LIVE UPDATES
Bota

‘Ky realitet i ri është i hidhur’, Merkel e bindur se evakuimi nga Afganistani përfundon brenda pak ditësh

26 Gusht 2021, 06:51 Nga DOSJA
‘Ky realitet i ri është i hidhur’, Merkel e bindur se

GJERMANI– Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri të ditur se transporti ajror në Afganistan do të përfundojë “brenda pak ditësh”.  Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që ish-punonjësit lokalë dhe njerëzit e tjerë në nevojë në Afganistan nuk do të mbrohen, tha Merkeli në deklaratën në emër të qeverisë para Bundestagut. Ajo tha se po punohet “në të gjitha nivelet”.

Në fjalën e saj, kancelarja foli për një vendim të vështirë në lidhje me tërheqjen e punonjësve lokalë.  “Le të përfytyrojmë për një çast që Gjermania të mos kishte filluar vetëm tërheqjen e Bundeswehr-it në pranverë, por edhe tërheqjen e punonjësve lokalë e të organizatave ndihmëse gjermane. Disa do ta kishin vlerësuar këtë me siguri si kujdes parashikues”, tha ajo. Nga ana tjetër dikush do të ishte përballur me akuzën e braktisjes së njerëzve në Afganistan. “Të dyja perspektivat janë të justifikuara,” tha Merkeli.

Nuk shmanget përgjegjësia

“Në atë kohë, qeveria federale pa shkaqe shumë të forta për të vazhduar të ndihmonte njerëzit në Afganistan, pasi trupat të ishin tërhequr, të paktën në aspektin e bashkëpunimit të zhvillimit,” ndihmë bazë shumë specifike, që nga maternitetet në furnizimin me ujë dhe energji elektrike”, tha Merkeli. Për këtë ishim ende të varur nga ekipet vendase, shumë prej të cilëve ishin të gatshëm të vazhdonin punën në Afganistan.

“Unë definitivisht nuk dua të zhvendos përgjegjësinë për vendimet e marra mbi këta njerëz dhe qëndrimin e tyre ndaj ndihmës.” Në retrospektivë, është e lehtë të analizosh dhe vlerësosh situatën “Më pas, të dish gjithçka dhe ta parashikosh atë saktësisht është relativisht e lehtë”, tha Merkeli. Por vendimi duhej të merrej në situatën në atë kohë. Tani të gjitha përpjekjet janë përqendruar “në fluturimet e evakuimit.

Shpejtësia e zhvillimit u nënvleftësua

Merkeli i quajti zhvillimet e ditëve të fundit “të tmerrshme”.  Për shumë njerëz në Afganistan ato janë “një tragjedi e madhe”.  Talibanët “tani janë një realitet në Afganistan dhe shumë njerëz në Afganistan kanë shumë frikë,” tha kancelarja. “Ky realitet i ri është i hidhur”. Qeveria e saj nuk do të “frikësohet” as nga bisedimet me talebanët radikalë islamikë.  “Qëllimi ynë duhet të jetë të ruajmë sa më shumë ndryshimet që kemi bërë në Afganistan gjatë 20 viteve të fundit.” Zhvillimet janë gjithashtu të hidhura për aleatët që kanë luftuar atje për vite me radhë për struktura liberale dhe kundër terrorizmit. Kancelarja deklaroi se ka qenë gjithmonë e qartë “se i gjithë operacioni me plotëkuptimin e fjalës qëndron dhe bie me qëndrimin e ushtarakëve më të fortë në aleancë – SHBA”.

Komuniteti ndërkombëtar priste edhe se do të kishte luftime me talebanët e forcuar. Por befasi ishte shpejtësia me të cilën forcat afgane të sigurisë hoqën dorë nga rezistenca e tyre – përkatësisht që ata as do ta nisnin rezistencën.  Kjo u përshpejtua edhe në momentin kur udhëheqja politike e Afganistanit u largua nga vendi.

“Ne të gjithë padyshim e nënvlerësuam shpejtësinë e zhvillimit. Kjo vlen edhe për Gjermaninë.” Merkeli tha se Bundeswehri kishte larguar me fluturime më shumë se 4.600 persona nga Afganistani deri tani. Kanë qenë njerëz nga gjithsej 45 kombe, pothuajse gjysma e tyre gra.  Merkeli theksoi se nuk kishte pasur asnjë rrugë të veçantë për Gjermaninë në Afganistan.  Gjithçka bëhet në koordinim të ngushtë me aleatët./DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota angela merkel evakuimi i afganëve lufta ne afganistan angela merkel evakuimi i afganëve lufta ne afganistan

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni