LIVE UPDATES
Aktualitet

Zgjatet afati i Vettingut me 118 vota pro! Berisha, Rama dhe 20 deputetë nuk votojnë

10 Shkurt 2022, 06:28 Nga DOSJA
Zgjatet afati i Vettingut me 118 vota pro! Berisha, Rama dhe 20 deputetë

TIRANË– Pas më shumë se 5 orësh debate Partia Demokratike dhe maxhoranca kanë “vulosur” me 118 vota pro zgjatjen e mandateve të organeve të Vettingut (KPK dhe KPA). Nga votimi i fshehtë që u zhvillua në Kuvend ditën e sotme dolën vetëm 4 vota abstenim, ndërsa vota kundër nuk ka pasur! Procesi i votimit u braktis nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, ndërsa as Edi Rama, personi që më shumë e kërkoi zgjatjen e afateve, duket se kishte vendosur që të kishte prioritete të tjera. Deri më tani mësohet se vetëm deputeti i LSI-së, Agron Çelaj votoi “pro”, duke shënuar një tjetër “rrjedhje” të papritur nga opozita në Kuvend, ndërkohë që vota për Ramën në kuti kanë çuar edhe aleatët e Partisë Demokratike.

Ndërkohë që organet aktuale kanë kohë për të ushtrur mandatin e tyre deri në qershor të 2022, kohë kur mund të hetojnë ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale të çdo hetuesi e gjyqtari në vend, duke përdorur si alibi për vonesat e tyre pandeminë e koronavirusit. Pandemia sipas tyre nuk u la kohën e mjaftueshme për shqyrtimin e figurës së afro 800 subjekteve. Ndërkohë që në librin themeltar të shtetit, Kushtetuta, është parashikuar kur KPK-së i mbaron mandati, puna i kalon KLP-së dhe KLGJ-së. Me ndryshimin e Kushtetutës mandati zgjat deri në dhjetor 2024. Bashkarisht me këto ndryshime, deputetët dhanë votën pro edhe për ngritjen e dy komisioneve, komisionit për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale.

Po ashtu, gjatë seancës së sotme deputetja e PD, Jorida Tabaku kërkoi nga kolegët e saj të votojnë pro duke kërkuar që të hidhet vota në mënyrë që të pranohet ngritja e komisioneve për Reformën territoriale dhe atë Zgjedhore. Por gjatë debateve Tabaku dhe Manja i kanë kujtuar njëri tjetrit zgjedhjet në bashkinë Dibër, ku demokratja tha që PS të lejë të qetë procesin në të kundërt do të dalë sërish në përgjime. Kjo është kundërpërgjigjur nga Manja dhe Spiropali duke i kujtuar Lulzim Bashës prokurorët belg të ardhur në Tiranë për çështjen e Toyota Yaris dhe që duan ta marrin në pyetje kryedemokratin. Kjo ka sjellë kundërpërgjigjen e Bashës, i cili i është përgjigjur me ironi Manjës duke thënë që të çojë cigare dy shokëve të tij në burgun 313, duke iu referuar Lefter Kokës dhe Saimir Tahirit. Nga ana tjetër, në fjalën e saj në Kuvend, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi hodhi dyshime të forta për ndërrimin e çuditshëm sipas saj të mendjes së Lulzim Bashës për të votuar vettingun, duke përmendur edhe marrëveshjen e 17 majit të vitit 2017 dhe mbërritjen e prokurorëve belg në Tiranë që kanë ardhur të hetojnë dosjen “Toyota Yaris”. Ish-kryeministri Sali Berisha teksa ka bërë atë që ai e quan bilancin e vettingut deri tani, duke akuzuar se shqiptarët kanë humbur të drejtën për gjykim të drejtë, deklaroi votën kundër.

Teksa mbronte qëndrimin e tij kundër, Berisha është “kapur” me ministren për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropalin dhe deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Berisha ka akuzuar opozitën se po bashkëqeverisin me kryeministrin Edi Rama, ndërkohë që e cilëson vetën dhe mbështetësit e tij si të vetmit frymë opozitare në seancën e sotme plenare. Ndërkohë që Salianji në fjalën e tij, pa e përmendur me emër Berishën, tha se e vetmja mënyrë për të luftuar kryeministrin Edi Rama ishte me ndihmën e ndërkombëtarëve. Sipas tij, Berisha kërkonte izolimin e PD-së nga ndërkombëtarët. Por kjo nuk ishte përplasja e vetme, pasi replika kishte dhe Berisha me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, ndërsa ky i fundit me demokraten Jorida Tabaku. Akuzat e forta kanë shoqëruar të gjithë interpelancën për portin e Durrësit mes deputetit të Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferri dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku. Në fjalën e tij, demokrati  renditi një më një të gjithë faktet që sipas tij bëjnë portin e Durrësit, duke pretenduar se i gjithë investimi i kishte kaluar një kompanie fantazmë, ndërsa shtoi se porti rrezikonte edhe marrëdhëniet me aleatët dhe cënon sigurinë kombëtare si edhe atë të NATO-s pasi konsiderohet si porti i vetëm në rajon që ka kapacitetet për dislokimin e trupave të kësaj aleance në Mesdhe. Ndërkohë që Balluku nga ana e saj, tha se investimi në Portin e Durrësit vjen nga kompania Syphony, pranë e Mohamed Alabbar, duke renditur edhe shifrat e të punësuarve në projekt, duke mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj saj. Po ashtu, ajo shtoi se problemi i vetëm për opozitën ishin prishjet e balancave për trafiqet, por nuk përmendi detaje të tjera. Teksa debatet zhvilloheshin brenda në sallë, edhe jashtë nuk ishte më qetë. Jashtë godinës së Kuvendit, kryeministri Edi Rama takoi banorët e zonës së “5 majit”, duke i ftuar në takim.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Zgjatja e vettingut/ Çela pro, kush janë 4 deputetët që abstenuan sot në Kuvend

Miratohet zgjatja e mandateve të Vettingut, 108 pro, 4 abstenime, 0 kundër

Miratohet zgjatja e mandateve të Vettingut, 108 pro, 4 abstenime, 0 kundër

“Rama “bleu” opozitën”/ Balla: Marrëveshje “overnight”? E refuzoj me përbuzje

Votuan ‘pro’ Vettingut/ Enkelejd Alibeaj: Ishim kundër, e bëmë për interesin publik

Zgjatja e organeve të Vettingut/ Shehi i pavendosur, do flasë njëherë pastaj…

Harta gjyqësore, Korreshi: Doni që gjyqtarët të mos djersisin e as tu digjen gomat

Mbështetësit e Berishës nuk marrin pjesë, ç’ndodh me aleatët, Mediu futet në Kuvend

Zgjatja e afatit të organit të vettingut, Agron Duka voton pro

Flamur Noka konfirmon për Dosja.al: Nuk marrim pjesë në votim!

VD-LSI doli nga Kuvendi, Kryemadhi: Agron Çela votoi pro, unë abstenoj

Vettingu/ Kuvendi përgatitet për votim të fshehtë, LSI braktis seancën

Vettingu/ Kuvendi përgatitet për votim të fshehtë, LSI braktis seancën

Vettingu, Kryemadhi ‘thumbon’ Bashën’: Të mos votojmë nga frika e prokurorëve belgë

Zgjatja e vettingut, Kryemadhi: Vota pro e PD i shërben drejtësisë apo 17 majit?

 

 

Salianji: S’ka marrëveshje të fshehtë me PS, reformat miratohen sot

Berisha i bën BILANCIN Vettingut: U mbajt Sadushi, dosjet i merr ish-gruaja e Ramës

Basha vë rregull në Kuvend, e ka me Ulsi Manjën: Atij i jepet fjala 15 herë

“Negociata” në Kuvend! “Të besuarit” e Berishës në fund të sallës, takojnë aleatët

I nxjerr VIDEO, Basha ul kokën! Vettingu, Berisha pushton Foltoren:Ta sqaroj pak…

Berisha sherr me Salianjin: Ta sqaroj pak zotërinë, të intereson gjysma e bravës…

‘Skënderbuçi’/ Spiropali SHERR me Berishën në Kuvend:Je përgojues! Demokrati i çohet

‘Don Agaçi dhuratëmadhi’/ Berisha kërkon Ramën: S’ka ardhur, e dinte se do ia thoja

Spiropali: S’kanë faj prokurorët belg që vijnë për Bashën

VD-Basha paralajmëron Manjën: Je përkëdhelur, por kujto Tahirin, pas tij je dhe ti..

VD-Berisha i kërkon llogari për Vettingun,Manja s’replikon: Vjen nga bota e përtejme

VD-Berisha “bombardon” Ulsi Manjën: Ku është Vettingu i Sadushit, Pupës e Pandës?

VD-Basha i kaloi pas shpine,Berisha ‘meket’: Armiku më i rrezikshëm të rri mbrapa…

Basha pro zgjatjes së Vettingut, Berisha: Kjo është bashkëqeverisja pra, unë kundër

VIDEO-MOMENTI/ Berisha flet para Kuvendit, Basha i kalon me “Range” pas shpine

VD-Shembjet tek “5 maji”, Berisha paralajmëron nismën: Duam mbrojtjen e banesave

‘Iu prishen linjat e trafiqeve’/Porti i Durrësit,Balluku e akuzon,Xhaferri:Kam ca…

Kompania ‘fantazmë’ merr portin e Durrësit, Balluku: Do bëhet nga ‘Emaar Group’

Porti i Durrësit, Xhaferri rendit faktet: Aferë korruptive, cënon sigurinë kombëtare

‘Do ndërtoni port jahtesh në Rodon’/ Xhaferri i afrohet Ballukut: Ngrije kokën! 

‘Nismat ua bllokoi PS, pse po jepni votën?’/ Basha: Tani kemi krah aleatët

Pro Vettingut, Basha: Votojmë ngritjen e 2 komisioneve, Zgjedhoren dhe Territoralen

VD-Basha ‘PRO’ Vettingut/ Vasili: Nuk kam lidhje me të, jashtë interesit tim

Basha i dorëzohet Ramës! ‘Pro’ shtyrjes së Vettingut për Territorialen e Zgjedhoren

(k.m)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore kuvendi i shqiperise seance plenare 10 shkurt 2022 zgjatja e mandatit per organet e vettingut kuvendi i shqiperise seance plenare 10 shkurt 2022 zgjatja e mandatit per organet e vettingut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj