bundestagut, Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla, u prit në një takim në Selinë Qendrore ...
TIRANË– Partia Demokratike do të mbledhë këtë të dielë në orën 11:00 kryesinë e partisë dhe grupin parlamentar. Mësohet se në fokus të kësaj mbledhje...
TIRANË– Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar pas incidentit të ndodhur sot në shkollën ‘Shejnaze Juka’, ku një i ri demokrat ...
TIRANË– Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar, lidhur me tërmetin e rënë një javë më parë, i cili shkundi Shqipërinë.Soreca ka shkruar se E...
SHKODER– Rudina Hajdari sfidon të gjithë kritikët që e akuzojnë se nuk njeh historinë e babait të saj dhe Shqipërisë. Pas incidentit që ndodhi në shkollën...
SHKODËR– Pas incidentit në takimin që zhvilloi me nxënësit e shkollës “Shejnaze Juka”, deputetja e pavarur në Kuvend, Rudina Hajdari, e ka marrë me sportiv...
SHKODËR– Një incident ka ndodhur në takimin e deputetes Rudina Hajdari me nxënesit e shkollës ‘Shejnaze Juka’ në Shkodër. Kur Rudina Hajdari mori fjalën pë...
Tiranë– Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për Syri.net ka deklaruar se do t’i shërbente me zell diktatorit Enver Hoxha, por nuk e kanë pranuar në ...
TIRANË- Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një intervistë për RTV Ora akuzon kryeministrin Edi Rama si shkaktar të krizës.Basha thotë se është kryeministri ...